Probleme disipline te LSI, Agron Çela qëndron në sallë dhe voton me PS

May 10, 2018 14:03

Probleme disipline te LSI, Agron Çela qëndron në sallë dhe voton me PS

 

“Nuk ka rebelë”! Kështu kanë deklaruar së fundmi në LSI, pasi nga baza largimet u bënë masive dhe deputeti Robert Bitri nuk braktisi sallën siç bëri pjesa tjetër e deputetëve të partisë së tij, në një seancë të tre javëve më parë.

Por, duke se të vetët nuk po i binden më kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, pasi rasti Bitri u pasua nga një veprim i ngjashëm i Vangjel Tavos dhe Lefter Kokës.

Ata thyen vendimin për largimin nga salla, por duket se raste të tilla po masivizohen së tepërmi, pasi sot u shënua i katërti brenda tre javësh.

Një tjetër deputet i Grupit të LSI, Agron Çela i Shkodrës ka injoruar vendimin e partisë së tij sot, duke qëndruar në sallë me PS dhe tre deputetët e LSI, të cilët votuan një projekt ligj të rendit të ditës.

Çela është fotografuar në vendin e tij në fund të sallës së boshatisur, teksa kryeparlamentari Ruci po hidhte ligjet në votim.

Pasi është kryer procedura e votimit ai është larguar dhe kjo duket të jetë një lëvizje për të shpëtuar mandatin e deputetit, pasi Agron Çela prej shumë kohësh mungonte në seancat plenare të Kuvendit.

a.s/dita

May 10, 2018 14:03
Komento

4 Komente

  1. Paci May 10, 17:27

    Habitesh kur degjon per LSI ne se na qenka parti e pa disiplinuar . LSI ose levizja e specialisteve te interesave eshte grup partia qe jep shembullin me mashtrues te te rinjte qe futen ne rrugen e politkes du e ditur se jane te mashtruar per te mashtruar .

    Reply to this comment
  2. AM May 10, 17:33

    Mjeran

    Reply to this comment
  3. XXXL May 10, 17:57

    Lesh e lija ashtu sic u krijua, per probleme personale te kokekatrorit Like dhe qe eshte kthyer ne Parti te familjes qe e ka trasheguar baxhella Mona burri i Likes, ashtu do te iki per “Lesh Monike”.
    Ne familje po pregatisin elementet e rinj per Partine, Boren dhe Eren qe duken nga surrati si “femijet” e Kim Jong-un, apo me mire me thene qe surrati tyre ngjason me diskun e rrotes se gomese te Zetorit qe dikur plugonin tokat ne Cepan te Skraparit.

    Reply to this comment
  4. Asesisi May 11, 01:29

    Agroni njihet ne Shkoder si joMafioz. Ai dhe vellezerit kane nje emer jo te paPerlyer. Njerezia nuk ka frike te thote se ai eshte jo i paPaster qe nga koha kur ishte roje i diskoteses se Rinise ne 1990. Me djerse te duarve, dhe sidomos te gishtit tregues, ka mundur te behet pasanik. Asnje qeveri nuk e ka hetuar pasi nuk eshte mire te hetohet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*