Prishja e dhëmbëve tek fëmijët e vegjël, gabimi që bëjnë me shpesh prindërit

March 8, 2018 20:13

Prishja e dhëmbëve tek fëmijët e vegjël, gabimi që bëjnë me shpesh prindërit

Vendosja e foshnjave për të fjetur me një shishe, apo biberon që përmban lëng, qumësht, si dhe lëngje të tjera me sheqer, mund të dëmtojë dhëmbët e tyre. Ky dëmtim vjen si pasojë e sheqerit që ndodhet në lëngun që u jepni për të pirë, i cili mbetet në kontakt të gjatë me dhëmbët. Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik thonë për “Dita” se duhet të dini që pijet freskuese përmbajnë shumë sheqer, çka ndikon në shtimin e riskut për prishjen e dhëmbëve të fëmijës.

Çfarë duhet të bëni?

  • Uji natyral është pija e duhur për të shuar etjen.
  • Holloni lëngun e frutave (lëngun e mollës, lëngun e portokallit, etj) me ujë.
  • Jepini fëmijës suaj shumë rrallë pije me sheqer.
  • Nëse i keni dhënë pije të ëmbla, jepini ujë për të pirë dhe shpëlajini gojën.
  • Sa më pak sheqer të ketë lëngu, aq më i reduktuar është edhe rreziku për shfaqjen e kariesit në dhëmbë.

Për mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve tek fëmijët duhet të:

  • Zgjidhni ushqime të shëndetshme dhe me pak sheqer.
  • Shmangni dhënien e ushqimeve të tharta (me aciditet të lartë që shkatërron zmaltin e dhëmbëve) dhe të ngjitshme, të cilat e lënë sheqerin të qëndrojë në dhëmbë për një kohë të gjatë.
  • Përdorni biskotat dhe ëmbëlsirat me raste.
  • Shmangni bonbonet, lëpirëset, çokollatat, etj, që ngjiten në dhëmbë, pasi janë të dëmshme për dhëmbët.
  • Ushqeni fëmijën tuaj me fruta dhe zarzavate ndërmjet vakteve.
  • Pas konsumit të ushqimeve të ëmbla jepini fëmijës ujë.

p.k/dita

March 8, 2018 20:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*