Prisnin predhën e Luftës së Parë Botërore për skrap, shpërthimi plagos 2 të miturit

July 11, 2015 20:28

Prisnin predhën e Luftës së Parë Botërore për skrap, shpërthimi plagos 2 të miturit

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës.

Policia është njoftuar se në spital janë dërguar me plagë të rënda në gjymtyrë dy të rinj me inicialet K.M., 16-vjeç dhe A.K., 17-vjeç, të dy banues në lagjen “Baba Rexhepi”.

Pas ndërhyrjes së mjekëve, të miturit nuk kanë pasur më rrezik për jetën dhe plagët kanë qenë kryesisht në gjymtyrët e poshtme.

Pas hetimeve të nisura nga policia, marrjes në pyetje të të plagosurve dhe këqyrjes së vendngjarjes, rezultoi se të rinjtë kanë shkuar për të mbledhur hekura dhe kanë gjetur një predhë pranë detit, afër lagjes “Baba Rexhepi”, ku kanë tentuar t’a presin predhën.

“Nga temperatura e lartë ka shpërthyer vetëm disku i predhës dhe jo e gjithë predha, ku personat e mësipërm kanë pësuar dëmtime të lehta të gjymtyrëve të poshtme, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Ekspertët konstatuan se predha rezulton të jetë mjet luftarak kundërajror, që i përket Luftës së Dytë Botërore. /A.B.

July 11, 2015 20:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*