Tiranë, dënohet me 15 vite burg kolumbiani i kokainës

April 20, 2016 15:58

Tiranë, dënohet me 15 vite burg kolumbiani i kokainës

Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me 15 vite burg kolumbianin Cesar Augusto Triana. Edhe kjo seancë, si i gjithë procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Triana akuzohet nga prokuroria për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe është kolumbiani i parë i cili dënohet në Shqipëri.

37-vjeçari sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda ishte pritësi i 256 kilogramëve kokainë, e sekuestruar qershorin e vitit 2014 në portin e Tivarit, në Mal të Zi.

Triana gjatë hetimit pranoi se ishte ai pritësi i drogës dhe gjithashtu do merrte në Shqipëri një pjesë të pagesës.

Në bazë të dëshmisë tij, ai do të paguhej nga 600 mijë deri 1 milion euro.

Triana ka sqaruar, se pasi të merrte paratë, duhet të njoftonte një person në Spanjë, i cili do të vinte në Shqipëri për t’i transferuar të hollat përmes një banke të nivelit të dytë, në vendin tonë

April 20, 2016 15:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim