Pritet një rënie e euros në muajin korrik

E. Shehu July 1, 2013 09:56

Pritet një rënie e euros në muajin korrik

Edhe pse euro në ditët e para të javës që lamë pas ka patur një rritje, muaji korrik pritet të sjellë një dobësim të saj ndaj lekut. Euro është forcuar sërish në ditët e fundit të javës, duke u mbyllur të premten në kuotën e 140.96 lekëve, nga 140.53 lekë, që arriti të martën, sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Monedha evropiane ka shfaqur tendenca mbiçmuese gjatë pjesës së parë të këtij viti. Kursi mesatar i euros për periudhën janar qershor 2013 ka qenë 140.2 lekë, në raport me rreth 139 lekë, që është mesatarja e vitit të kaluar. Por aktorët e tregut pohojnë se periudha në vijim do të shoqërohet me një mbiçmim të monedhës vendase, si rrjedhojë e situatës së qetë paszgjedhore, por edhe fillimit të efekteve sezonale, sidomos në korrik dhe periudhën e parë të gushtit, teksa emigrantët dhe turistët që vijnë në Shqipëri rrisin ofertën për valutë. Megjithatë kjo prirje mund të neutralizohet nga kërkesa për valutë e shqiptarëve që dalin jashtë për të kaluar pushimet. Sipas bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, në rezultante, diferenca mes parave që hyjnë në Shqipëri nga turizmi dhe atyre që dalin, në përgjithësi është minimale.

E. Shehu July 1, 2013 09:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*