Prishen 12 ndërtime pa leje te Gjiri i Lalëzit

April 11, 2016 15:05

Prishen 12 ndërtime pa leje te Gjiri i Lalëzit

Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit vijon operacionet pёr prishjen e objekteve pa leje nё zona tё ndryshme tё bregdetit shqiptar.

Ditën e sotme janё prishur 12 objekte me konstruksion metalik, qё kryenin funksione tё ndryshme, në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Gjatë operacionit, IKMT thotë nuk ka pasur asnjё incident me qytetarёt, tё cilёt nё disa raste i kanё çmontuar vetё objektet.

Sipas Inspektoratit, operacionet për prishjen e ndërtimeve pa leje do tё vijojnё pёrgjatё gjithё vijёs bregdetare

April 11, 2016 15:05
Komento

1 Koment

  1. E po kjo pune! April 11, 15:13

    pa lejen e “oborrit” se vetem per zbatim ligji nuk behet fjale se edhe vilat e “byrose politike” te tranzicionit duhet te pesojne te njejtin fat se jane me leje te dhena vetvetes.. e pastaj flasin per shqiptarin qe kur e pyesin cfare do,,thote prishja tjetrit! Po tamam, antiligji i ligjeruar krijon jo zili por urrejtje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*