Prirja për pasurim dhe nënshtrimi ndaj interesit antishqiptar në rajon

November 4, 2018 13:00

Prirja për pasurim dhe nënshtrimi ndaj interesit antishqiptar në rajon

Nga Artan Xh.Duka

Demokraci “pilatësh”… në “kryq” e mira, në krye djallëzia. Shumë gjëra negative në tranzicionin shqiptar kanë ndodhur jo nga mungesa e eksperiencës demokratike (Perëndimi i ofroi të gatshme modelet) por nga prirja për pasurim të menjëhershëm me çdo çmim dhe/apo nënshtrimi ndaj interesave antishqiptare në rajon.

 

Në Bibël thuhet se kur Pilati i kërkoi turmës të zgjidhte mes dy të dënuarve, “votimi” liroi të damkosurin dhe çoi në kryq bamirësin.

Edhe sot demokracia nuk është sistemi më i përsosur. Ndryshe nuk do kishte as polici, prokuror, gjyqe, dënime… por i ka rezistuar deri tani kohës si sistem pragmatist, mori shumë dhe prej socializmit dhe të paktën arbitraritetin nga lart e kufizon deri diku. Koha do të tregojë për më tej.

Ajo që nuk shkon, sidomos me “demokracinë” tonë është fakti se nën preteksin e mospërsosmërisë, klasa politike abuzon ku mundet dhe për të fshehur atë dhe imunizuar vetveten nga ndëshkimi ligjor, tenton të deformojë dhe shtyllat e tjera të sistemit demokratik nga ekonomia, vota, drejtësia etj.

Përtej llafeve, 3 dekada dalin e teprojnë për të konkluduar se shumë gjëra negative në tranzicion kanë ndodhur jo nga mungesa e eksperiencës demokratike (Perëndimi i ofroi të gatshme modelet) por nga prirja për pasurim të menjëhershëm me çdo çmim dhe/apo nënshtrimi ndaj interesave antishqiptare në rajon. E vetmja mungesë eksperience e politikës sonë ka qënë ajo e abuzimit me pushtetit sepse dje monizmi ishte ndërtuar i tillë që nuk mundësonte abuzime spektakolare si më sot.

Monizmi u rëndua me pa të drejtë i tëri si sistem nga disa anë jo pozitive që e shoqëruan atë ndonse anë negative ka normalisht çdo sistem. Sot, për shkak të abuzimit të klasës politike, nuk duhet bërë i njëjti gabim e të damkoset apriori demokracia si sistem. Kjo fatkeqësisht po ndodh dhe njerëzit ose mërmërësin çdo ditë nëpër dhëmbë tek shkojnë në hallin e tyre ose ia çajnë jashtë ku të munden për të mos u kthyer më. Vrasja e shpresës është dëmi më i madh që politika abuzive shkaktoi në këtë vënd.

Një fije “kashte” për shpresën!

Për t’i dhënë shpresës sadopak shpresë në vënd ka rëndësi si qeverisja reformatore ashtu dhe një opozitë që rigjenerohet dhe bart të renë. Për fat të keq, ndërsa qeveria e sotme deri diku po punon dhe po reformon (me reformën e “pamundur” në drejtësi si kryefjalë), opozita është sërisht në “bërthamë” e keqja që mezi u largua me votë dhe si e tillë po i vë shkelmin final shpresës në këtë vënd sepse nëse qeveria e bën baltë, nuk kemi derë tjetër ku të trokasim për të bërë gjërat më mirë. Sa kohë nuk ka opozitë shpresëdhënëse, nuk ka më shpresë dhe nga halli i kemi vënë të gjitha “vezët” në shportën e qeverisë.

Por si qeveria, ashtu dhe opozita, fundja janë jashtë kontrollit të qytetarit, përveçse ditën e votimit dhe këtu është thëmbra e Akilit. Vetë votuesi ka kusuret e tij dhe është i pashmangshëm edhe votimi “pilat” apo kundërproduktiv por ndërkohë ajo që është e papranueshme është intimidimi nga lart dhe nëpërkëmbja e votës prej politikës. Ndaj, përtej faktit se si qeveriset apo sesi bëhet opozitë, rëndësi ka që vota të marrë peshën e duhur dhe qytetari, ditën e votimit t’i japë vetë shpresë vetvetes ndërkohë që qeveria apo opozita ia vrasin katër vjet atë.

Por fatkeqësisht, vota ka kohë që ka dalë nga kontrolli i qytetarit dhe kjo jo rastësisht por si përpjekje tinzare e politikës së përfolur të ditës që me ligj zgjedhor, marketing politik, financat etj, bën çmos për të garantuar vijimësinë e saj në politikë e pushtet për të qënë në gjëndje të kontrollojë ligjshmërinë në këtë vënd dhe imunizojë vetveten përjetësisht.

Duke “vjedhur” votën dhe duke provokuar anarki me pronën e ekonominë në vënd, politika ka institucionalizuar klimën e mbijetesës në vënd që më tej nxit klientelizmin, militantizmin, mitizimin e liderit etj duke bërë që situatën ta ketë gjithnjë nën kontroll.

Kollaj të thuhet se me një drejtësi të pavarur e efikase, kushdo do të mund të mbrojë të drejtat e tij dhe politika nuk do të mundet më të fshehë abuzimin e saj. Por në fund të fundit, drejtësia funksionon mbi bazën e ligjeve dhe vetë ligjet i miraton po kjo politikë kulisash që kërkon me ngulm të fshehë dhe trashëgojë abuzimin e plaçkën e vjedhur të saj.

Ndaj, përtej një drejtësie të pavarur, rëndësi ka dhe legjislacioni i drejtë që hartohet e miratohet nga politikanë korrektë dhe dinjitozë që ndodhen në parlament jo se i krehin bishtin liderit të partisë por se kanë besimin e elektoratit dhe i shërbejnë atij pa kompromis. Thelbi i një sistemi demokratik të drejtë e ka fillesën tek prona që çliron ekonominë dhe vota dhe liria e saj që garanton më pas një parlament të përgjegjshëm dhe realisht përfaqësues.

Një votë për votën!

Nuk kemi nevojë për arnime zgjedhore por reformim real të kodit zgjedhor. Llogjet e sotme për reformë zgjedhore janë thjesht përpjekje për një makiazh të po këtij sistemi të sotëm të padrejtë “spanjoll” ku qytetari voton për lista që ia servir partia, me pak përjashtime deputetët kllounë janë “klone” të liderit të partisë dhe haset “mumifikimi” i cave që janë aty prej fillimeve të viteve 90.

Vëndi ka nevojë për një ligj zgjedhor ku të ketë garë reale në terren dhe vota të jetë nominale dhe jo në “thes”. Vetë përvoja jonë e fillimit demokratik ka treguar se ai mazhoritar me dy raunde është më efektivi. Alibitë e rrezikut të të “fortëve” në zonat zgjedhore janë demode sepse nëse thuhet se një drejtësi efektive në të ardhmen do u gjejë vëndin edhe liderave “popullor” nëse kapen në abuzim, të “fortët” e lokalitetit nuk janë fare problem. Plus, më mirë të kemi figura që gëzojnë mbështetje të fortë në bazë se sa “figura” qëndrore që futen me lista kulisash në parlament, mitizohen atje ndërkohë që nuk kanë fare qeder për votuesin gjetiu.

Por, a është e prirur politika e zullumit të ofrojë kushte për garë reale zgjedhore? Do të ishte vetvrasje për të. Si e diskretituar, do të binte nga “fiku” politik e do ishte “kafshatë” e lehtë për drejtësinë. Ndaj qytetaria në këtë vënd, shoqatat e pavarura jo qeveritare, media e pakapur etj duhet të ngrenë zërin dhe bëjnë presion për të ndaj parlamentit, përfaqësuesve diplomatikë, institucioneve të BE etj.

Pikën mbi “i” do e vinte një referendum popullor për sistemin e votimit në këtë vënd. Qytetari duhet të zgjedhë mes sistemit a) mazhoritar dhe atij b) proporcional dhe vetëm më tej, politika mund të bëjë përshtatjet apo plotësimet përkatëse (psh. mazhoritar me korrektim kombëtar, pragu etj) duke votuar për variantin më optimal, gjithnjë brënda llojit të sistemit që populli votoi. Që të mbarojë kështu saga e rekomandimeve nga jashtë dhe komisioneve ad-hoc çdo katër vjet dhe votuesi më pas të mos ketë më kë të fajësojë përveçse veten. Por dhe kjo, të paktën për katër vjet dhe jo për gjithmonë si deri tani.

November 4, 2018 13:00
Komento

9 Komente

  1. Fluturon, fluturon...sorra November 4, 13:52

    “Votat tona plumb per armikun” – na mesonte dikur xhaxhi “diktatori”.

    Aso kohe bedelave u dukej budallallek dhe qeshnin me vete, kurse sot po ja ndjejne tamam “lezetin” tinxarise, cinizmit dhe hum-hum-humorrrrrrrrrrrit te sorrave te zeza.

    Reply to this comment
  2. Po dihet kjo pune.Shkerdhatokracia do ta quante Dritero -mori pushtet dhe mbreteroi per 27 vjet ! November 4, 13:53

    I kemi ditur qysh kure, se ne krye erdhen ca palaco, ca vagabonde, ca surogato qe do te shisnin Shkerdhatokracine e tyre per Demokraci ! Cfare nuk pa kjo toke qysh prej 1990 dhe finalja ishte viti 1997 ! Pushtet moren pushtet, dhe shkatruan te gjithe vendin ! Koston e ka paguar populli , shqiptaret !
    Tani ka ardhur koha jo e fjaleve, por e veprave ! Te rivendoset Demokracia ligjore ! Sot eshte e qarte E kane kuptuar amerikanet, europianet se asnje reforme e kryer nga bazhibozuket zuzaret e partise Demokrasike dhe Socialiste Leseiste, nuk funksiononte dhe nuk funksionon !
    Tani eshte ne dore te amerikaneve dhe europianeve te vendosin reformat e duhara ne funksion te Ligjit dhe Drejtesise te barabarte per te gjithe !
    Duhet rindertuar kollona kryesore e Shtepise – Drejtesia !
    Duhet te filloje ne radh te pare, me PS PDLSI partite kryesore pergjegjse per 27 vite !
    Spaku dhe Byroja Kombetare e Hetimeve do tre ngrihen shume shpejt !

    Drejtesia do godas kriminelet politikane shqiptare, qe deri tani kane prodhuar vetem krime, dhe imazh te keq per Shqiperine e per shqiptaret !

    Po e presim kete dite te bekuar !

    Ardhshin dite me te mira per shqiptaret !

    Poshte kusaret politikane shqiptare te Tranzicionit kaq te zgjatur !

    Reply to this comment
  3. Enene Emigrante.D. November 4, 14:19

    DEGJONI Artan Xh Duken -Ju befte dita 1000-je!

    Shumefishoni O POPULL atdhetare mendimin si Artan Xh Duka dhe beni c’thote Ai, per mbrodhesine e vendit tone qe LENGON nga GERR-MERRET e politikaneve antishqiptare,qe per veten e tyre mendojne; JO per popullin!
    Pac urate Artan Xh Duka, sa shkruan.
    Te degjofte dhe femija e cdo shqiptari te ndershem ne bark te NENES.
    Me dhimbie per atdheun se PARI.
    Me festat e NENDOREVE(1443-1912-1944)-
    jetoni e mendoni !

    Toronto04-nendor 2018 NENE Emigrante.D

    Reply to this comment
    • iliri-epiroti November 8, 14:45

      Po moj nene ,po mos ardhte kurre nje tjeter 44. qe solli vetun vdekjen e njeriut dhe varveri.A po te shijon Canadaia e Justin Troudot? e pensioni social kapitalist mei 1000 Dollar??

      Reply to this comment
  4. epo kjo bela! November 4, 14:23

    thone se prandaj quhet KOD ZGJEDHOR. Njesoj si kodi gjenetik per gjallesat, kodi zgjedhor i ve vulen per mire a per keq gjithe ngrehines se demokracise. KEtu vidhet dhe nuk kane galje fare se jo vetem ligjet i kane bere qe te mos ndeshkohen por dhe gjyqtaret jane dora e tyre por dhe voten e kane bere qe tja japesh me pahir dhe te mbeten gjithnje ne maje te fikut politik… duhet referendum qe te pakten palacot e politikes te mos na mbijne ne parlament nga penxherja dhe po ngelen jashte politikes, i kap drejtesia me qerre pastaj.

    Reply to this comment
  5. JAM KUNDËR RROTACIONIT TË KORRUPSIONIT. November 4, 17:48

    JAM DAKORD PLOTESISHT ME AUTORIN.
    VETEM POPULLI DIREKT DUHET TE NDRYSHOJE SISTEMIN ZGJEDHOR.
    Demo(n)kracia shqiptare (PS&LSI&PD) eshte nje produkt skarco i P.P.SH-se.
    Keta lojtare shahu qe prej dekadash luajne ne kurrizin tone, duhet t’i zhdukim.
    Keta lojtare qe kane luajtur dhe luajne per interesat e tyre, duhet t’i zhdukim.
    Keta haleate qe luajne shah dhe bejne marreveshje vetem per pusht-etin e tyre, duhet t’i zhdukim.

    Reply to this comment
  6. Arben November 4, 18:25

    Vasaliteti sllavo-grek i vendosur ne 1913 londer

    dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite.

    Pa u zgjuar populli nga gjumi, keshtu ka per te vazhduar

    Reply to this comment
  7. SISTEMI ZGJEDHOR SHQIPERI = RROTACION KORRUPSIONI (PS&PD&LSI) November 4, 18:52

    LOJE SHAHU VETEM PER PUSHTET (PER TIMON).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*