Privilegjet shtetërore, Adriatik Llalla nën ruajtje nga garda deri në 2020

August 23, 2018 09:31

Privilegjet shtetërore, Adriatik Llalla nën ruajtje nga garda deri në 2020

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do t’i humbasë disa privilegje shtetërore pavarësisht largimit nga drejtësia, ‘arratisjes’ për t’i shpëtuar një arrestimi të mundshëm, hetimit për pastrim parash dhe konfiskimit të pasurisë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Garda e Republikës, përmes një vendimi të posaçëm qeverie, është ngarkuar për të marrë nën ruajtje ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla deri në dhjetor të vitit 2019, dy vjet pas mbarimit të mandatit.

Në shtator të vitit 2007, Këshilli i Ministrave vendosi të përfshijë Prokurorin e Përgjithshëm në listën e personaliteteve të larta shtetërore që duhet të ruhen dhe mbrohen pas lirimit nga detyra, ndonëse në rastin konkret, Garda e Republikës e ka të vështirë të zbatojë vendimin, pasi ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nuk i dihet vendndodhja, për shkak të një llogarie të hapur me drejtësinë.

Vendim nr. 592, datë 5.9.2007 mban firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili përpos kryeprokurorit, parashikon edhe ruajtjen e ministrit të Brendshëm pas lirimit nga detyra. “

Ligji për Gardën e Republikës parashikon që presidenti, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri ruhen dhe mbrohen edhe 3 vjet pas lirimit të tyre nga funksioni.

Ndërkaq, gjatë ushtrimit të detyrë Garda e Republikës ruan dhe mbron presidentin, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, si dhe familjet e tyre; Personalitetet e huaja, që vijnë në vendin tonë; Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese; Zëvendëskryetarët e Kuvendit; Anëtarët e Këshillit të Ministrave; Kryetarin e Gjykatës së Lartë; Prokurorin e Përgjithshëm; Kryetarin e SHISH-it; Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit; Guvernatorin e Bankës së Shtetit; Avokatin e Popullit; Kryetarin e KQZ-së; Kryetarin e partisë më të madhe të maxhorancës parlamentare; Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare; Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;

Personalitetet që ruhen nga Garda edhe pas mbarimit të mandatit: Presidenti; Kryetari i Kuvendit; Kryeministri; Kryeprokurori; Ministri i Brendshëm.

 

 

Lajmi është marrë me shkurtime nga shqiptarja.com

o.j/dita

August 23, 2018 09:31
Komento

15 Komente

  1. hajdutetemutit August 23, 09:58

    me rob shpie

    Reply to this comment
    • kujtesa August 23, 13:32

      Keshtu i bije qe ne nje mandat 4 vjecar te qeverisjes,te paguhen ekstra per 3 prokurore,tre ministra te brendshem,tre…..!
      Ore po paskemi qene te pasur,i qifsha motren!
      Po keto jane VKM qe nuk mund te prishen,apo i intereson cdo KM kur vjen ne pushtet??????

      Reply to this comment
  2. Konti i Monte Krrabes August 23, 10:01

    Ruajeni dhe mbroni mire edhe Fullhanin, qe ti haje gjithe qef parate e grabitura. yyyyypxhixhi

    Reply to this comment
  3. Igli August 23, 10:08

    Keto lloj ligjesh kane vlere ne nje shtet serioz,po jo te ne mos u tallni tani.Te gjithe zyrtaret qe kane keto privilegje nuk eshte se kane punuar me perkushtim per shterin.Ata aty i vuri mafia dhe ata i sherbyen mafies.Nuk rrezikohen.Mos hani paret e popullit akoma.

    Reply to this comment
  4. perkthyesi August 23, 10:37

    Paradokse te demokracise! Ne vend qe te jape llogari nje sahat e me pare, duhet ti paguajme dhe nje njeri nga pas, sepse ishte prokuror qe “shkriu gjithe energjite e tij per te miren e popullit (nenkupto: vetvetes). Pse keshtu do ti bashkohemi Europes, me plehra neper kembe?. Zot na ruaj nga keto zarbo, qe nuk kane lene dy gure bashke, per te xhvatur ate qe kane dashur!

    Reply to this comment
  5. Adih August 23, 10:43

    Shteti dhe garda e republikes se bananeve thote , se nuk e dime se ku ndodhet ky fshatari i gramshit ,pa shkolle te mesme ,per ta ruajtur . Me lart ne kete shkrim thuhet ,se eshte vendim i qeverise Berisha , Por ky ripjellsi RAMA , cfare thote ,per rujtjen e jetes se Llalles dhe familjes se tij . Akoma do paguajme me taksat tona ,ne populli i varfer , per keta rrugace ?? O Zot i madh: na ruaj mend e kokes ..
    Skeni per ta gjetur . Llalla eshte ne KORENE e VERIT te KIMI . :Llalles ,KIMI ,ja ka bere letrat .

    Reply to this comment
  6. Dalla e thartuar me roje August 23, 10:44

    Hajdutet e saliut duhen ruajtur nga vet saliu

    Reply to this comment
  7. Adih August 23, 10:44

    Shteti dhe garda e republikes se bananeve thote , se nuk e dime se ku ndodhet ky fshatari i gramshit ,pa shkolle te mesme ,per ta ruajtur . Me lart ne kete shkrim thuhet ,se eshte vendim i qeverise Berisha , Por ky ripjellsi RAMA , cfare thote ,per rujtjen e jetes se Llalles dhe familjes se tij . Akoma do paguajme me taksat tona ,ne populli i varfer , per keta rrugace ?? O Zot i madh: na ruaj mend e kokes ..
    Skeni per ta gjetur . Llalla eshte ne KORENE e VERIT te KIMI . :Llalles ,KIMI ,ja ka bere letrat .

    Reply to this comment
  8. skrapari August 23, 11:35

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe hajdutet shperblehen me Euro dhe ruhen me bodigard,ne vend qe te jene prapa hekurave. E cudicme! me te vertet e cuditcme! Hajduti i 1 miljard lekeve ruhet me bodigard?

    Reply to this comment
  9. alphade August 23, 14:14

    Edhe ketu ky kryeminister duhet te beje reforme te thelle
    apo i pelqen qe edhe atij ne te ardhmen t’i bejne “fresk” si
    te personazhi i Ballaban Pashes ne filmin Skenderbeu.
    Metrni shembul nga presidenti i shtetit 140 milion banore,
    te Meksikes, zotit Andreas Lopez Obrador qe e hoqi tere
    garden dhe shume masa te tjera ne raport me privilegjet
    e funksionareve te cdo rangu duke filluar nga presidenti.
    Ligjet katraure qe ka bere Sali Shpelkari qe nuk i ka shkruar as Moisiu dhe as Pejgameri duhen hedhur ne gjirizin e ujrave te zeza. Apo edhe edhe qeverise aktuale i interesojne keto ligje . Jo zoterinj. Ju po abuzoni tmerre-
    sisht me parat e taksapaguesve te shqiptareve. Perse disa gjera nuk i thuhet popullit dhe mbahen tabu nga qeverite qe zevendesojne njera- tjetren ? Perse ? Apo ju
    interesojne salltanetet e sulltanatit shqiptar.Ky eshte turpi
    botes ne nje shtet ku mezatarisht nje pensionist merr 130
    dollare ne muaj. Hiqni keto privilegje zoti K/minister ! Kjo
    ben pjese ne ate Reforme qe ju keni marre persiper ta beni por deri me sot na keni servirur vetem batuta e reto-
    rike bajate. Ju ,me qendrimin tuaj : “Po bejme lufte de more de si lum Ti popull mezi na ke” nuk po nxirrni asgje ne shesh . Pale “Peshqit e Medhenj” i “hengren Peshka-
    wenet e Medhenj” !!! Nejse,populli “dele” duhet te prese
    se cdo t’i serviri ky shtator qe e kemi ne prag te deres.?!
    Apo kete vjeshte do te kemi “festivalin e Saliut ” te protes
    tave qe do cojne ne rrezimin e qeverise..,,,..!???

    Reply to this comment
  10. fteri August 23, 16:00

    Një kryeprokuror e k/hajdut e kryetar i mafjes familjes Berishoviçit ,ky kr/ kriminel i shkallës supërjore u vendos nën ruajtje ,nga kushë ?,dhe përse ? …. kur kriminelët i ka shokë .

    Kush i rrezikoka jetën këtijë nënëpunësi ishë me përgjegjësi “hyjnore “kryeprokuror i Republikës që ka patur në dorë tërë besimin e popullit Shqipëtar dhe tërë jetën e njerëzve të thjeshtë ?…

    Kurse ky abuzoi e shpërdoroi besimin ,siguroi pasuri prrallore për vete dhe mbylli shumë çeshtje kriminale shumë të rënda ,pa i hyrë ferrë më këmbë kriminelve dhe politikanve të përlyer në krime,të vertetuara si gërdeci dhe 21 janari , vjedhja e B.SH-së nga Fullan Kusari .etj,etj,krime të pa ndëshkuara .

    Vendi i tij është vetëm burgu i përjetëshëm ,atje ka roje që i siguron jetën .

    Reply to this comment
  11. fteri August 23, 17:10

    Moderator mos vono komentet ,forco kujtesën !

    Reply to this comment
  12. fteri August 23, 17:49

    ADRIATIK LLALLA RUHET MË MIRË NGA ROJET NË BURG TË PËRJETËSHËM .

    Atë meriton ,për krimet që ka bë ,është koka e mafjes kriminelve të drejtësisë që vodhën e shkatrruan shqipërinë .

    Reply to this comment
  13. h August 23, 23:19

    Po ato pronat e vjedhura,ka caktuar njeri shteti tja ruaj ?

    Reply to this comment
  14. fery August 23, 23:54

    Para pak ditesh , vetem sa kishte perfunduar hetimet per 19.200 veteran te rrejeshem te UCK ne luften e Kosoves , dhe sapo kishte perfunduar hetimet per protogonistet e subjektit td krahut td luftes PDK ne kosove lidhur me aferen ” pronto ” , prokurori i Prokurorise Speciale Elez Blakaj iku ne Amerike ngase si u shprehe vete ai ne rrjetin Social FB nga Amerika , kishte qene i kercnuar nga kreret e shtetit te Kosoves dhe ish komandant te UCK te cilet i kishin fryre listat e veteraneve me persona qe fare
    s kishin qene ne lufte por , pase luftes ata kishin luftuar per ti mbledhur padroneve te tyre vota me te cilet shefat e medhenj i kishin fituar gjithmone zgjedhjet kurse , si kundershperblim shefat e medhenj , keta ” luftetar ” i kishin dekoruar me
    titullin ” veteran ” duke i futur pastaj ne listen e pagave nga buxheti
    i Kosoves per ti marre nga 180 € ne muaj pa luftuar dhe pa punuar fare dhe , te tille prokurori E.Blakaj kishte konstatuar se ishin afro 20.000
    Nga hetimet e tij, prokurori Elez Blakaj ishte kercnuar dhe ja kishte mbathur ne Amerike
    Po kete vit , vetem disa muaj para prokurorit te Gjykates Speciale te Kosoves Elez Blakaj , ja mbathi ne Amerike edhe ish Kryeprokurori i shtetit shqiptar Adriatik Llalla…!!!
    E ne Kosove eshte shume e perhapur shprehja SINDROM sepse,me kete shprehje pretendohet te tregohet nji ngjajeshmeri dhe paralajmerim
    qe ndodhe ne Shqiperi per te keqe ,disi ngjajeshem do te ndodhe edhe ne Kosoves andaj , me shume qejf politikanet e Kosoves e perdorin togefjaleshin ” Sindrom i Shqiperise ” sepse kjo i detyron edhe per nderrmarrjen e masave te njejta mbrojtese kunder nji dukurie qe mund ta perdoret ne Shqiperi , te perdoren edhe Kosova e kjo te qone ne perfundim se atyre qe here here u lekunden pozitat dhe postet ne Shqiperi dhe Kosove duket te jene ne kordinim te perhereshem mese tyre ne menyre qe te mose kapen ne befasi por , te mbrohen perveq masave extra mbrojtese si na doli edhe angazhimi i grardes se Republikes per persona edhe per 3 vite pase perfundimit te mandatit qe kane ushtruar poste te rendesishme shtetrore ose kane qene ne poste ku kane kryer shperdorimin dhe abuzime shtazarake me ligjin dhe pasi i kane kryet punet ” si duhet ” atyre duhet tu sigurohen masa mbrojtese shtese edhe 3 vite pase perfundimit te mandatit me para te taksapagueseve
    HALLALL e PAQIN. …A. !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*