Probleme te danezët, Kjaer dhe Ankersen të dëmtuar

October 6, 2014 22:41

Probleme te danezët, Kjaer dhe Ankersen të dëmtuar

Qendërmbrojtësi i Lille, Simon Kjaer mund të jetë mungesa e madhe e Danimarkës në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”. Futbollisti 25-vjeçar ka pësuar një dëmtim në takimin e Europa League mes Lille dhe Wolsburgut dhe sipas asaj që bëjnë të ditur mediat daneze është në luftë me kohën për të qenë i gatshëm në sfidën ndaj kombëtares kuqezi. Ish-lojtari i Wolfsburgut dhe Romës nuk u grumbullua fare nga trajneri i Lille Rene Girard për ndeshjen e fundjavës që sapo lamë pas ndaj Lionit në kampionatin francez, dhe këtë të hënë kreu stërvitje të diferencuar me kombëtaren daneze. Kjaer është padyshim një nga pikat e forta te kombëtarja skandinave dhe mungesa e tij do të ishte diçka më shumë sesa pozitive për ekipin tonë përfaqësues. Për mungesën e mundshme të mbrojtësit 25-vjeçar për mediat daneze foli edhe trajneri i kombëtares nordike, Morten Olsen, i cili theksoi se Kjaer do të bëjë çmos për të qenë i gatshëm në ndeshjen ndaj Shqipërisë, por nëse nuk riaftësohet plotësisht Olsen tha se nuk do ta rrezikojë duke e hedhur në fushë lojtarin e Lille, pasi Danimarka tre ditë pas ndeshjes me Shqipërinë do të ketë një takim shumë të rëndësishëm përballë Portugalisë.

Probleme te kombëtarja skandinave nuk ka vetëm Kjaer por edhe mbrojtësi i djathtë i Red Bull Salsburgut, Peter Ankersen por sipas Olsen 24-vjeçari që luan te kampionët e Austrisë ka më shumë mundësi për t’u riaftësuar në kohë se 25-vjeçari i Lille. Gjithsesi lajmi i mirë për trajnerin e Danimarkës është se mesfushori dhe ylli i skuadrës Lasse Schone është rikthyer të luajë me skuadrën e tij të Ajaxit në ndeshjen e fundit të Eredivisie që harkëtarët zhvilluan ndaj Zwolles dhe është gati edhe për takimin e “Elbasan Arena” ndaj kombëtares kuqezi.

October 6, 2014 22:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*