Privatizimi i OSHEE, Balla: Dëmi i shkaktuar shtetit, 414 mln euro

December 15, 2017 13:45

Privatizimi i OSHEE, Balla: Dëmi i shkaktuar shtetit, 414 mln euro

Vetëm pak kohë pasi Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e prokurorisë për mbylljen e dosjes së privatizimit të OSSh nga CEZ, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka përsëritur emrat që duhet të thërriten në prokurori.

Sipas tij, hapi i pare pas kesaj eshte therritja ne prokurori e Nue Kalajt, Shkelzen Berishes dhe Hamza Merxhanit.

Kujtojme se Hamza Merxhani eshte shqiptaro-maqedonasi me banim në Çeki, i përmendur si ndërmjetës në privatizimin e OSSH nga CEZ, i cili dëshmoi ne komisionin hetimor ngritur nga maxhoranca per kete ceshtje, përmes një video konference.

“Gjykata e shkalles së parë e Tiranës hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë Tiranës për të mbyllur hetimet e nisura në bazë të një kallëzimi nga Kuvendi, për procedurat e privatizimit te OSSH, mes ministrisë dhe CEZ”- tha Balla, duke ironizuar me prokuroren e çështjes, e cila sipas tij theu rekord, pasi lexoi dosjen me mbi 5 mijë faqe vetëm për 10 ditë.

“Dhe për habi të të gjithëve kjo prokurore kërkonte dhe mbylljen me vendim gjykate, për fat gjykata vendosi rikthimin për hetim më të thellë. Pas kësaj, Nue Kalaj, Shkelzen Berisha dhe Merxhani të thërriten për të dëshmuar për transaksionet e mëdha të bëra”.

Sipas tij, dëmi shkaktuar buxhetit si rezultat i favorizimit të padrejtë të CEZ është 441 milionë euro.

December 15, 2017 13:45
Komento

1 Koment

  1. jo-genjeshtres December 15, 13:59

    Nuk eshte keshtu Balla.
    Shteti nuk eshte popull.
    keto leke i jane vjedhur popullit. Shteti jeni juve qe i keni vjedhur bashke me ata te Sales!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*