Ka probleme me pasurinë, shkarkohet kryetarja e gjykatës së Gjirokastrës

April 15, 2019 15:03

Ka probleme me pasurinë, shkarkohet kryetarja e gjykatës së Gjirokastrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Gjykatës së Gjirokastrës Albina Spahaj.

Komisioni e gjeti atë gjatë hetimit administrativ me probleme në kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës dëgjimore Spaha u përball me një sërë dyshimesh mbi burimin e ligjshëm të pasurive të saj. Sipas relatores ajo nuk kishte burime të ligjshme për të justifikuar blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe kursimet ndër vite.

KPK po ashtu gjeti disa shuma në llogari bankare që sipas relatores nuk ishin deklaruar dhe nga analiza financiare rezultoi një bilanc negativ prej 6.3 milion lekësh.

Spaha u mbrojt duke pranuar si pakujdesi mosdeklarimet. Po ashtu ajo kërkoi që të përfshiheshin në analizë të ardhurat e bashkëshortit sipas asaj që ajo kishte deklaruar.

Në këtë pikë Spaha u duk se ishte në një situatë të ngjashme me magjistratë të tjerë dhe ngjashëm ajo fajësoi kompanitë e ndërtimit që kishin punësuar të shoqin që nuk kishin paguar sigurime dhe tatime për rroga të plota.

Gjatë seancës dëgjimore u vu në dukje se ajo nuk kishte probleme në kriterin e figurës dhe u vlerësua pozitivisht në kriterin e profesionalizmit. KPK nuk u shpreh për 5 denoncime që kishte marrë por tha se do i shpjegonte në vendim.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.

Albina Spaha e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1998. Ajo ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tepelenës dhe në vitin 2008 është emëruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në tetor 2016, Spaha u komandua kryetare e Gjykatës së Gjirokastrës pas shkarkimit të kryetarit të mëparshëm, Guximtar Boçi i cili u akuza për një skandal seksual, për të cilin gjykata e nxorri të pafajshëm.

l.h/ dita

April 15, 2019 15:03
Komento

5 Komente

  1. Adih April 15, 17:09

    U derdh vai ne lakna per keta bandite gjygjtare .Por e rendesimshme eshte ti sekuestrohen te gjitha,Pallati kontot bankare , cka ka kjo te pa justifikueshme . Po su be kjo avazi i mukes do vazhdoje .

    Reply to this comment
    • Tartufi April 15, 19:41

      Me e bukura do qe ti shpiesh Zetorin me karoceri si ne kohen e ustait te madh Enver tek praku I shtepise dhe placket duke fluturuar ne karoceri dhe drejte pa ndaluar ne koperativen malore socialiste,,, ku kjo konture hajduteje e ka origjinen e familjes e zbritur ne kohet e hershme te diktatures .Kjo eshte nga Morri I kuq I ketij populli .

      Reply to this comment
  2. Shefqet Cela April 15, 21:42

    Po ky i pa fajeshmi Boci pse nuk u kthye ne vendin e punes?
    Apo nuk duhej levizur kjo zonje!

    Reply to this comment
  3. Tori April 16, 08:51

    Po prokuroren Prela perse nuk e perjashtuan por ja njohen justifikimin per burrin ?

    Reply to this comment
  4. servet April 16, 08:54

    Po ai gjykatesi i Durresit qe i kishin vjedhur 350,000,000 a e ka kaluar vetingun?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin