Prioritetet kyçe, Fule: Plotësimi i kritereve sjell hapjen e negociatave

June 24, 2014 17:31

Prioritetet kyçe, Fule: Plotësimi i kritereve sjell hapjen e negociatave

Pas marrjes së statusit të vendit kandidat, sfida e radhës është hapja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE dhe për këtë eurokomisoneri për zgjerimin Fule ka një qëndrim të prerë.
“Në 5 prioritetet kyçe, ne kemi përcaktuar qartë atë se çfarë duhet bërë. U jam mirënjohës shteteve që e nënvizuan akoma më fort sot. Tashmë do ketë një punë mjaft e madhe për tu bërë me autoritetet vendase në mënyrë që të përmirësohen këto probleme. Nuk do ketë asnjë dallim për pasardhësin tim, nëse plotësohen kriteret nga vendi atëherë do të kryehet dhe hapja e negociatave”, u shpreh Fule, në konferencën për shtyp në Luksemburg, me rastin e dorëzimit të presidencës greke.
Por bidnja e tij është se Shqipëria do të vijojë me vullnetin politik për të konsoliduar reformat, luftuar korrupsionin e krimin e organizuar.

“Isha pro dhe e prisja me padurim që ky vendim të miratohej.Vendimi për marrjen e statusit është rrjellojë logjike e reformave që ka bërë Shqipëria.
Dhe vendimi është njohje e përpjekjeve dhe progresit që ka arritur Shqipëria në rrugën drjet BE-se. Por është dhe inkurajim që vendimi të përgatitet dhe të përmirësohet për fillimin e negociatave.
Kam besim se Shqipëria do të vazhdojë me vullnetin e saj politik për të përmirësuar dhe thelluar reformat e saj. Jam i bindur se Shqipëria do të ndërmarrë një sërë reformash për të konsoliduar dhe për të luftuar korrupsionin si dhe krimin e organizuar. Shembulli më i mirë i kësaj është shkatërrimi i kanabisit në Lazarat gjatë javës së kaluar”, deklaroi eurokomisioneri.

 

June 24, 2014 17:31
Komento

5 Komente

  1. edi June 24, 17:58

    Urime popullit shqiptar qe mori statusin e kandidatit te BE-se. E them keshtu sepse kjo nuk eshte merite e politikes shqiptare dhe as e gjoja reformave te qeverive te Shqiperise gjate ketyre 24 vjeteve te te ashtuquajtures demokraci, qe nuk eshte tille, sepse eshte shkerdhatokraci.
    Sa per politikanet dhe pushtetaret shqiptar ne si popull kurre nuk do te merrnim kete status, sepse nuk i interesonte ketyre maskarenjeve politikan qe jane njeri me maskara se tjetri.
    Shqiperia u shkaterrua ne te gjitha drejtimet duke perfshi edhe ato morale nga teoria famekeqe e Terapise se Shockut dhe Ekonomise Zero.
    Por ja qe kemi edhe miq ne Evrope, ku TANJA FAJON si evrodeputete sllovene me grupin e saj lobues beri te mundur udhetimin pa viza ne hapesiren Shengen, tani perseri Evropa na perkrahu duke na dhene statusin e Kandidatit te BE-se.
    Do te thoni ju kush eshte intriguesi, ngaterrestari i kesaj zallamahije ne politiken, ekonomine, ne gjendjen morale dhe sociale te popullit shqiptar. Me paparagjykime jane dy persona SALI BERISHA dhe FATOS NANO te cilet futen frymen e negativitetit per pozitivitet. Por etaloni, masa e te keqes kuptohet eshte nje edhe i vetem si mase SALI BERISHA. Qe edhe sot ne kete dite te ketij lajmi te mire i intereson te flase kodra mbas bregut. I shoqeruar edhe nga ftyra te qelbura si ZHELEFENA TOPALLI (COBA). Qe eshte bere me e kape prej zhelesh dhe me derguar per lesh.
    Sa per EDI RAMEN, neqoftese nuk arrin ose ben sikur po lufton mafien dhe korrupsionin, duke nxjerre me emer dhe mbiemer kokat e mafies dhe te keqes, sepse me peshq te vegjel nuk quhet fitore, ne nje kohe qe populli kerkon PESHKAQENET e vertete te ketyre 24-ter vjeteve qe kane notuar ne ujrat shqiptare, atehere kot qe flasim.
    Nje pyetje kam ku kane shkuar miliardat Evrove te droges per gjithe keto vite, sepse keto nuk i ka marre vetem LAZARATI.
    Sipas PAPES se ROMES FRANCESKU, nder keto dite, ne Kalabri, perpara 250 mije personave deklaroj se me mafie dhe korrupsion asnje vend dhe popull nuk ka zhvillim, lulezim dhe mireqenie. MAFIOZET dhe te KORRUPTUARIT Kisha Katolike i CKISHERON.
    Them me marrjen e ketij statusi Shqiperia do te eci perpara ne rruge te drejte dhe te zhvillimit pozitiv, sepse me 21 shtator 2014 nuk vjen kot PAPA ne SHQIPERI, sepse lajmi u dha dhe i parapriu vendimit per statusin. VATIKANI ka influenca te forta ne boten e krishtere, ne menyre te vecante ne Evrope, ku eshte edhe Shqiperia. Kemi shanse per ecje perpara. Tung. http://goo.gl/6OZwZ6

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi June 24, 20:17

    Tani tregohuni të rrepte z. Fyle dhe mbani mënd se ne . Shqiperi ” po ju dhe dorën te marin krahun,po ju bëte një lëshim ketu perkthehet pese leshime,po ju thatë bëni reformë në drejtesi ketu te thonë ja jemi duke e filluar sikur ta kini persëritur dhjeté herë,po ju thate niseni ketu te thone “ehu ne e kemi bitisur”!? Besoni por mos e neglizhoni vezhgimin dhe investigimin e panderprerë? Shkurt jepuni “hu” se ketu vetém ai bën punë? Duhet të na kishit dhenë më përpara “statusin e fshatit kandidat për në B E” më përpara pastaj atë të “qytetit kandidat ” por hajt mo,- iku ajo punë!? Shihni mos ju shpëtojë gjë,herën tjetër ???

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi June 24, 20:19

    @@@ Tani tregohuni të rrepte z. Fyle dhe mbani mënd se ne Shqiperi ” po ju dhe dorën te marin krahun,po ju bëte një lëshim ketu perkthehet pese leshime,po ju thatë bëni reformë në drejtesi ketu te thonë ja jemi duke e filluar sikur ta kini persëritur dhjeté herë,po ju thate niseni ketu te thone “ehu ne e kemi bitisur”!? Besoni por mos e neglizhoni vezhgimin dhe investigimin e panderprerë? Shkurt jepuni “hu” se ketu vetém ai bën punë? Duhet të na kishit dhenë më përpara “statusin e fshatit kandidat për në B E” më përpara pastaj atë të “qytetit kandidat ” por hajt mo,- iku ajo punë!? Shihni mos ju shpëtojë gjë,herën tjetër ???

    Reply to this comment
  4. nuri June 24, 21:54

    Patjeter qe Fyleja eshte i kenaqur, CEZ i tij i rruajti shqiptare 95 milion Euro, o paguajme me teper dTani drita edhe per Fylene.

    Reply to this comment
    • tiranasi June 25, 07:36

      Urime per statusin,te zbatojme kriteret qe te bejme shqiperin si europa.

      Sa per gjoben per Cez,kush e krijoje kete deme duhet te mbaje pergjegjesi.Ne nuk kemi pse te paguajme per ata qe nuk paguajne ,por behen simpatizante partish , nuk kemi pse paguajme per drejtoret simpatizante qe vene ca leke ne fushate dhe pastaj fitojne miliona , mbase m,arrjes se postit.Boll me me kete politike,secili sipase aftesive dhe merites dhe ato jane te mateshme.Kush e krijoj demin ne energjitik te paguaj,kush krijon humbje sot ne cez te paguaj

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim