“Prindërit që shfrytëzojnë ekonomikisht fëmijët e tyre rrezikojnë burgun”

June 12, 2018 15:13

“Prindërit që shfrytëzojnë ekonomikisht fëmijët e tyre rrezikojnë burgun”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të identifikojë përmes grupeve të punës në terren fëmijët që shfrytëzohen për arsye ekonomike dhe do të kallëzojë penalisht prindërit e tyre, duke rrezikuar dhe burgun.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në prani të drejtuesve të programit  “Romacted” të Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës deklaroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj prindërve dhunues dhe shfytëzues, ndërsa prezantoi dhe politikat sociale për të ndihmuar familjet në nevojë.

“Gjatë vitit 2017 nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve janë menaxhuar 1650 fëmijë në situatë risku, nga të cilët, 387 fëmijë u identifikuan të shfrytëzuar ekonomikisht dhe në situatë rruge, ku fëmijët e komunitetit rom janë më të ekspozuarit ndaj këtij fenomeni. Ndaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë nismën për identifikimin dhe ndihmën e menjëhershme për fëmijët e shfrytëzuar, për të frenuar punën e fëmijëve,” tha ajo.

Zv/Drejtoresha e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Bashkimin Europian, znj. Katarina Mathernova  tha se Shqipëria ka bërë përpjekje pozitive në fushën e legjislacionit, në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare.

“Shqipëria është një shembull i shkëlqyer për tregues që lidhen me aksesin në shërbime shëndetësore për komunitetin rom, masat për strehimin apo shërbime të tjera,” u shpreh ajo.

Programi i përbashkët i Këshillit të Europës synon të ndihmojë në mirëqeverisjen në nivel lokal në disa bashki në Shqipëri si Fieri, Korça, Berati, Tirana etj, për përfshirjen e komunitetit rom dhe egjiptian në politikëbërje, si dhe zbatimin e politikave në nivel vendor.

s.a/dita

June 12, 2018 15:13
Komento

2 Komente

  1. krimineli, kerkon "meshire" per viktimen . June 12, 17:34

    Jane “poshter” prinderit e ketyre qyqareve, nuk jane zi zonjat e “nderuara” parlamentare qe i ndekin “kelyshte” e tyre me luge ne dore per t’i ushqyer “shendetshem” dhe qe te behen madje, te “denje” per atdheun .

    Reply to this comment
  2. MH June 13, 19:41

    Hajde shtet me trut ne qafe.
    Femija shfrytezohet sepse jane te vorfen.Duan te mbijetojne.Nese i futni prindin ne burg simbas mendjes shtetenore prej gjeniut.Duhet te futni dhe femine ne burge.Ndryshej femija merr lemerisjen.Vec qe asht i keputun ne fukarrallek.Po i mungon dhe prindi.Me kete praktike.Jeni i vetmi pushtet apo shtet nga ma idiotet e shekujve ne te gjithe historin e botes.Oh me sa bukuri mbroni femijet.
    Behuni serioz ne pune e mos vidhni.Hapni vende pune dhe shterngoni me ligj aty ku ligji avancon ne dobi te shoqerise.Maskara shtet.
    ARRESTON PRINDIN DHE FEMIN E LENI NE RRUGE TE MADHE PA ASNJI MBROJTJE E KUJDESTARI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*