“Prisnim drejtësi për Aleksin, Rama i futi vrasësit në qeveri”

May 21, 2017 02:35

“Prisnim drejtësi për Aleksin, Rama i futi vrasësit në qeveri”

Xhevdet Shehu

Atë ditë të ftohtë janari 4 qytetarë të pafajshëm dhanë shpirt në bulevardin qendror të Tiranës, pikërisht në vendin ku për tre muajt e fundit mbiu një çadër e çuditshme. E ngritën vrasësit e 21 janarit.

Mark Nika është një burrë rreth të 70-ve, tashmë edhe një personazh publik për shkak të denoncimit të vazhdueshëm të krimit që ndodhi gjashtë vjet e ca më parë. Një takim dhe ballafaqim me të është mjaft i vështirë, pasi doemos do të preket plaga e tij më e thellë, vrasja e nipit të tij, Aleks Nikës. E të prekësh një plagë, do të thotë të zgjosh dhimbjen.

Për Markun, vrasja e Aleksit është një dhimbje e pashërueshme. 

Thonë se burrat nuk duhet të qajnë. Por kur qan shpirti, loti është i pashmangshëm. Faljani këta lotë, Mark Nikajt.

Dje e kisha përballë Markun dhe e pashë jo vetëm me atë dhimbjen e tij të pashqitshme, por edhe të revoltuar. I kishte bërë përshtypje shkrimi redaksional që botuam para tre ditësh në gazetë nën titullin “I votuam t’i fusnim në burg, i futëm në qeveri”.

“Bravo ju qoftë që të paktën i thoni gjërat troç”, më tha Marku.  Dhe kështu nisi kjo bisedë me të që ne po e botojmë në vijim…

 

– Mark, këtë radhe të shikoj të revoltuar më shumë se herë të tjera. Pse?

– Zotëri, si të mos jem i revoltuar? Kemi më shumë se gjashtë vjet që presim drejtësi për vrasësit e Aleksit dhe në vend të drejtësisë, në çdo hap ndeshim mashtrimin. Me këtë marrëveshjen e fundit hipokrizia arriti kulmin. Si të mos revoltohem? E harruan gjakun e 21 janarit, premtimet për drejtësi, harruan se çfarë na ndodhi ne dhe jo vetëm neve. Na vranë prapë, na lënduan rëndë. Trupi i Aleksit po kalbet në varr pa faj. Dosja e tij ka mbi 6 vjet që myket në prokurori. Shihni tani ju cfarë ndodh. Cfarë pabesie.

Rama në familjen e Aleks Nikës dhjetor 2013

– Pabesi? Pse e thoni dhe ku e shihni atë?

– Ju të DITA-s e thatë më qartë se askush. Pse e kemi votuar katër vjet më parë Edi Ramën dhe PS-në? Që të vendosej drejtësia, rregulli në këtë vend, të ndëshkoheshin ata që vranë Aleksin, Ziverin, Hekuranin dhe Faikun… Ikën katër vjet. Çfarë u bë? Hiç. Në vend që t’i shikonim pas hekurave të burgut ata që i vranë njerëzit tanë të shtrenjtë, Edi Rama bëri atë që nuk i shkonte askujt nëpër mend: vajti dhe u bë ortak me ta, i futi në qeveri. Dhe ndërkohë vazhdojnë flasin pa turp për drejtësi.

Kjo marrëveshje është e turpshme dhe pamoralshme ngado që ta marrësh. A nuk është kjo një poshtërsi dhe pabesi? Ne nuk mundemi me shkue të varri i Aleksit e t’i themi: Aleks, ligji veproi dhe ta mori hakun ty! Sepse drejtësia nuk është bërë dhe është shumë e rëndë për ne dhe për gjithë shqiptarët. Edi Rama na ka tradhtue! Të lutem m’i shkruaj në gegnisht këto fjalë.

– Patjetër që në gegnisht do t’i shkruaj. Pse mendoni se drejtësia për Aleksin nuk është bërë gjatë këtyre viteve?

– Kjo nuk është bërë për shkak të aleancave kriminale në politikë. Ne konstatojmë se ka një heshtje dhe kompromis nga të dyja palët për 21 janarin. Ngadalësia dhe indiferenca e shtetit është jo vetëm e pafalshme, por është dhe vdekje tjetër për ne, ashtë patolerueshme. Ne na indinjojne shumë marrëveshjet dhe aleancat e Edi Ramës me ata që e kanë vendin në burg. Si u shanë kështu për 4 vite dhe u pajtuan për 4 orë takim?? 4 vjet pështyma, 4 orë lëpirje. A ka tallje, a ka fyerje më të madhe, jo vetëm për ne të afërmit e viktimave të 21 janarit, po për të gjithë shqiptarët?

– Zoti Mark, gjykimi i 21 janarit, ashtu si dhe çështja e Gërdecit, janë probleme të drejtësisë. Rama thotë nuk jam prokuror e gjykatës,

– Nuk e vë në dyshim se këto janë punë të drejtësisë. Por Rama ka bërë një premtim. Dhe nëse i paska pasur duart të lidhura për këtë çështje, se duhet të bënte kompromis dhe, për më tepër t’i fuste në qeveri, vrasësit  e 21 janarit? Si mund të flasë pas kësaj për reformë në drejtësi? Për cfarë është kjo reformë nëse jo për krimin në politikë? Kjo për mua, por edhe për të gjithë të afërmit e të vrarëve të 21 janarit është e pafalshme. Kur erdhi Kancelarja Merkel në Tiranë, ajo kaloi pikërisht aty ku u vra Aleksi dhe të tjerët më 21 janar. Do të kishte qenë në nderin e PS-së ta denonconte këtë si një krim shtetëror. Nuk e bëri. Ky fakt na shkaktoi dhimbje të madhe.

Aleks Nika, një nga viktimat e 21 janarit

– Ka pasur dhe ka politikanë në PS që kanë këmbëngulur në vijimësi për ndëshkimin e përgjegjësve për krimin e 21 janarit…

– Kjo është e vërtet. Unë e di shumë mirë se ka politikanë në PS që e kanë kërkuar këtë dhe vazhdojnë ta kërkojnë drejtësinë për 21 janarin. Arta Dade është e para. Ka katër vjet që takohemi, flasim, na rri afër dhe ka kërkuar me këmbëngulje ndëshkimin e Sali Berishës si autorin kryesor të krimit që ndodhi. Dhe cfarë bën zoti Rama? Atë që kërkon ndëshkimin e Berishës e largojnë nga PS, kurse Berishën e fut në qeveri. Kjo është vërtetë e turpshme. Ata vrasin, kërcënojnë, shkelin ligjin, lajmërojnë luftë dhe cila është përgjigja? Hajdeni në qeveri. Po a ka ligje për këta njerëz? Kjo e shpërfaq katërcipërisht kompromisin e Edi Ramës me vrasësit e 21 janarit. Ndoshta jam shumë i revoltuar, por kur vendosa të flas publikisht doja të thoja pikërisht këtë: Na zhgënjeve jashtëzakonisht shumë, zoti Rama!

– Me sa di, Mark, ju të afërmit e viktimave të 21 janarit e kini relatuar çështjen në gjykatën e Strasburgut. Çfarë prisni nga ajo gjykatë?

Ne presim nga Strasburgu atë që nuk presim nga drejtësia shqiptare. Drejtësi. Ne e kemi dërguar çështjen në Strasburg, domethënë kemi bërë ankimimin. Kemi parashtruar të gjitha ato pretendimet që kemi ne. Jemi ankuar sepse dosja e Aleksit vazhdon të jetë në sirtarët e Prokurorisë së Përgjithshme. Ka mungesë transparence. Kemi pasur dhe kemi mendimin se provat janë deformuar. Janë falsifikuar aktekspertimet nga të ashtuquajturit ekspertë shqiptarë të drejtësisë.

– A kini shpresë për këtë?

– Shpresojmë. Po humbëm edhe shpresën, i kemi humbur të gjitha.

 

May 21, 2017 02:35
Komento

33 Komente

  1. Open your mind May 21, 03:36

    Merreni vet hakun or mik, se po pritet nga ky palo shtet qe kemi ne,nuk keni per te pare kurre drejtesi.

    Reply to this comment
    • Aliu May 21, 20:36

      Sigurisht qe jeni gabim. E kam fjalen per keshillen tuaj. Marku ka te drejte te revoltohet dhe ta cilesoi politiken pergjegjese per politiken penale. Ajo qe ben pershtypje eshte shtesa dhe perzgjedhja ka bere “Dita” ne interviste. Marku eshte me formim juridik dhe burre me karakter dhe ka qene i detyruar te sqaoi si me poshte:
      Reagimi i plotë i Mark Nikës:

      Kemi pakenaqesine tone si familjare per zvarritjen e hetimeve per ceshtjen 21 Janarit, duke evidentuar dhe pergjegjsine qe sipas nesh ka dhe ekzekutivi. Nuk jam shprehur qe Edi Rama na ka tradhtuar aq me pak ne Gegnisht.

      Ne nuk jemi ndjere mire qe President eshte zgjedhur Ilir Meta qe edhe na ka fyer pas tragjedise familjare duke na e etiketuar Aleksin si kokepalare.

      Te gjitha te tjerat jane ne tagrin e Partise Socialiste dhe kryetarit saj.
      Barren per zgjidhjen e ceshtjes e kemi ne si familjare mbasi shteti ka 6 vjet qe hesht dhe nuk di ku ndodh as dosja Aleksit.
      Mark Nika
      *marre nga portalet e tjere

      Reply to this comment
  2. Tani May 21, 04:01

    Shum e drejt. Une personalisht nuk e votoj me kete tradhetarte pacip. Populli shqipetar eshte mesuar me tradheti dhe qe te genjehet per pak me dhen voten, por besoj se ne keto zgjedhje sdo e votoj edin qe tradhetoi cdo te majte dhe cdo shqipetar qe priste te pakten drejtesi. Ky sberi drejtesi as per keta as per pronat as per asgje vec per interesa te veta

    Reply to this comment
    • korçari May 21, 10:00

      O Tani voto Salehun apo Hitlerin per kete nuk i behet vone njeriu se fatmiresisht nuk jane shume si ty ne Shqiperi .Une besoj se me kryerjen e VETINGUT do t’i hapet rruge gjithe krimeve te kryera nga Banda Saleh&Basha&Meta&Nano .dite me te mira do te vijne per kete popull pas 25 Qershorit (NQS fitonPS-ja) ne te kundert shqiptaret duhet te bejne VETEVRASJE.Edi Rama nuk eshte i persosur por sot eshte i nevojshem nqs duam t’i afrohemi EUROPES dhe shtetit ligjor ne te kundert vargut & i shtohet dhe Rama dhe ky popull do te dije te nxjere nje udheheqes qe duhet

      Reply to this comment
      • Mark uk May 21, 10:55

        o korçar o budall çka je tu thone ,
        qenke budall i madh , kush te meson ty me fol kshu niko peleshi .
        hajde se tash do jena bashke ne koualicion ,me ja fet LSI

        Reply to this comment
        • Besniku May 21, 14:42

          Niko Peleshi nuk perfaqson te gjithe korçaret o uk.
          Korçaret vendosin me mendjen e tyre , e nuk nisen nga I pari I ujqerve. Ky eshte dallimi midis mendjes tende ( opinionit) dhe opinionit te Korçarit.
          Dhimbja eshte shume e madhe per ata qe Kane dhimbjen e 21 janarit., por dhe per ne te tjeret qe presim drejtesi qe te kemi besim ne shtet.
          Por demokracia europiano-amerikane nuk njeh zgjedhje pa opozite. Çfare te bente Rama , kur dhe Meta, pseudo- aleati i bente vazhdimisht presion???!!!
          Te votojme perseri Ramen per nje qeveri pa aleate.
          Atehere, po, qe do shohim kush eshte!!

          Reply to this comment
      • Tani May 21, 11:52

        Une svotoj per pd o k… se jam me i majte se ty. Kemi dal dhe shesh kir ti haje lakror prandaj mos na rruaj … po edi rama ka shitur cdo te majte me koalicionet qe ben me ilirin dhe lulin e salen. Sa shume jemi e sa jeni do e shohim. Nuk jane te gjithe te punesuar ne kryeministri si puna jote qe te votojne edin

        Reply to this comment
  3. KINEZERIRAT E ARVIZUSE & LUSE May 21, 04:29

    Pershendetje zoti
    Mark Nikaj
    ….
    Duhet marre guximi te drejtohet gishti atje ku duhet.
    .
    Cfare ndodhi ne 21 janar 2011 ..u vrane jo vetem 4 qytetare te pafajshem me paramendim nga junta kriminale 2B…POR u vra besimi qe kishin shqiptaret e ndershem te sinqeriteti dipllomacise amerikane.
    .
    Shkurt muhabeti Edi Rama eshte kthyer ne kufome tashme qe ose ka ngrene nje luge corbe (tave)te prishur diku ose arvizute dhe lute i kane kapur me pinca bolet e tij dhe nuk leviz dot.
    .
    Sidoqofte i vetmi burre ne Shqiperi qe i tregoi vendin
    lulserbashofilit Aleks Arvizu qe ishte fajtori NR-1 per tragjedine e 21 janarit ishte Ilir Yzeri qe i quajti KINEZERIRA punen e piste te tij qe barazoi VRASESIN ME VIKTIMEN.
    .
    duke qene se eshte sot me aktual s ekurre ky artikull po ju dergoj nje Copy -paste

    ======
    .
    Intelektualët dhe ambasadori i vogël i një vendi të madh

    Nga dr. Ilir Yzeiri

    Java që lamë pas u shënjua nga skandali i madh i akuzës publike që Hysen Shoshori, një hero i rezistencës antikomuniste, i bëri kryeministrit S.Berisha përmes transmetimit të një interviste regjistruar disa vjet më parë nga vetë i dëmtuari.

    Një vend jo të vogël, megjithëse të shtërzuar, mori edhe lajmi se disa intelektualë kërkonin një ballafaqim me dy kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës, ballafaqim që u realizua në një panel ku rrinin të ngjitur njëri bri tjetrit disa nëpunës të lartë të administratës publike e private shqiptare dhe profesionistë të njohur gjithashtu dhe kandidati Basha që ngjante më shumë si një student province që po mbronte temën e diplomës përpara një jurie që nxirrte veçanërisht në dritë portretin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, akuzuar kohë më parë nga shoqata e ambientalistëve pse doli në krah të qeverisë dhe mbështeti projektin për prishjen e një pjese të Kopshtit Botanik në emër të ndërtimit të Unazës së Madhe.

    Përdorja e termit intelektual dhe e rolit që duhet të luajë ai në jetën publike, u bë edhe njëherë temë e ditës nga disa komentatorë të shtypit, të cilët, herë me të drejtë e herë të nervozuar, u shprehën se përdorimi në këtë mënyrë i nëpunësve të lartë është një fyerje për ta, se përpjekja që po bënte qeveria që të përdorte edhe këtë armë ndaj kundërshtarit të vështirë Edi Rama, vetëm sa e zhvlerësonte rolin dhe emrin e intelektualit.

    Në fakt, cili mund të jetë roli i intelektualit në shoqërinë pluraliste, në një shoqëri thellësisht të politizuar, ku palët e ndara si me thikë, kanë polarizuar gjithçka. Shqipëria ka dhjetëra universitete publike e private, por ka pak intelektualë që e drejtojnë mendimin publik, që thirren sa herë që shoqëria gjendet në udhëkryq. Këto ditë m’u kujtuan dy shembuj.

    Po e nis nga ai më i freskëti. Bernard Henri Lévi është një filozof me plotë kuptimin e fjalës dhe një intelektual i shquar francez me një ndikim të madh, jo vetëm në jetën e vendit të tij, por edhe më gjerë. Në një intervistë dhënë “TV5 Monde” disa ditë pasi filloi bombardimi në Libi, ai u pyet nga gazetari, i cili i tha se a nuk të duket se ju po dubloni ministrin e Jashtëm francez se me mbështetjen që po i jepni Presidentit për të sulmuar Gedafin kini krijuar përshtypjen se luftën e kini filluar ju?

    Dhe ai u përgjigj pak a shumë kështu. Unë nuk po zëvendësoj ministrin e Jashtëm. Unë isha në Benghazi me miq të mi profesorë universiteti në kohën kur Ghedafi po sulmonte këtë qytet dhe pashë se si po vriteshin njerëz të pafajshëm. Atëherë, ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit të vendit tim duke i thënë se Europa nuk duhet të lërë një gangster që të vrasë popullin e tij.

    Pas kësaj, Franca nisi të lëvizë dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë. Ky është një model i intelektualit që mund të jetë i kritikueshëm nga një tjetër pikëpamje. Në Shqipëri u vranë katër njerëz të pafajshëm dhe unë nuk pashë asnjë nga ata intelektualë që merrnin në provim kandidatin Basha të ngrinte zërin. Të gjithë ata që merren me shkencën e komunikimit e dinë se roli i intelektualit në hapësirën e opinionit publik nis e përvijohet me artikullin e Emil Zola-së «J’accuse – Unë akuzoj».

    Në shoqërinë pluraliste ky njihet si një nga kontributet e para të zgjerimit të hapësirës publike edhe me ndërhyrjen e intelektualëve. Është fjala për atë që, më vonë, në literaturën publicistike hyri me emrin «Çështja Drajfus». Në origjinë të kësaj çështjeje është dënimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dorëzuar Perandorisë gjermane dokumente sekrete.

    Më pas u zbulua se kjo akuzë nuk ishte e vërtetë dhe se ishte bërë një gabim juridik.
    Në sfond të kësaj akuze ishte spiunazhi dhe një frymë antisemite, meqenëse kapiteni ishte me origjinë hebre. E gjithë kjo ndodhte në kontekstin social të aneksimit të Alzasës dhe një pjesë të Lorrainës prej gjermanëve. Historia është e gjatë, por ajo ka mbetur në kujtesën kolektive si rasti ideal ku u përleshën ajo që quhet «raison d’etat» dhe opinioni publik i përfaqësuar nga një intelektual i kalibrit të Emil Zola-së.

    Mjaft të themi që në vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall të pafajshëm kapitenin Drajfus.
    Natyrisht, këto janë shembuj që tani rrinë nëpër almanakë dhe tekste universitetesh dhe u përsëriten studentëve nëpër leksione. Intelektualët e postdiktaturës në Shqipëri janë rralluar dhe ata të paktët si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojnë për të deligjitimuar krimet që kryhen në Shqipëri në emër të antikomunizmit.

    Fat i madh është se shtypi ka krijuar një grup të qëndrueshëm gazetarësh me integritet moral që gjenden gjithmonë në opozitë me çdo qeveri që hyn e del në këtë vend. Ndërsa teatri banal me intelektualë të emëruar e të përdorur nuk është ndonjë shfaqje e re. Kjo është norma e jetës sonë publike, është dëshmia e prapambetjes sonë tragjike.

    Ambasadori i vogël i një vendi të madh

    Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.

    Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.

    Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.

    Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.

    Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.

    Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur.

    Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca.

    Pra, të gjitha këto ne i mirëkuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm se Amerika nuk mund të na shpëtojë nga autokracizmi dhe nga mafia që na qeveris. Ne e kuptojmë shumë mirë se për ju është i shenjtë stabilizimi, se demokracia do kohë të mësohet, ndaj edhe ju me cinizëm na kujtoni shembujt me vrasje të viteve ’70 që kanë ndodhur në Amerikë.

    Të gjitha këto ne i mirëkuptojmë, ashti siç edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanë të bëjnë me asnjë ambasador të përkohshëm që vjen në Tiranë.
    Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve.

    Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu.

    Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë “të pakënaqurit nga opozita”.

    Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar?

    Në një shkrim timin atë e kam quajtur “Perëndesha e dhimbjes sonë”. Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende.

    Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.

    Reply to this comment
  4. TLN May 21, 04:59

    O Rame kjo eshte pergjigja e pyetjes tende: Pse cfare te keqe ka qe shtrengova doren me Bashen? Shtrengove doren me ekzekutuesin e Aleksit,Ziverit,Hekuranit dhe Faikut. Jo vetem qe shtrengove doren por i the hajde dhe rimerr pushtetin per te cilin vrave keta 4 te pafajshem.

    Reply to this comment
  5. Ed Bojaxhiu May 21, 06:39

    Z. Mark i keni besuar nje te droguari, qelbaniku dhe nje psikopati te lindur.
    Mos prisni nga Edi qe ka mohuar atesine e te birit dhe ka akuzuar publikisht babain e tij , si baba biologjik i Gregirit, nje tjeter idiot ne familjen Rama.

    Reply to this comment
  6. ELIOT May 21, 08:02

    EDI RAMA BEN SI DAJA ETIJE ENVERI KRIMINELI …. ATO QE E KRITIKONIN ENVERIN … AI JA HIQTE KOKEN … I QUANTE TRADHETARE ….NDERSA RAMA ESHTE ME FINOK …ME I ZGJUAR ATO QE E KUNDERSHTOJNE RAMA I HEQ NGA PARTIA E RILINDJES SE KORRUPSIONIT … SEPSE PER BIZNESET KORRRUPSIONIN E TIJE SI BEJNE MIRE KRITIKAT DREJTESIA DHE FUTJA NE BURG TE KRIMINELAVE QE VRANE 4 TE PAFAJSHEM JO ….. RAMA ESHTE NJESOJ SI BERISHA HIPOKRIT I KORRUPTUAR DHE E HARROI POPULLIN …POR UNE E DINJA QE KUR U ZGJODH KY TRAPI SMUN TE PRESESH NDONJE GJE POZITIVE NGA RAMA JO ……

    Reply to this comment
  7. lori May 21, 08:15

    Mjer ky popull e keta fatelig te radhes!Mjer kush e peson nga ordineret qe nje here na paraqiten me antiplub,nje here me kollare ngjyra gjyra e nje here me floket te ngrehura me xhel!Mjer ky popull er vojatjet e ketyre 27 viteve shkerdhatokraci ku tashme protagonistet kane dale hapur jo si me pare me takime te fshehta por haptazi!Dorehiqu z.Rama si i vetmi sublim qe mund e duhet te te lendoje,!Ky mund e duhet te jete detyrimi karshi 1000000 votuesve qe mashtrove me 23 qershor 13 e me 27 nuk durove por i tradhetove duke firmosur aktin e tradhetise per mos ndeshkimin e krimineleve ne skutat e fsheheta e te erreta te kesaj katrahure,duke menduar se nuk te shikonte njeri e nuk te lexonte kerkush!Ti je pjese e esaj katrahure e je i qete se perpara ke Iliret,mbrapa Lulin e plakun Sali siç je munduar ta perkedhelesh ti si pjestar i kesaj katrahure!Ti sot je nje Nano,je nje “Robert cemçakizi” ne kujtimet e e tua “Kurbani”!Askush nuk ta kuptoi kete ttull qe ti e kishte zgjedhur posaçerisht per kete popull duke e bere kurban per larot qe te drejtojne ,per ata qe tr fershellejne ne vesh,per ata qe bene sikur ke antagonizma ndermjet llojit por ne fakt je copez e ketij m…..;i qe populli ka gatuar prej mese 27 vitesh e qe sot po e ha pak nga pak!Dorehiqu z.Sharlatan shalegjat sepse populli do te ndeshkoje ne zgjedhjet e ardheshme si pjese e klanit qe ka kapur per fyti kete vend e s’do ta leshoje deri ne fshirjen e saj nga harta!Mjer kush nuk e kupton kete plehere!Ke premtuar e ke kerkuar vetem nje mandat,nuk e di perse kerkon mandat te dyte!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Boll me.

    Reply to this comment
  8. sigurimsi i PD May 21, 08:31

    Eh mor popull kur e kupton e ke ngrene tollumbin.

    Reply to this comment
  9. bureto May 21, 10:17

    Dhimbja e familiareve te Aleksit dhe tre te tjereve qe humben jeten fatalisht ne 21 janar 2011, te atyre te Gerdecit dhe te tjere e te tjere, gjate ketyre 27 vjeteve (qysh nga 2 prilli 1991) eshte pak te thuash e justifikueshme dhe revoltuese jo vetem per ata. edhe ne jemi te paduruar dhe s’kemi te ngopur te shohim para drejtesise fajtoret. Po le te jemi ca më pak emotive. Te ciles drejtesi? A nuk eshte kjo plaga me e madhe qe kemi ne në Shqiperi? A nuk eshte ajo qe, sipas simbolit te saj peshores, duhet te jape verdiktin per fajtorin/fajtoret? Dhe ja qe s’e kemi. Per kete nuk ka me nevoje per shpjegime. Rezistenca per te mos e reformuar ate eshte nje nga argumentat qe fajtoret dihen, por nuk ka kush t’i denoje. Dhe qe t’i denoje me pare duhet t’i arrestoje dhe me pare se kjo duhet nje urdher arresti nga prokuroret etj etj. Atehere e gjithe kjo shpurre a mund te komandohet nga Edi Rama, kundrejt te cilit shigjetohet kjo megapadrejtesi? Mendimi im eshte jo! Pavaresisht rezervave qe kam per Ramen ne disa drejtime, minimalisht per kete rast them jo. Kundershti per Ramen ka plot dhe le te adresohen ato, se mire i ben demokracise, por drejtesia nuk eshte ne doren e tij dhe per me teper nuk do te jete e askujt ne te ardhmen, nese reforma kaq shume e trumbetuar do te zbatohet. Nese jo, mjere te gjithe ata qe do te duhet te kene te bejne me te. Une vete bej pjese ne ata qe jane optimiste, por kam durimin te pres, sepse dhe zbatimi i saj do kohe, dhe ndoshta une, per moshen qe kam, mund te mos e shoh.

    Reply to this comment
  10. bureto May 21, 10:20

    Dhimbja e familiareve te Aleksit dhe tre te tjereve qe humben jeten fatalisht ne 21 janar 2011, te atyre te Gerdecit dhe te tjere e te tjere, gjate ketyre 27 vjeteve (qysh nga 2 prilli 1991) eshte pak te thuash e justifikueshme dhe revoltuese jo vetem per ata. Edhe ne jemi te paduruar dhe s’kemi te ngopur te shohim para drejtesise fajtoret. Po le te jemi ca më pak emotive. Te ciles drejtesi? A nuk eshte kjo plaga me e madhe qe kemi ne në Shqiperi? A nuk eshte ajo qe, sipas simbolit te saj peshores, duhet te jape verdiktin per fajtorin/fajtoret? Dhe ja qe s’e kemi. Per kete nuk ka me nevoje per shpjegime. Rezistenca per te mos e reformuar ate eshte nje nga argumentat qe fajtoret dihen, por nuk ka kush t’i denoje. Dhe qe t’i denoje me pare duhet t’i arrestoje, dhe me pare se kjo, duhet nje urdher arresti nga prokuroret etj. etj. Atehere e gjithe kjo shpurre a mund te komandohet nga Edi Rama, kundrejt te cilit shigjetohet kjo megapadrejtesi? Mendimi im eshte jo! Pavaresisht rezervave qe kam per Ramen ne disa drejtime, minimalisht per kete rast them jo. Kundershti per Ramen ka plot dhe le te adresohen ato, se mire i bejne demokracise, por drejtesia nuk eshte ne doren e tij dhe per me teper nuk do te jete e askujt ne te ardhmen, nese reforma kaq shume e trumbetuar do te zbatohet. Nese jo, mjere te gjithe ata qe do te duhet te kene te bejne me te. Une vete bej pjese ne ata qe jane optimiste, por kam durimin te pres, sepse dhe zbatimi i saj do kohe, dhe ndoshta une, per moshen qe kam, mund te mos e shoh fillimin e realizimit te saj. Gjithsesi gjerat do te jene me ndryshe ne te ardhmen, te pakten ne kete drejtim.

    Reply to this comment
    • Aqifi May 21, 11:16

      Prit komar te mbi mbar i thone kesaj .
      Bureto – bravo bureto 27 vite qe presim .
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      Lum kush te rroje Zonje do ta shoh ,
      haaaaaaaa

      Reply to this comment
  11. KORÇARI May 21, 10:57

    Sa dritëshkurtër që jemi ne Shqiptarët, po ja më thoni mo të “zgjuar” se çfarë duhet të bënte Rama?????? Nqs LULUSHI pranoi listën Macallister Rama duhet të bënte kompromis jo sepse do por SEPSE TRYSNIA NGA USA & BE ishte jashtëzakonisht e Madhe. Po mendoni pak o Kokëqepë që hiqeni të zgjuar se Çfarë është Shqipëria??? Është ndonjë Shtet i Madh dhe i Fuqishëm ??? JO jemi një Shtet i vogël dhe fare i pafuqishëm bile bile mbahemi me paterica, pra si do mundej Rama të thoshte Jo kompromisit kur këtë kompromis e Kërkonte me Ngulm USA & BE pra Shteti më i Fuqishëm i Rruzullit dhe Bashkimi më i Fuqishëm në Europë?????? Mendoni pak o “MËNDJE ndritur” se LULUSHI bënte BE që nuk ulet në tryezë me Ramën KRYEMINISTËR, çfarë e detyroi ta bënte???? O “Mëndjeartë” Politika është KURVË, mos e harroni këtë ,nuk bëhet politikë duke menduar thjesht, politika është shumë më e ndërlikuar SESA mendoni ju o trima. Rama bëri zgjidhjen më të mirë të mundshme, i dha Lulushit 6 Ministra për 3-4 javë dhe me këtë mënyrë evitoi Metën dhe çdo sanksion nga USA dhe BE dhe jo vetëm evitoi por fitoi dhe mbështetjen e tyre.Pra i “Trimat” e internetit mendohuni pak më thellë sepse s’bëhet politikë me mënyrën Shpellare të Sali MUTIT.

    Reply to this comment
    • dafina May 21, 11:24

      Bravo Korçari !
      Politika eshte Kurve , dhe ne nuk votojme kurvat .
      Ti perse nervozohesh ? Ti voto Kurven qe ke zgjedhur .
      Edvini yt nuk eshte i majte , eshte Sorosian .

      Reply to this comment
      • KORÇARI May 21, 12:26

        O Dafinë@ , po ja më thuaj pak CILI NGA POLITIKANËT TANË NUK ËSHTË SOROSJAN???
        Thuaje ti kë të votojmë… SALI MUTIN apo LIKE FLORIRIN ?????
        Populli thotë “Mes dy të ligash, zgjidh atë që është më pak e ligë”
        Tregojmë moj Dafinë një Parti të Saktë ti dhe unë do e votoj ,dhe për këtë të jap fjalën

        Reply to this comment
        • dafina May 21, 14:38

          e shikon KorQar , se si arrin te fillosh te mendosh me MENDJEN TENDE ?

          Shume vone o Djalke .

          te kuptosh sistemin

          1- MAKRO kundra MIKRO
          Teknokratet na kane mbyllur ne kafas [[ mikro eshte Kombi , partite , burokracia bankat etj ]]
          duke u zene me sqepa tek MIKRO SHTETI YNE me njeri tjetrin .
          DHe ndersa ne zihemi socialiste e demokrate
          Makro pra teknokratet na kane ngrene te gjithe ekonmine dhe na kane hequr te drejtat.
          Ja perse kemi 30 vjete qe protestojme tek Mikro dhe nuk zgjidhim asgje [ sorosi nuk duket , eshte mbrapa edi rames ]
          Sepse o korQar populli duhet te kuptoje
          qe PROBLEMET QE LINDIN
          SI pershembull .,
          BANKAT VAMPIRE ,
          APO taksimi i ekonimise vrasese ,
          o renia e standartit te jetes ,
          si dhe heqja e te drejtave
          Duhen kerkuar tek MAKRO dhe jo tek MICRO .

          DUHET te pretendojme ::

          Qe te luftojme Makron , qe na heq pasurine dhe te drejtat , duhet te krijojme armen e shpetimit te ekonomise . SHTETIN .

          ”’ E VETMJA ARSYE qe te egzistoje nje shtet
          eshte qe te jete i PARI te financoje per te Garantuar demokracine , EKONOMINE , dhe zhvillimin e sektorit Privat ne interes se POPULLIT .””’

          ” Dhe qe perdor Taksimin VETEM per te permirsuar e rregulluar efikacitetin e SHPENZIMIT .”””
          ”’ Deficiti [ nuk eshte Borxhi ]] i shtetit duhet te jete gjithmone AKTIV .

          Instrumenti i shtetit , per te zhvilluar funksionin e tij eshte
          SHPENZIM ne defiçit tek Borxhi i shtetit .

          [[Borxhi i shtetit nuk eshte borxhi i popullit ]]

          Tani ku eshte e majta dhe ku eshte e djathta ketu ‘
          ç’lidhje kane koshat qe bene rama me ekonomine ?

          Reply to this comment
        • 666 May 21, 15:04

          Boll shkruajte nga zyra kryeministris se dukesh sheshit se po ben punen tende. Boll se je dhe pushim sot.nuk i genjeni me dot shqiptaret me keto justifikime injorantesh qe te kane thene te hedhesh neper forume e neper tavolina.

          Reply to this comment
  12. Mesuesi May 21, 11:48

    Mark u ka tradhetue sali banditi e lul krimineli e jo edi rama . Kryeministri u ka shperblye ju familjeve te viktimave . Edi rama u ka borxhte dergoj 21 janarin para drejtesis .tu jap titullin te atdheut dhe te ndertoj nje lapidar ne vendin e vrasjeve te kater ketyre burrave . Mark mos piqi si thana . Le ta shohim kryeministrin ne vazhdim te rruges se nisur .

    Reply to this comment
  13. Flamur Meta May 21, 11:48

    “Dita” ime. I nderuar z. Kryeredaktor, e lexova me vemendje intervisten e te nderuarit z. Mark Nika, xhaxhit te te ndriturit dhe te paharruarit, Aleks Nika. Me terhoqi vemendjen titulli mjaft i rende i redaksise: Edi Rama na ke tradhetue!
    Une nuk jam dakort me kete konkluzion….!? ” Te rrime shtrember dhe te flasim drejt…! ,, thote nje thenie e mencur nga anet tona …!
    Te gjithe e dine ! Edhe familjet e demtuara , edhe miqte e dashamiresit e tyre nga njera ana , por, edhe kundershtaret e me skeptiket nga ana tjeter, qendrimin dhe angazhimin e kryeministrit per kete ngjarje kaq tragjike. Te gjithe i dine veshtiresite dhe pengesat objektive dhe subjektive … Une jam sa optimist aq edhe i bindur se me zbatimin e vetingut, drejtesia do veje ne vend. Atehere do te arrijme ne nje ” konkluzion ” tjeter: ” E Rama , e mbajte fjalen …!,, koha do ta vertetoje….
    miku i Dites ing Flamur Meta… Vlore

    Reply to this comment
  14. MH May 21, 13:33

    Z.Mark!
    Gjithshka i ke dhan intervistes i ke te drejta e nuk ti luen topi as bumja.
    Nji gja duhet me dite.Drejtesia e derisotme asht drejtesi e vendosun dhe e miratume nga vete Berisha per interresat e pushteti te semure qe ka ne gjak.Kjo vertetohet se nuk e leshon pa gjak.Dhe keshtu bani me 21 janar 2011.Gerdecin,Remzi Hoxhen,shitjen e detit etjetj.
    Thon:Zoti nuk harron por vonon.
    Jo vetem Ju qe e keni te shpirtit por edhe na nuk harrojme dhe bile bile deshperohemi deri ne dhimbje kryqesh.Te denosh kriminelat ne drejtesin e ortakllekut me qeverin e Berishes.Asht sikur te paditesh djalin te baba.
    Mas gjithekesaj kasaphane te drejtesise per 27 vjet ne shume drejtime si dhe mbi djelmt e pa fajshem na erdhi shtegu me miratue Vettingun(kontrollin) mbi politikanet cfaredo ngjyret dhe mbi cdo qeveritare qe i kane duert me gjak krimesh dhe vjedhje e plackitje korrupsionit do te ndeshkohen nga drejtesia e rreformume e paster deri si Qelibari po e kena shpresen.
    Z.Mark!
    Edhe intervistuesi Xhevdet Shehu ti hangri fjalet sy per sy.Askerkund nuk te shkrovi nji fjale gegnisht.Asht veshtire me gjete burra te zakonit e te beses.Sa ma shume perparojme aq ma pak burrni trashigojme.Por z.Shehu duhet falendrue per kete interviste edhe pse nuk ti shkroi gegnisht.Po mjafton qe anmiqt u bane shortare ndervedi.
    Sa dhe ju familjaret e viktimave presim nji dekik e ma pare ti shkohet deri ne fund denimit te kriminelave e hajduteve qe nuk lane gja pa ba ne ftyre te tokes vetem e vetem per hesapin e xhepit e te interresit te vet.

    Reply to this comment
  15. dashamires May 21, 14:06

    Mos u merzit or ti Mark. Ja, sa te marre detyren Presidenti i ri dhe shkoni e takojeni. Ai do ju a zgjidhe hallin ” Me qetesi e dashuri ” se e njef mire 21 Janarin tuaj…

    Reply to this comment
  16. dritani May 21, 15:05

    Rama iu doli i pabese 1 milion votuesve.
    E ktheu qeverine, toke e xanun
    Me respekt Dritani nga Tirana
    Ju lutem botojeni

    Reply to this comment
  17. Aliu nga Selenic May 21, 17:23

    Kurse une “budallai” jo vetem qe shpresoi qe drejtesia do ta zgjidhe kete problem ketu ne Tirane dhe askunde tjeter., pore edhe kam bindje per kete.!
    Nuki ka asnje mundesi qe drejtesia shqiptare te mos e gjej rrugen e vete ne dhenjen drejtesi per 21 Janarin dhe per Gredecin dhe shume probleme te tjara.!
    Keqe me vjen per gjith keto shkrime qe e konsiderojn si problem te se kalueresa.! apo si problem te leshimeve “paralele” ne se ka per ta humbur gjakun e tyre.!

    Reply to this comment
  18. N.VJOSA May 21, 17:24

    I nderuar Xhevdet,
    I nderuar Mark,
    I lexova me vemendje pohimet tuaja!
    Ketu me larte shkruajne shume simpatizant te Sali Kriminelit, te cilet per nje mije arsye duane te demaskojne Ramen ne syte e opinionit Publik,, si pjese e nje lufte te piste politike.
    Ne nje shtet demokratik Kryemistri nuk eshte as gjykates as prokuror!
    Denimin e kriminelve kerkojani Drejtesise!
    Por persa kohe jane gjyqtaret e tipit Gjin Gjoni, ose “Gjini me kopsa florini”, mos prisni drejtesi.
    Prandaj po behet gjithe ajo lufte per Vetingun dhe Reformen ne drejtesi, ku para Drejtesise te jene te barabart te gjithe shtetasit.
    Rama po, mund te beje per ndihmen shteterore ndaj viktimave, por jo te beje Gjykatsin!!!!….
    Duhet kuptuar mire ndarja e pushteteve , sidomos pavarsia e pushtetit gjyqesor!
    Si ju zoti Mark qe jeni i profesionit,ashtu dhe Xhevdeti qe eshte gazetar me pervoje, besoj se e kuptoni ndoshta me mire se une, dhe shume te tjere kete problem!
    Ndjehem prane jush dhe viktimave te pafajshme, familjarve te tyre!
    Sa i perket marrveshjes me PD, ajo eshte tjeter gjë, sepse ka te beje me terheqen e elektoratit ne zgjedhje dhe jo me denimin e fajtoreve.Per nje Kriminel, nuk mund te mohohet pjesmarrja ne votime e Partise me te madhe oppzitare!
    Jane dy gjera te ndryshme Drejtesia dhe taktika per ta terhequr PD ne zgjedhje!!!!
    Kjo eshte esenciale!
    Me shume respekt, per ju te dy Zoti Mark dhe z.Xhevdet.
    Mos u beni pjese e luftes se piste politike!

    Reply to this comment
  19. Mark uk May 21, 17:29

    O Mark Shkreta vrasesit e djalit i ke ne qeveri tash kater vite more rrezik.Nipi juaj e te tjert shkuan si qeni ne rrush,per karriken e Edi Rames.

    Reply to this comment
  20. Adih May 21, 17:41

    KORCARit…..Mos dil o debil bythlepires te japesh mend ,me ngjan se je vete Edi Rama qe pergjigjesh.Po ti argumentoj . Dua ta them kalimthi ,
    1 ..Vendosjen nga deshire personale e E Rames ,me gjithe ushtaret e tij te vene ne resht per nje,te gjithe deputetet socialiste , Ilir Meten President . Ne mos gaboj ,u cuan ne demostrade per vidion ,Legeni i jot pa pike turpi i ktheu kurrizin 4 te pushkatuarve ,nga shteti mafjoz ,dhe prej gjakut te nxehte te tyre pa u ftohur ende , vuri bythet ne karrigen e kryeministrit ,populli nuk do ja fale ,e per mua ja kalon Sali e like Largqofteve .Tradhetaret jane me te keqinj e me te poshter se vrasesit dhe se hajdutet.Ku e shikon moralin ti, per idhullin tend Rama o KORKAR ..??!!
    2.Beri pakt me PD ,dhe mbaje mend nga une enveristi Rama do beje kualicion 100 % me PD (po te fitoje votat, qe une sbesoj ) shqiptaret duhet te shkulen nje here e pergjithone nga rrenjet e partise meme te tyre PPSH .Korcar, kesaj here do ndeshkohet bile shume rende ,do me kujtosh .Shqiptaret do votojne parti te reja qe si kane provuar as edhe nje here dhe jane pa cen.. Dhe te jesh i qarte ,te rinjte ne politike, do vene nen pranga ,tradhetaret ,vrasesit e hajdutet ,e nuk presim nga keta neokomuniste e cunat e ramizit me pardesy te bardha , as edhe nje hajer..I provuam sot e 26 vite ,po e njejte me ne popullin e mjere . Populli per interesat e tyre e te femijeve te tyre ,,do vendosi kesaj here , fatin ,dinjitetin e pse jo hakmarjen . .
    Ky ore Korcar ,eshte njesh me Saliun ,qe e urren ti ,por me nje ndryshim , ky eshte i semure psiqik ,duhet ti behet analiza a mer te bardhe ,apo jo ???!! nuk eshte normal dhe mbi te gjitha budalla . I nxori kembet pernjehere shyqyr zotit para votimeve ,liken President .ligjin per mos ndeshkim hajduteve 449 , dhe kualicionin me partine si moter me PD. Dhe per kete i beri nder votuesve ,kane kohe per te votuar kunder dhe ku te kene ata interes e prespektive .,kurse Saliu eshte i zgjuar ,pamvaresisht e shkateroi shqiperine me themel ,ndoshta eshte i detyruar ,llogjikisht dyshohet te jete spiuni i UDB Serbe .. PS Vini RE. Korcar ne kete piken tre qe te mbushet ty kaplloqja do zgjatem pak .
    3 …Vendi eshte ne kolaps ,ne falimentim, e konkretisht .,per problemin e pronave qe shkelet ligji nga te gjithe PPSH , e ndare ne disa pjese ,prej sot e 26 vite te shkuara .Dosjet jane kukumal ne STRASBOURG ,ky kapedani i jot , e , si i pa pergjegjshem qe eshte ,po ti hapi thesin Strasbourgu ,kunder shtetit shqiptar jane miliardat ne euro per tu paguar pronareve dhe do falimentoje shtetin shqiptar komlet dhe ta kesh te qarte nga une ,eshte me keq se lufta .Akoma do paguajme ne fukarenjte popull nga taksat tona milionat ne euro ,kunder shtetit shqiptar e per cfare, se komunisti i jot Rama eshte komplet jashte orbite dhe i pa pergjegjshem Saliu dje dhe Rama sot i jane lutur Strasbourgut amani na i shtyni vendimet se jemi pa as edhe nje leke ne xhep . Ka kjo histori 7 vite ,kush e mbane pergjegjesine ,apo mbas meje te vije qameti..O korcar ,ta kesh te qarte Rama enveristi i jot dhe vellai i Saliut dhe i Likes bashke ,do ndeshkohet kete here bile keq ,se populli shqiptar eshte i zgjuar ,dhe ketu qendron e keqja e juaj si ti dhe Rama i jot ,e ha atehere, kur te hypen vehtja ne qejf. O Korcar ,ky Rama i jot ben mire te pregatitet bashke me Saliun dhe Liken te kerkojne azil politik ne Rusi ose ne Korene e Veriut dhe te jesh i qete o KORCAR ;do ja u bejne letrat,..Fare mos u merakos..Te garantoj.
    Poshte te paret Tradhetaret ,e pastaj Vresesit dhe Hajdutet

    Reply to this comment
  21. Adih May 21, 18:59

    E nderuar g dita ju lut..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*