Prit sa të vdes unë – pastaj thinju Ti!

Arben Duka June 30, 2015 14:58

Prit sa të vdes unë – pastaj thinju Ti!

Dhe ne si të shumtit,
koha na ka ndarë,
njëzet e ca vite,
që nuk jemi parë!

Me rrugë e pa rrugë,
të gjithë ikët ju,
unë si lis i lashtë,
hodha rrënjë këtu!

Nuk kam si ta di,
bëra keq a mirë,
po unë shtegëtimet,
nuk i kam dëshirë!

Sa herë që largohem,
në një tjetër Dhe,
një muaj pa shkuar,
kthehem si rrufe!

Kthehem për të ndenjur,
tek “Glami” në qoshe,
ti s’je kthyer kurrë,
o moj bukuroshe!

Ti s’u ktheve kurrë,
nëpër këto vënde,
se në tjetër vënd,
ngrite folenë tënde!

Po për syrin tim,
më mirë që s’je dukur,
se të pa kur ishe,
një Nure e bukur!

Të ka parë kur ishe,
trëndafil me vesë,
dhe ashtu të gdhëndur,
të kam në kujtesë!

Të gjithë e të gjithë,
këtu le të vinë,
po ti mos u kthe,
se më prish magjinë!

Nëse do të kthehesh,
se nuk mban dot mallë,
për dy sytë e mi,
mos u bëj e gjallë!

Të të mbajnë mënd,
Ylle-siç ke qënë,
se dëborë e kohës,
dhe mbi ty ka rënë!

Ajo pa pushim,
bie Zot-o Zot,
dhe një thinjë tënden,
unë s’e duroj dot!

Dhe një thinjë të vetme,
tek ty s’duroj dot,
në shpirt e në zëmër,
do mbytem në lot!

Mos u kthe-ta prishësh,
gjithë këtë magji,
prit sa të vdes unë,
pastaj thinju ti!

Arben Duka June 30, 2015 14:58
Komento

5 Komente

  1. gjermani i fundit June 30, 15:52

    Hallit te thinjave i gjendet dermani o komandant. Njecik boje dylekeshe dhe behet fringo e re. Thone se Pushkini u be shpejt flokebardhe dhe kur po zbriste shkallet ne istitut nja dy vajza e shpotijne: “paska rene debora shpejt maleve”.Si duelxhi i falimentuar Pushkini ua kthen: “Ka rene vertet, ndaj po zbresin lopet fushave”.

    Reply to this comment
    • kujtesa July 1, 08:40

      Hallall Z Duka!
      Na cove disa vite te bukura pas,por qe ja vlejne te kujtohen:

      -…Dhe një thinjë të vetme,
      tek ty s’duroj dot,
      në shpirt e në zëmër,
      do mbytem në lot!

      Reply to this comment
  2. ladilamcaj June 30, 18:06

    Z Duka dhe Çajupi nga parajsa ju ka zili per keto poezi te mrekullueshme qe shkruani, Respekt!!

    Reply to this comment
  3. rezi June 30, 23:29

    gurrë që nuk shterron je o poet…

    Reply to this comment
  4. Roberi gjer ne 'dekje! July 1, 04:50

    Ky Ben Duka, vetem ky
    krren shpirt per poezi
    Jo e jo Beni Tjeter
    qe kendon per Parti!

    Le te vije Bukuria
    te c’thinjet Arben Selvia
    O me mire 100 %
    Poeti te mos Rilind!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*