Pr/ligji-ISSH kalon në varësi të ministrisë së Mirëqenies Sociale

January 15, 2014 12:17

Pr/ligji-ISSH kalon në varësi të ministrisë së Mirëqenies Sociale

Instituti i Sigurimeve Shoqërore pritet të kalojë në varësi të ministrisë së Mireqenies Sociale dhe Rinisë, ndërkohë që aktualisht është në varësi të ministrisë së Financave.
Sipas një pr/ligji të depozituar së fundi në parlament, ligji aktual për sigurimet shoqërore përcakton marrëdhëniet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore(ISSH) me ministrinë që e mbulonte këtë fushë.
Deri në vitin 2006, për problemet e sigurimeve shoqërore ishte përgjegjëse Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, ndërsa me një ligj të marsit 2006, kjo kompetencë i kaloi ministrisë së Financave.
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave, me vendimin e 27 nëntorit 2013, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”, përcaktoi fushën e përgjegjësisë së kësaj ministrie, duke përfshirë në të dhe veprimtarinë e ISSH-së.
Drafti parashikon që ISSH t’i paraqesë Këshillit të Ministrave, nëpërmjet ministrisë përgjegjëse për çështjet e sigurimeve shoqërore, raportin vjetor dhe bilancin e ISSH-së; buxhetin vjetor të ISSH-së dhe planin financiar; zhvillimin financiar 3-vjeçar dhe perspektivën e Institutit.
Po ashtu ligji i ri përcakton që ISSH një herë në 5 vjet të paraqesë perspektivën 5-vjeçare.
Ministria përgjegjëse për çështjet e sigurimeve shoqërore mbikëqyr zbatimin e politikave të Këshillit të Ministrave në fushën e sigurimeve shoqërore.

January 15, 2014 12:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*