Pritet të zhvarroset trupi i Whitney Houston për autopsi, ja dyshimet
Nga Arkiva
Whitney Houston, diva e muzikës, ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare 9 vite më parë. Mirëpo, vitin e kaluar u njoftua se rezultateve të autopsisë i erdhi fundi, por tani hetimi po rihapet sërish për të zbardhur shkakun e vdekjes.
Trupi i Whitney do të duhet të zhvarroset pasi ajo dyshohet se është e vrarë nga i dashuri i saj Nick Gordon. Autopsia e përmendur tregoi gjendjen e frikshme shëndetësore të këngëtares në momentin e vdekjes. Ajo u gjet e vdekur më 11 shkurt të vitit 2012 në vaskë pas mbidozës me kokainë.
“Nick Gordon kishte një motiv, por edhe një mundësi për ta vrarë atë. E gjithë kjo është shumë e rëndësishme për t’u hetuar”, thanë inspektorët. “Nick ishte i pranishëm kur Whitney u gjet në vaskë”, tha një burim anonim për revistën Globe.
h.b/dita
A’ nuk i kishin bë autopsi kur vdiç ? Dhe autopsia pas 9 vjetësh ka mundi të nxjerr shkakun e vdekjes ?..Kush specialist mund të të thotë ….
Fteri,mus u habit,se REama i ka cuar analizat e autopsise se atehereshme,ne nje laborator shume te besuar nderkombetar!
Pecato .
E padrejte per Kengetaren me ate ze te Mrekullueshem 🙁