Priti 10 ditë në aeroport të dashurën që njohu online, përfundon në spital

August 2, 2016 16:03

Priti 10 ditë në aeroport të dashurën që njohu online, përfundon në spital

Që dashuria të na lëndojë është normale, por për një hollandez në Kinë, dashuria rezultoi një “udhëtim” në spital për shkak të lodhjes.

Alexander Pieter Cirk, 41 vjeç, fluturoi nga Hollanda në provincën kineze Hunan me shpresën për të takuar të dashurën e tij që e kishte njohur online, një kineze e njohur me emrin Zhang.

Por ai përfundoi duke shpenzuar 10 ditë në aeroportin Changsha, pasi ajo nuk u shfaq kurrë. Sidoqoftë pak simpati, hollandezi e ka fituar në Kinë.

Cirk tha për mediat kineze se ai ishte njohur me Zhang, 26-vjeçare, në një aplikacion 2 muaj më parë dhe një romancë kishte lulëzuar mes tyre.

Ai vendosi të fluturonte për ta takuar atë, por kur shkoi në Hunan askush nuk doli për ta pritur.

Ai refuzoi të largohej nga aeroporti për 10 ditët e ardhshme, por më pass u dërgua në spital për shkak të një rraskapitje fizike.

Por një ditë më vonë zonja Zhang telefonoi në televizionin ku hollandezi kishte dhënë intervistën duke thënë se kishte kujtuar se ishte një shaka.

“Marëdhënia jonë kishte avancuar, por më vonë filloi të tregohej jo i mirë me mua,” tha Zhang.

“Ai m’i tregoi biletat online por mendova se ishte shaka, pasi nuk më kontaktoi më vonë”.

Zhang tha se ajo do dëshironte ta takonte Alexander pasi ai të rikuperohej, duke thënë se ishte e interesuar të mbante lidhjen

August 2, 2016 16:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*