Priten përmbytje të mëdha, del harta: Ja qytetet që rrezikohen në vend

November 28, 2017 14:02

Priten përmbytje të mëdha, del harta: Ja qytetet që rrezikohen në vend

Insituti i GJeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në buletinin më të fundit të rreziqeve natyrore njofton për situatën që pritet nesër dhe pasnesër në vend. Paralajmërohen rreshje intensive, përmbytje dhe rrezik i shtuar në disa zona të vendit.

Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.

Nga llogaritjet PARAPRAKE këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman.

Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

Ky informacion është PARAPRAK nga IGJEUM, për arsye se llogaritjet po vazhdojnë dhe afati i këtij buletini është vetëm për 36 orët në vijim”- njofton IGJEUM.

Nga këto llogaritje rezulton se, nëse parashikimi i reshjeve del i saktë, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me pasoja të rënda (mijëra Ha tokë e përmbytur dhe mijëra njerëz të prekur) nga përmbytjet.

Sipas parashikimit, efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017).

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Gjirokastër, Berat, Elbasan) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

Temperaturat

Sot pasdite (e martë, dt.28) nuk priten reshje, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.29) priten reshje në të gjithë territorin kryesisht pasdite dhe gjatë natës. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër (e mërkurë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 °C / 12 °C

në vendet e ulta: -2 °C / 12 °C

në vendet malore: -6 °C / 6 °C.

Era

Sot pasdite (dt.27) dhe nesër (dt.28) pritet të fryjë mesatare në të gjithë territorin.

November 28, 2017 14:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*