“Prindër, përgatituni të fusni në dhe’ vajzën tuaj”

June 8, 2018 18:14

“Prindër, përgatituni të fusni në dhe’ vajzën tuaj”

 

Ngjarja e sotme, ku një djalë qëlloi për vdekje me armë zjarri një vajzë në kryeqytet, tronditi opinioni publik.

Reagimet më të mëdha kanë ardhur nga rrjetet sociale. kemi përzgjedhur një prej tyre për ta ndarë me lexuesit tanë ditën e sotme.

Më poshtë, statusi i gazetarit Edi Oga:

Prindër! Ju që keni vajza! Parapërgatituni mendërisht të fusni në dhé vajzën tuaj, vetëm pse ajo mendon se ka të drejtë të refuzojë “dashurinë” e ndonjë burri që nuk i pëlqejnë zgjedhjet e mëparshme. I pëlqen vajza juaj dhe dy janë rrugët: “po” ose në varr! Më vjen keq por jeta e saj nuk varet as nga ju, as nga ajo vetë, varet nga “pasioni” i atij tipit!

Ju që keni djem! Edukojini ata. Shpenzoni kohë me ta. Mos i rrihni ata. Flisni me ta. Njihini ata. U thoni djemve tuaj që edhe ju u refuzuat nga dikush, por e kaluat inatin dhe e latë të shkonte atë që nuk ju donte. U thoni që ai është në këtë jetë vetëm se ti e dashurove mamanë e tij, nuk e vrave! Unë kam edhe djalë, edhe vajzë. Tek vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t’i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të “shpëtoj” vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!

Fëmijët tuaj janë drita e syve tuaj! Fëmijët e mi janë drita e syve të mi! Dikush që nuk e njihja, sot, me atë vrasje të dyfishtë të evitueshme, më futi dy gishta në sy dhe më verboi, ma turbulloi dritën, për pak kohë…!

a.s/dita

June 8, 2018 18:14
Komento

3 Komente

  1. Kuksiani June 8, 18:48

    Mjaft e sakte!
    Uroj ta lexojne shume prinder kete shkrim dhe sa me shume te rinj qe u gervishtet egoizmi i tyre inatcor!

    Reply to this comment
  2. Lexuesi i durueshem June 8, 20:33

    Qe te mo svajtojme, duhet t’i mesojme dhe t’i edukojme femijet tane qe ne feminine e tyre me normen e dashurise, te respektit, te ndihmes, te faljes dhe t,i mbajme ata lerg dhunes, perndryshe e ardhmja e tyre dhe e vendit do te jete pa perspektive.
    Barra mè e madhe u bie prinderve dhe kjo thirrje u drejtohet atyre. Sa per shoqerine dhe institucionet e shtetit sot per sot mos te presim asgje.
    Falenderim per thirrjen e gazetarit me zemer, Edi Oga.

    Reply to this comment
  3. miri June 8, 20:45

    po shume nia jeta prendre Jane pa shkolle prandaj mos kerk shume nga prinderit,mund te me toni Nga ishte me origjine ky djalosh qe per hic gje i mori jeten nej vajze sikur te ishte nje kafshe ,ngushellime familjes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*