Princi saudit në dilemë: A ja vlen të bëj biznes me këtë autokrat megaloman?

June 10, 2019 16:15

Princi saudit në dilemë: A ja vlen të bëj biznes me këtë autokrat megaloman?

RIAD, JARABIA SAUDITE – Edhe pse vizita e tij në Jarabinë Saudite u cilësua e suksesshme, princi i kurorës Muhamedi i Selmanit është duke pasur gjithnjë e më shumë dyshime mbi vazhdimin e bashkëpunimit me Edi Ramën.

Burime të nxehta pohojnë se princin saudit po e mundojnë çdo ditë e më tepër dilema të forta, teksa në lajmet ndërkombëtare po shtohen titujt mbi kryeministrin autokrat shqiptar, politikanin që po i plasin skandalet nga të katër anët, më shumë sesa fishekzjarret e protestuesve; kryetarin që e ka mbushur partinë me nxitës tifozësh; liderin që u nis të bëjë një reformë gjigande në drejtësi dhe e la vendin vetëm me një lloj gjykatash funksionale, ato sportive, që vënë gjoba ndaj ekipeve të kategorisë së dytë.

“Nuk e di vallahi! Plaku im Selmani ka firmos memorandum mirëkuptimi me të, dhe sesi më vjen që t’ja prish. Ai është dhe në moshë tani. Po a mund të kesh mirëkuptim me Ramën? Po ky qeka kokrra e harbutit mor vlla! Po ky qeka diktator ore!” qenë disa nga persiatjet e princit të kurorës.

Në një rreth të ngushtë, Princi Muhamed i Selmanit ka pohuar se sado që ndonjë biznes turizmi mund të ishte me leverdi për popullin e varfër saudit, asociimi i figurës së tij si lider i ri me kryeministrin e shumëpërfolur shqiptar, do ta dëmtonte jashtëzakonisht imazhin e tij dhe të vendit.

“Hajdut po, mashtrues po, blerës mediash po, bombardon shtëpitë me gaz lotsjellës për të nxjerrë jashtë banorët si me qenë vendi Vietnam! E sa para bën biznesi me të? Apo të më tregojë gjithë bota me gisht nesër, si shoku i ktij arrogantit? E ç’më mbeti mua pastaj?” arsyetonte princi, i mbështetur nga këshilltarët më të afërt, që i thoshin:

“Largohu prej tij Lartmadhni! S’ka pse bie mbi ty hija e tij diktatoriale. Do na pështyjë gjithë Lindja e Mesme në surrat! Më mirë hamë bukë një herë në ditë, të varfër dhe me nder, sesa të bëjmë allishverish me atë megaloman!”

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që shpreson se shembulli demokratik i Jarabisë do ta bëjë Ramën t’i thërrasë arsyes 

June 10, 2019 16:15
Komento

3 Komente

  1. Tan June 10, 20:16

    Fiks, tamam si apeli i vendeve afrikane per politikanet e vet, “mblidhni ment e kokes se u katandisem si Shqipria”

    Reply to this comment
  2. Tan(jo ky bolja me siper) June 10, 20:41

    O Tan loqja me cfare e ushqen ate “mase te bute” qe ke brenda kafkes??? Apo me shurre vicidoli. Nuk e kupton qe kjo eshte nje rubrike satirike more bole.

    Reply to this comment
  3. Tan June 10, 21:12

    hahaha i madh je o Tan pa bole, qe ma shpjegove se eshte humor. Se kujtoja se ishte dossier

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*