Pritet “eksod” nga Manchester United; janë 10 lojtarë, që mund të largohen

October 11, 2018 13:48

Pritet “eksod” nga Manchester United; janë 10 lojtarë, që mund të largohen

Kur kanë kaluar vetëm dy muaj nga nisja e sezonit të ri futbollistik, shumë lojtarë të Manchester United kanë filluar të mendojnë për “portin” e radhës, ku do të “ankorohen”. Siç është cekur nga “Daily Mail” sot, të mërzitur me trajnerin Jose Mourinho, me pozita të diskutueshme në “Old Trafford”, por një pjesë e vogël edhe jashtë kontratave në fund të këtij sezoni, kjo situatë mund të shkaktojë një eksod të vërtetë verën e ardhshme nga Manchester United. Deri në dhjetë lojtarë pritet ta lënë skuadrën e “Djajve të Kuq”.

Një nga largimet më të rëndësishme mund të jetë De Gea, gjendjes së të cilit, gjithashtu, i bën jehonë “Daily Telegraph”. Portieri spanjoll është një nga njëmbëdhjetë lojtarët, që kanë kontratë edhe këtë sezon. Ai ka mundësi për ta zgjatur qëndrimin në “Old Trafford” edhe për një vit tjetër, por mbas 12 muajsh ekziston rreziku i largimit si lojtar i lirë. Takimi i fundit i përfaqësuesit të portierit, Jorge Mendes, me drejtuesit e klubit u zhvillua të premten e kaluar, në Londër. De Gea kërkon garanci për projektin sportiv, pas shtatë sezonesh te Manchester United, ku e ka fituar vetëm një herë titullin në Premier League (2012-2013).

Dy spanjollët e tjerë, gjithashtu, i përfundojnë kontrata e tyre në qershor 2019. Përtej kësaj date, e ardhmja e Mata dhe Ander Herrera në “Old Trafford” është e pasigurtë. Në rastin e këtij të fundit, vullneti i tij është për të rinovuar, por, siç vë në dukje “Daily Mail”, oferta ekonomike e klubit nuk i ka plotësuar pritshmëritë e lojtarit. Nga Anglia flasin edhe mbi mundësinë e kthimit të tij tek Athletic në janar.

Megjithatë, shqetësimi më i madh për klubin anglez është Paul Pogba, lojtari që vetëm dy vite më parë u ble nga Juventusi si transferimi më i shtrenjtë në botë (më pas u parakalua nga Neymar, kur kaloi te PSG). Edhe pse me një kontratë deri në vitin 2021, konfrontimi i mesfushorit francez me José Mourinhon është i njohur. Madje, lojtari këmbëngul se klubi duhet t’i sigurojë një rrugëdalje në janar (për të flitet se ka interes Barça). Më lehtë për t’u vendosur do të ishte për emra të tjerë, si Luke Shaw, Antonio Valencia, ose Anthony Martial.

Dy të parëve iu përfundon kontrata në fund të sezonit dhe vendimi për të rinovuar do të varet nga e ardhmja e José Mourinhos. Në rastin e Martial, Manchester United ka, si me De Gea-n, një mundësi për të rinovuar automatikisht edhe një vit tjetër. Eric Bailly, për të cilin Manchester United ka paguar 38 milionë euro, kur e mori nga Villarreal, e sheh veten jashtë kontrate në vitin 2020.

Lista e lojtarëve me shenjat e largimit nga “Old Trafford”, që i përmend “Daily Mail”, përfundon me Ashley Young dhe Phil Jones. Përveç tyre, Matteo Darmian, Chris Smalling dhe Andreas Pereira, i përfundojnë kontratat e tyre në fund të sezonit.

l.h/ dita

October 11, 2018 13:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*