Privatësia, shefi ekzekutiv i Facebook-ut do të pyetet nga PE

May 16, 2018 20:35

Privatësia, shefi ekzekutiv i Facebook-ut do të pyetet nga PE

 

Rrjeti social Facebook ka konfirmuar faktin që shefi ekzekutiv do të takohet me krerët më të lartë të Parlamentit Europian për të diskutuar mbi shqetësimet mbi privatësinë në Bruksel.

Data e takimit me Mark Zuckerbergun nuk është përcaktuar ende, por presidenti i Parlamentit Europian tha se shpresonte që të ndodhte javën e ardhshme.

Bisedimet do të zhvillohen gjithsesi me dyer të mbyllura, në Konferencën e Presidentëve, ku marrin pjesë edhe udhëheqës të grupeve të ndryshme politike. Pas kësaj vizite do të zhvillohet edhe një dëgjesë publike, që parashikohet të ndodhë në qershor, ku do të thirren ekzekutivë të tjerë të Facebookut.

Rrjeti social u përfshi nga një skandal me shkeljen e privatësisë së të dhënave të miliona përdoruesve, të cilat ishin përdorur nga kompania e konsulencës politike, “Cambridge Analytica”, me seli në Londër, e cila pas skandalit ka njoftuar edhe mbylljen e biznesit.

Më 23 maj, Zuckerbergun do ta presë në Paris edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Zyra e këtij të fundit njoftoi se të dy ata do të zhvillojnë bisedime mbi privatësinë e të dhënave dhe taksat. Në samitin në pallatin “Elysee” do të marrin pjesë edhe krerët e Microsoftit, Intelit dhe IBM-së.

l.h/ dita

May 16, 2018 20:35
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 May 17, 09:30

    për ufollogët,ose të alienizuarit!!
    kjo foto e mark malsheqerit është një provë që vërteton se alienët jetojnë mes nesh!!
    ky nuk ka arritur të maskohet si njeri!!
    vëzhgojeni mirë dhe do të shihni se ngjan si një alien!!
    unë nuk kam parë asnjë,por ma mer mëndja që kështu duhet të jenë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*