Prindërit e Melania Trump marrin shtetësinë amerikane

August 10, 2018 13:18

Prindërit e Melania Trump marrin shtetësinë amerikane

Viktor dhe Amalija Knavs, prindërit e Zonjës së Parë Melania Trump bënë betimin si shtetas amerikanë. Avokati i tyre tha se çifti slloven e bëri betimin të enjten në qytetin e Nju Jorkut.

Çifti Knavs e rritën Melaninë në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte nën sundimin komunist.

Viktor ishte tregtar makinash, ndërsa Amalija punonte në një fabrikë tekstili. Viktor është 74 vjeç, dy vjet më i madh se Presidenti Donald Trump. Amalija është 73 vjeç.

Zonja e Parë ndryshoi emrin në Melania Knauss kur filloi punën si modele. Ajo u vendos në Nju Jork më 1996 dhe u njoh me Trump dy vjet më vonë.

o.j/dita

August 10, 2018 13:18
Komento

1 Koment

  1. MH August 10, 13:51

    Viktori 74 vjeç Amalija 73 vjeç
    Trump 72 vjeç Melani X vjeç

    Sa asht Melani !?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*