Prishjet e ndërtimeve në Dhërmi, Tirana zyrtare i përgjigjet Greqisë

July 27, 2017 10:53

Prishjet e ndërtimeve në Dhërmi, Tirana zyrtare i përgjigjet Greqisë

Ministria e Kulturës i pergjigjet flakë për flakë deklaratës së forta dhe akuzave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për prishjen e objektit në fshatin Dhërmi.

Deklarata e plote 

“Në vijim të Deklaratës për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, më datë 26 korrik 2017, dëshirojmë të sqarojmë se veprimet e ndërmarra nga organet ligjzbatuese për prishjen e dy ndërtimeve në fshatin Dhërmi, janë pjesë e një procesi të nisur që në prill të vitit 2016 nga Ministria e Kulturës për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në këtë zonë.

Plani përkatës, pjesë e një strategjie në nivel kombëtar, është konsultuar gjerësisht dhe është miratuar bashkë me komunitetin dhe organet e pushtetit vendor të Bashkisë Himarë. Kësisoj, janë identifikuar edhe ndërtimet që cënojnë trashëgiminë, janë bërë të gjitha njoftimet përkatëse në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, shpronësimin, si dhe janë kompensuar pronarët në bazë të ligjit në fuqi.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për dy godina të ngritura mbi një burim uji brenda zonës së mbrojtur si trashëgimi kulturore. Për pronarët e prekur janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, si për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe në përputhje me të gjitha normat e konventat ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, si për Himarën ashtu edhe për të gjitha qendrat e tjera në vend, janë ndërmarrë të gjitha hapat që parashikon ligji në fuqi. Në asnjë rast dhe në asnjë hallkë të procesit, nuk ka pasur anashkalim, shkelje të dispozitave ligjore apo qasje selektive nga organet kompetente ligjzbatuese. Edhe në rastin konkret, janë shteruar të gjitha etapat, afatet ligjore, përfshirë konsultimin publik me pronarët, njoftimin, shpronësimin dhe prishjen e objekteve, që tashmë janë të klasifikuara si pronë publike.

Siç kemi sqaruar edhe në rastet e deklaratave të mëparshme për të njëjtën temë, sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin shqiptarë, përfaqësues të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskriminim. Mbi këtë bazë, çdo qytetar shqiptar, minoritar ose jo, ka të drejtën t’i drejtohet gjykatave shqiptare si organet kompetente për interpretimin e Ligjit në Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe respektimin e ligjit për të gjithë, garantojnë perspektivën europiane të vendit, ashtu siç theksohet dhe në përfundimet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE të dhjetorit 2016. (Outcome of the EU Council Meeting of General Affairs – 13 December 2016).”

July 27, 2017 10:53
Komento

14 Komente

  1. C'a bohet kshtu July 27, 11:21

    Per te zbatuar nje te drejte ligjore ne prishjen e dy objekteve pa leje ne nje zome te mbrojtur si trashegimi kulturore dhe mbi burim uji, ti jet llogari para Qeverise se kodosheve grekeqire, eshte absurde dhe humbje kohe.
    Ata qe kane ndertuar pa leje duhet te burgosen dhe tu behet ne ngarkim gjithe shpenzimet qe duhen per prishjen e ketyre objekteve deri ne kthim te meparshem te ambjenteve publike.

    Reply to this comment
    • 666 July 27, 13:54

      Keta ti prishin e ti q… rr…. madje. Por kam dicka qe skuptoj, pse i len edi pikerisht tqni per ti prishur qe eshte kulmi sezonit???? Apo qe te ngjajne bukur per turistet??? Keto jane te njejtat taktika qe bente dhe tosi me salen. Sa here qe fillonte sezoni keta fillonin “rregullimin” e territorit duke shkateruar dhe duke i lene aty pa pastruar. Padasgje thua?

      Reply to this comment
  2. Nero July 27, 11:22

    Me cfare te drejte fusin hunded greket ne punet tona te bredeshme, dhe pse gjithe kz shpjegim i detajuar?

    Cfre interesash u jane prekur grekerve ne kete rast qe paskan protestuar? (Apo ndoshta i paskan financuar vete keto dy ndertime- gje qe nuk duket aq e besueshme, ja perse duket e cuditeshme qe hapin gojen)

    Edhe kur te pjerdhim ne ne Himare apo Dhermi do protestojne se ju prishem ajrin?

    Reply to this comment
  3. Besniku July 27, 11:27

    Po ç’do greku qe nderhyn, nuk mund ta pyeste Ministria hone e Jashtme?!

    Reply to this comment
  4. Jimi July 27, 11:45

    Deklarata e pales greke nderhyrje ne punet e brendeshme te republikes se Shqiperise!
    Deklarata e pales shqiptare, qaramane dhe justifikuese!?
    Se ku ndodhen dhe sa perqind zene ne teritorin shqiptare pakicat greke kete nuk munde ta percaktojne greket Ne shtepine tone zot jane shqiptaret dhe jo greket e Athines! S’keni faj ju, qe doni te beheni zot ne shtepine e botes! Monarkofashistet greke duan ustane, qe tu veri kufirin tek thana.

    Reply to this comment
  5. shqip July 27, 11:55

    Nuk arrij ta besoj qe sot nje vend i BE-se, te kete kete qasje primitive . Kjo puna e te drejtave te minoritetit grek , duket qe eshte nje mjaullime qyqare . Nuk Kane me se te perballen ne rastin e axhendes çame , detit , emigranteve , etj . Po gjejne sebep per dy mure te shemtuara , qe gjithesesi Jane ngritur pa leje . Kuptohet sa te drejte paska Merkel dhe Europa me keta . Jane marifetçinj per t’ju shmangur problemeve reale . Po ç’do kishin bere Nese dikush ( ndoshta minoritar ) , te ndertonte çibane pa leje mbi nje monument kulture , apo me keq , mbi nje kolektor Uji ? Apo ne vendin tim ligji nuk ka te njejten vlere me vendin tend .

    Reply to this comment
  6. Gjon Leka July 27, 15:00

    C’është ky titull entuziast për një akt poshtërues për kombin shqiptar të kryer nga një ministër kot. O gazetë, bëhu serioze e mos jep lajme të tilla.

    Reply to this comment
  7. Zzzzzz July 27, 17:13

    CA MUT SHTETI QE JEMI NUK I THONE MOS NA CA TRAPIN NE PUNET TONA POR JAPIN SHPJEGIME SI ME QENE TE DETYRUAR ….

    Reply to this comment
  8. Akil July 27, 17:55

    Siç del nga kjo përgjigje Ministria jonë e Kulturës varet nga qe33veria greke. Përgjigje nuk tregon tjetër. Përgjigja ndaj Greqisë duhet të ishte mos hyni në punën tona të brendëshme, shihni punën tuaj. Nuk i jepet llogari [Greaisë pse u prishën një ose dy shtëpi në Himarë.

    Reply to this comment
  9. xxx July 27, 17:58

    shume e gjate letra o Ministria e Jadhtme

    Reply to this comment
  10. Irakli Ndrenika July 27, 22:05

    E morren qafe Himaren me keto prishje Edhe Vunoin

    Reply to this comment
    • zezaku July 28, 11:33

      Po o herkul po…o te q…greqinë në b…ë Ja bete mutin ju dhe ja u ka fajin Rama…jo po mos do tju vij tju bej sehir…

      Reply to this comment
  11. Aliu nga Selenic July 28, 00:42

    Shqiperia ka sote Kryeminister Edi Ramen.Dijeni mire se ka perenduar koha e Berishes qe Kryeministin Grek Micitaces e beri edhe kryeminister te shqiptarve,Ai Mici beri si deshi me shqiperin ne kohen e Berishes.Tani koha e tyre ka pernduar.!

    Reply to this comment
  12. GAZETA VLORA July 28, 11:30

    Gabim tragjok i Shtetit Shqipetar ,që bie në gracken e propagandes të shovinisteve grekë .Mbajtja , diskutimi, pjesmarrja në debat me një shtet tjetër për probleme që i përkasin shqipërisë dhe nënshtetasve shqiptarë , u jep atyre mundësinë që të shprehen dhe të pretendojnë se: ndër vite shteti grek ka pasyr interesim për tokat shqiptare ? E përse vallë ? Dihet botërisht që një politkë e tillë shpie ujë në mullirin e atyre që duan një Shqipëri të përçarë e të ndarë.Ndaj gabime tragjike të këtyre natyrave duhet të marin fund një herë e mirë

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*