Prishja e kullës së Prek Calit, Paulin Sterkaj: Tom Doshi do që të bëjë biznes me të

September 26, 2017 10:59

Prishja e kullës së Prek Calit, Paulin Sterkaj: Tom Doshi do që të bëjë biznes me të

 

Debati që shpërtheu në media për prishjen e kullës së antikomunistit Prek Cali në Vermosh u rikthye sërish sot në tavolinën e diskutimit.

Ishte deputeti socialist i Qarkut Shkodër, Paulin Sterkaj i cili tregoi versionin e tij të ngjarjes në mbledhjen e hapur të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij edhe pse nuk e përmendi me emër, Sterkaj ka thumbuar hapur Tom Doshin, që sipas tij po e përdor rastin për interesa të veta.

“Ca individë të veshur me pushtet dhe ish-pushtetarë vendorë kanë vendosur të rikonstruktojnë kullën, pra e kanë prishur ata. Ndërhyrja është bërë duke prishur muret e nisura nga ata, kur u njoftuam nga nipi i Prek Calit. Ka dalë një deputet dhe ka thënë do ta bëj shtëpinë 3-katëshe, është 15 breza larg me Prek Calin, e ka të afërt siç e kam edhe unë. Ka shkuar rruga në Vermosh e ç’të bëjnë tani thonë e kam gjysh me i marr tokën me e përdor për qëllime të veta, për biznes. Ne thjesht e kemi marrë në mbrojtje, kemi qëllim trojet e Prek Calit nga pushteti vendor”, tha Sterkaj.

Deputeti i Partisë Social Demokrate në Shkodër, Tom Doshi ishte ndër politikanët e parë që reagoi për prishjen e kullës së Prek Calit. Në një prononcim për mediat ai tha se do të kontribuonte që brenda vitit të rindërtohej kulla shtëpia dhe që tashmë sipas tij do të jetë 3-katëshe.

“Unë kam ardhur në Vermosh për dy arsye e para sepse është mburrur e gjithë Malësia me emrin e Prek Calit jemi mburrë edhe ne si fis edhe unë si kushëri i tij. Ata që mendojnë se Prek Cali s’ka lënë njeri mbrapa e kanë gabim, njëri nga ata jam unë, unë do ta mbroj. Më vjen keq për këta burra që i pashë me lot në sy, kjo ishte nja pabesi e dy personave që i keni votuar si deputeti edhe kryetari i bashkisë. Turp por kjo na bashkon të gjithë ata që jetojnë këtu dhe ata që jetojnë në diasporë. Ju kërkoj fale atyre që kontribuan për ndërtimin e kësaj shtëpie, por i garantoj se kjo shtëpi do të rindërtohet, unë do të kontribuoj për projektin. Shtëpia do të bëhet me tre kate, jo me dy sic ishte planifikuar do të bëhet edhe busti i Prek Cali, me shpresë do të gjejmë edhe eshtrat do të bëjmë varrin e Prek Calit. Këtë vit do të rindërtohet shtëpia e Prek Calit është krenaria e Malësisë së Madhe, e Shqipërisë, është hero kombëtar e kanë njohur 7 shtete nuk mund t’ia heqin emrin një polic dhe një kamerier që keni zgjedhur”, – u shpreh Tom Doshi.

September 26, 2017 10:59
Komento

1 Koment

  1. Brace September 26, 12:16

    Zoti Sterkaj…

    Pse je bere DORDOLEC ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*