Balla: Berisha do të merret edhe forcërisht për të dëshmuar

April 28, 2016 19:00

Balla: Berisha do të merret edhe forcërisht për të dëshmuar

Komisioni për hetimin e privatizimit të OSSH-së u mblodh për herë të dytë pa praninë e opozitës këtë të enjte.

Në programin hetimor të këtij komisioni është parashikuar thërritja për të dëshmuar e të gjithë aktorëve të privatizimit të qeverisë së shkuar, mes të cilëve edhe Sali Berisha.

Por në mungesë të përfaqësuesve të opozitës, deputeti socialist, Pjerin Ndreu kërkoi që të mos paragjykohej puna e komisionit dhe shprehu dyshimet për paraqitjen e Sali Berishës si dëshmitar në këtë Komision.

“Unë nuk besoj që dëshmitari Sali Berisha do të vijë të dëshmojë, por do të bëjë si gjithmonë duke shmangur hetimet”, tha ai.

Dyshimeve të kolegut të tij, kryetari i komisionit Taulant Balla iu përgjigj duke përmendur rregulloren, që parashikon edhe marrjen forcërisht të dëshmitarëve për të dëshmuar.

“Komisioni punon sipas Kushtetutës dhe thirrja e dëshmitarëve bëhet me një vendim të ndërmjetëm. Pra, nëse ne do të vendosim me vendim të ndërmjetëm që të thërrasim dëshmitarët forcërisht atëherë do të zbatohet ligji dhe vendimi”, tha Balla.

April 28, 2016 19:00
Komento

4 Komente

  1. aqo April 28, 19:42

    Terhiqeni zvarre qenin I vici-dolit

    Reply to this comment
  2. MH April 28, 20:07

    Na ka ardhe ne majet te hundes filmi me za.Tashti e duam me figur ku debutues te jene aktor origjinal te lojes me za me shkelje te ligjit.

    Reply to this comment
  3. Z/K April 28, 22:14

    Na ngopet me filma seriale.
    Jemi ne pritje me shume durim te ndjekim DOKUMENTARIN.

    Reply to this comment
  4. info analitike April 29, 10:38

    Dyshja karagjoze e rilindjes, shefi i kooperatives me brigadieren e kooperatives. Amani more shoke mjaft na gajaset me idiotesite e Balles qe nuk i beson me as e motra e tij. Sa poshte ka rene niveli i PS-se! Vajmedet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*