Prisnit faturë uji më të “kripur” në prill? Taksa e ndërtesës vazhdon të jetë…

May 28, 2018 10:27

Prisnit faturë uji më të “kripur” në prill? Taksa e ndërtesës vazhdon të jetë…

Të gjithë ata që kanë marrë faturën e muajit prill nga Ujësjellës-Kanalizime në qytetin e Tiranës mund të jenë surprizuar kur kanë zbuluar se taksa e ndërtesës rezulton të jetë 100 lekë, të paktën për familjarët. Ndërsa për bizneset, taksa në faturë rezulton “zero” dhe kjo lidhet me faktin se detyrimin për këtë kategori e mbledh Drejtoria e Taksave Vendore.

Ujësjellësi shërben si agjent tatimor për arkëtimin e disa taksave të Bashkisë ku mes të cilave edhe ajo e ndërtesës, e cila duke nisur nga 1 prilli llogaritet me një metodologji të re. Fakt është që në faturën e prillit vijon të aplikohet taksa e vjetër. Kjo sepse Bashkia e Tiranës duhet që të përllogarisë në total detyrimin që ka secili nga qytetarët sipas metodologjisë së re, dhe këtë më pas ta kërkojë të zbatuar në sistemin e ujësjellësit për ta arkëtuar përmes faturës së ujit.

Burime nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë thanë për “Monitor” se duke qenë thjesht agjent nuk kanë informacion se në çfarë faze është puna në Bashki lidhur me taksën e ndërtesës ndaj për prillin është vijuar me taksën sipas metodologjisë së vjetër.

“Deri më tani nuk na ka ardhur kërkesë për të bërë ndryshime në sistem ndaj po vijojmë me taksën ashtu sikurse ka qenë edhe më parë, por se në momentin që Bashkia do ta kërkojë, do të vijohet me implementimin” u shprehën të njëjtat burime.

Kjo do të thotë që edhe për muajin maj fatura që do të merrni në qershor nuk do të përfshijë taksën e ndryshuar të ndërtesës, pasi na ndajnë vetëm pak ditë nga mbyllja e muajit dhe ndryshimet në sistem kërkojnë kohën e tyre.

Duke qenë një taksë vjetore, Bashkitë në përgjithësi, jo vetëm ajo e Tiranës, kanë mundësi që ta arkëtojnë edhe vetëm me një këst. Pra mund të mos e arkëtojnë muaj pas muaji por ta përfshijnë në një të vetme në fund të vitit. Kjo mund të jetë më e thjeshtë për to, por sigurisht, pesha do të ndjehet më shumë në xhepat e qytetarëve, të cilët do ta kishin më të thjeshtë pagesën me këste mujore të taksës.

Bashkia e Tiranës duket të ketë edhe volumin më të madh të punës, lidhur jo vetëm me numrin e madh të ndërtesave që ndodhen në territorin e saj por edhe me larmishmërinë e çmimeve referencë për zona të ndryshme, duke e bërë të vështirë mbylljen afatshkurtër të të gjithë përllogaritjeve./Monitor

s.a/dita

 

May 28, 2018 10:27
Komento

1 Koment

  1. Fatmiri May 28, 16:48

    Kjo taksa e nderteses , qe eshte fare pa kuptim dhe qe asnjeri deri me sot nuk ka dhene nji spjegim shterus perse u vendos , por mos na dyfishohet me qene se po nderron edhe pronar nga ujesjellesi tek OSHE., aq me teper qe sikurse thuhet do te paguhet vetem njihere ne fund te vitit dhe keta pronaret e rinj mund ta llogarisin nga nji Janari pa marre parasysh qe ne ekemi paguar gjysmen e vititi. Ne keto raste do te na duhet ne qe te bredhim zyre me zyre dhe te ndodh si me matsat e ujit , qe ndersa qeveria vendosi qe ti jape falas per familjet ne nevoje ,ne na xhvati Lulzim Basha kur ishte kryetar bashkie jo v etem parat e matsave te ujit por edhe “ujin “afrofe sepse i vonoi kastile matsat per te na xhvatur para me shume ne prag te zgjedhjeve. Kete pune e realizoi nepermjet ndihmesit te tij besnik Dollapi!
    Fatmir Xhamallati

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*