Pritja e Kombëtares, ja rrugët që bllokohen

June 23, 2016 14:57

Pritja e Kombëtares, ja rrugët që bllokohen

Policia e Tiranës, me rastin e mbërritjes së Kombëtares së Futbollit, pasi do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në aeroport, me qëllim sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike si dhe për garantimin e sigurisë për zhvillimin normal të festimeve ka ndërrmarë masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore.

Sa më sipër, do të ketë bllokime duke filluar nga ora 15:00 – 20:00, të segmenteve rrugore:

• Segmenti rrugor nga Aeroporti “Nënë Tereza” – mbikalimi i “Qafës së Kasharit” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – mbikalimi i Kamzës – Sheshi “Shqipona” – Rruga “Dritan Hoxha” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga e “Durrësit” – Sheshi “Skënderbej” – Bashkia e Tiranës

• Segmenti rrugor nga Bashkia e Tiranës – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” në kryqëzim me Rrugën Bardhyl dhe Bulevardin “Zhan Dark” – Bulevardi “Zhan Dark” – Ministri e Jashtëme
Segmenti nga bulevardi Ministria e Jashtëme – Bulevardin “Zhan Dark” – kryqëzimi i Bulevardit “Zhan Dark” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Kryeministri

• Segmenti rrugor nga Kryeministria – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi “Nënë Tereza”

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si dhe fton gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij festimi.

June 23, 2016 14:57
Komento

1 Koment

  1. Genti June 23, 15:00

    1 milion euro per golin por edhe te pakten 100 mije euro per shtyllat(me Francen e me Zvicren me duket) edhe nga 50 mije euro per gjuajtjet ne porte! Edhe festa duhet te behet zyrtare dhe te zgjase 3 dite minimumi! Me gjithe kete mrekulli qe na bene djemte tane si teper te kursyer e indiferente po dukemi si shtet e si popull! Ne jemi kampionet reale te ketij kampionati! Pazaret e uleta qe na larguan i ka zakon Uefa! Padrejtesite po ashtu! Kampion de fakto jemi, de jure per ne nuk ka aspak rendesi! Bravoooo… kombetarja, bravo Edi Rama…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*