Problemet në Kadastrën e Vlorës, Lame: Për dy muaj përfundon procesi i regjistrimit të pronave

June 23, 2020 18:35

Problemet në Kadastrën e Vlorës, Lame: Për dy muaj përfundon procesi i regjistrimit të pronave

Qeveria ka nisur procesin e regjistrimit të pronave në bregdetin jugor të Shqipërisë. Kjo është hera e tretë që synohet të bëhet ky regjistrimi në këto zona, të njohura për konfliktet e pronësisë dhe problemet komplekse me zhvillimin e investimeve turistike. Sipas drejtuesve të Agjencisë së Kadastrës procesi pritet të zhvillohet në disa faza dhe fillimi lidhet me mbledhjen e dokumentacionit nga vetë pronarët. Procesi ka ngjallur reagimet e shoqatave të pronarëve, por edhe vetë banorëve.

Qeveria nisi procesin e regjistrimit të pronave në bregdetin jugor nga Vlora në drejtim të Sarandës. Këto zona njihen për problematikat komplekse me çështjet e pronësisë, por edhe me ardhmërinë e investimeve të rëndësishme turistike. Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame thotë për Zërin e Amerikës se procesi pritet të përballet me mjaft sfida.

“I gjithë procesi i regjistrimit të pronave në bregdet është një sfidë e madhe. Është një sfidë që shteti e ka humbur dy herë, deri tani. Pra, në të gjithë zonat kadastrale të Bregut që përfshin zonat nga Vlora në Sarandë është nisur dy herë pasi ka filluar që në vitin 1994. Të dy herët ka dështuar, një herë sepse filloi në mënyrë amatore dhe një herë tjetër sepse u la në mes. Kjo është hera e tretë”, thotë ai.

Zoti Lame thotë më tej se fazat e regjistrimit do të përfshijnë tetë zona kadastrale që përfshijnë zonën bregdetare ku ka filluar mbledhja e dokumentacionit.

“Janë 8 zona kadastrale që përfshijnë gjithë fshatrat e Bregut, në të cilat ne kemi filluar prej rreth një muaji mbledhjen e dokumentacionit,takimet dhe informimin me publikun“, thotë ai.

Zoti Lame thotë se një nga sfidat është mosbesimi i vetë banorëve:

“E them hapur, me siklet, por hapur ama, se ka shumë mosbesim se kanë kaluar 26 vjet që nuk përfundon procesi, janë zhgënjyer të paktën dy herë deri tani nga shteti. Por kësaj i shërben edhe vajtja jonë në terren, takimit me njerëzit për t`ua bërë të qartë që rrugë tjetër nuk ka”.

Procesi thotë më tej zoti Lame po mbulohet nga Drejtoria Qendrore e Kadastrës dhe jo Kadastra e Vlorës për shkak të problemeve që ka ky institucion.

“Për shkak të problematikave që ka pasur dhe ka Kadastra e Vlorës ky proces nuk po ndërmerret nga Kadastra e Vlorës por drejtoria qendrore në Tiranë. Ekipet tona janë në terren prej një muaji Nga gjithë takimet që kemi bërë u kemi thënë njerëzve që keni një afat dy mujor ku do bëhen të gjitha matjet në terren”, thotë ai.

Lexo edhe :  Basha takon pronarët: Kur të vijmë në pushtet do zgjidhim çështjen e pronave

Ndërkohë, vetë banorët por edhe shoqatat e ish pronarëve e kanë pritur me mosbesim proçesin. Anëtari i Kryesisë së Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Gëzim Boçari thotë se regjistrimi i pronave në Shqipëri duhet të zbatojë detyrimet kushtetuese.

“Të regjistrohen konform detyrimeve kushtetuese, pra konform Nenit 181 , prona të jetë e blerë e dhuruar ose e trashëguar. Aktet e pronësisë që janë në shkelje të këtyre parimeve nuk regjistrohen. Avokati i Shtetit i çon në gjykatë dhe i anulon , se s`mund ti anulojë me dëshirën e tij , ato që janë në përputhje me kushtetutën, regjistrohen”.

Zoti Boçari thotë më tej se regjistrimi pronës duhet të jetë me një standart për gjithë Shqipërinë dhe kjo zhduk edhe korrupsionin në drejtësi, shkruan Voa.

“Prona duhet të jetë me një standart për regjistrimin për gjithë Shqipërinë, jo vetëm për jugun por edhe për veriun. Dhe kështu plotësohet një nga kushtet edhe për minoritetin, edhe për mazhorancën dhe futemi në Europë. Dhe kjo zhduk korrupsionin edhe në Drejtësi sepse shumica e gjyqeve janë për pronën, mbi 75 % e tyre. Burimi i korrupsionit është prona”, thotë zoti Boçari.

Zoti Boçari shpreh dyshimet e para që lidhen me fillimin e procesit të regjistrimit në zonën bregdetare.

“Ka për dyshime për deri sa thuhet “do të vendoset kjo”, “do regjistrohet ajo”, “kjo do legalizohet”. Të gjitha duhet të kalojnë në filtrat e Nenit 41 dhe 181 të Kushtetutës. Por e ka marrë ai tjetri, ka 20 vite që e ka marrë por ai nuk quhet pronar, ai mund të kalojë përdorues. Pronari është ai që e ka pasur para vitit 45 dhe shteti i diktaturës ia mori për efekt të ligjeve të diktaturës së proletariatit, sepse prona private ishte shpallur “armik. Pra të drejtën e pronës e ka ai, nuk mund ta ketë shteti. Kryeministri, cilido qoftë, Edi Rama që është sot, ai që ka qenë dje, ai që do vijë, është administrator, nuk është pronar i Shqipërisë”, thotë ai.

Problemet e pronësisë shihen si mjaft komplekse, jo vetëm për banorët por edhe ardhmërinë turistike të zonës së bregdetit. Një seri investimesh ballafaqohen shpesh me konflikte pronësore, si me individë apo fshatra të tërë, ndërkohë që shumë prej tyre kanë vite që presin zgjidhje në gjykata.

 

l.h/ dita

June 23, 2020 18:35
Komento

8 Komente

  1. Gzim Kulufi June 23, 20:29

    E po shyqyr! Pas kesaj shpresoj te blej 2-3 metra katror nga toka e babait tim per nje varr te pakten! Meqe reforma agrare e 7501 as 2 metra nuk i dha te shkretit, qe e kish punuar me duart e tija.

    Reply to this comment
  2. mirel June 23, 20:29

    Dmth gjithe keto probleme te renda mafiozesh ne kadastren e Vlores, qeveria do i zgjidhi per dy muaj.
    Ka vite qe vazhdohet krimi, dhe qeveria po kerkon “paqen” midis krimineleve dhe viktimave. Kushedi cfare pazari ofrojne qe te mbyllet kjo histori mafioze e grabitjes se pronave.
    Ky eshte skandal i rende kombetar dhe qeveria do e mbuloje per 2 muaj.

    Reply to this comment
  3. info analitike June 23, 21:10

    Ky eshte tipik rilindjot: perfitues, hajdut edhe arrogant madje te ben edhe moral!

    Reply to this comment
  4. Viron Xhavara June 23, 22:50

    Zoti Lame.Ti je nga ushtaret kryesore te mafies shqiptare ,qe mereni vetem me shqyerjen dhe shqepjen e shqiptareve perdite, prej nje kohe shume te gjate.Une te jam drejtuar me Emaile ty dhe shefit tend Rama qe, te me paisni me dokument pronesie pasi kam te drejte per nje shtese kati,qe eshte bere mbi banesen time eksiztuese te vjeter,dhe pa dale asnje centimeter jashte saje ku kam te gjitha faturat e paguara regullisht prej nje kohe te gjate dhe ju nuk me paisni me kete dokument pronesie.Por kohet e fundit kam marre informacion,qe nje person ka nxjere V K M ne emer te tije mbi banesen time ,pasi une nuk banoje ne Shqiperi. Kur me informuan per kete qe thashe me siper,u trondita, mu duk e pabesueshme,dhe shpresa tani eshte, ne qofte se Amerika do te dergoje prokurore dhe gjykates Amerikane dhe marinsa Amerikane per te arrestuar mafiozet e shtetit shqiptare,pasi mafiozet shqiptare jane super te talentuar ,atehere une do te beje padine penale per te dy personat qe thashe me siper.Pra perfundimisht,ne qofte se Amerika do te dergoje prokurore dhe gjykates Amerikane,mafia shqiptare do te shpartallohet,ne qofte se jo,mafia shqiptare do ti sundoje keq shqiptaret per nje kohe te gjate.

    Reply to this comment
  5. Doktor Mortja June 23, 22:59

    Ato… qe ju mban pragu i shpise, te te gjithe partive!
    Me shume atyre qe jane anetar te ketyre partive!
    Cfare tju mbaje pragu i shpise!

    Reply to this comment
  6. Adih June 23, 23:20

    O Lame lamashi ,pse vetem rregjistrimi rregullon kete menxyre anti prone .Pronaret e trojeve duan pronen token, truallin ,kane 30 vite qe sorollaten nga ju , te gjithe bajgat e Ramiz Alise ..Ti o Lame lamashi do varur tek kalii skenderbeut me koke poshte .Ti more vemje anti prone e cirak i ripjelljes ,vazhdon akoma te propogandosh ligjin famekeq e anti kushtetues te 7501. Ti vazhdon akoma legalizimet hajduteve dhe vret pronaret legjetime more pusht .Mbaje mend o Lame ,do te leme pa var.Jo vetem ty o cirak i katovicareve ,por edhe nga LSI e PD .

    Do te them edhe nje thashethem qe eshte 100 % e vertete ,,se edhe me Saliun kemi kunj ,si edhe me Ramen tend o Lamash i kuq Lame .

    Sali Berisha ,kur ishte kryeminister ,i ndihmoi niperit dhe mbesat e Ismail Bej Vlores ,tja u jepte atyre pronen ,por me kusht ,qe ti jepnin 30 % e trojeve te ismail Qemalit ,qe e ka mbajtur fotografine ne zyre te tij ,ku e mban dhe Rama i jot sot e kesaj dite .U ra dakort ,dhe perfundoi ajo mesele me notere ..Kurse pronaret e tjere ,qe nuk bejne kompromis ,nuk luajne me gjakun e djersen e te pareve te tyre ,ju po i turturoni .E kjo eshte e pa drejte ,ju haroni ose Rama haron, qe eshte me ligj vetem drejtor i pergjithshem i gjithe teritorit shqiptar ,por nuk eshte pronar .Ti o Lame Lamashi ,ose dhe Rama vete ,keni vetem nje te drejte per legalizimet ,vetem ti legalizoni ,pronat e satemeve tuaja ,ose baballareve tuaj ,e jo te pronareve te tjere ,po ashtu dhe trojet shteterore ,dhe ja u kujtoj ,trojet shteterore ,nuk jane prone e vetem ,politikaneve ,por jane prone e te gjithe popullit shqiptar ,qe nga Vermoshi ne Konispol .Nuk Jam spiun o Sali qe te permenda ,por jam nje nga ata pronare ,qe ke talle bythen me ne ,duke ngritur dy gishtat perpjete? ,do vije koha qe do pronencohem me emer konkret per kete pisllek tendin.Ose Lamja ,qe jam me se i sigurte qe nuk do e beje ,se jeni po te njejtit kazan corbe te prishur ,mund ta gjeni pisllekun e Saliut ,e ka me noteri ,te regullt .Koha eshte ,kur ka qene per here te fundit kryeminister .

    ;Edhe une kam prona ne bregdet ,kane bere punime eshte betonizuar ,pamvaresisht qe skam ndenjur indiferent ,por do i thonja ,me gjithe se kam respekt per DR Gezim Bocari ,qe interesohet me te drejte ,per pronen e tj e tj ,por cfare do besh ti o Lame Lamashi si ne rastin e dr Bocarit qe jane zene trojet me dhune me vila ,rezorte ,hotele ,pika karburanti ,Restorante ,pronat qe ka DR Gezim Bocari i nderuar mbas ujit te ftohte ne Vlore e deri ne Radhime rreth 13 km vije bregdetare , e qe fillon nga bregu i detit , e deri ne maje te malit .i Kujt eshte fai o Lame Lamashi ,? kush pergjegjet konkretisht per keto ? Pse nuk zbatohet ligji ,? Pse perdhunoset kushtetuta e te drejtat e njeriut .Mos duhet te bejne vetegjygjesi pronaret legjitime o Lame lamashi ,qe ske turp ,qe na ben dhe leksion ,ku per turp ,brenda disa javeve te jane larguar 8 drejtora te kadastres se vlores ,dhe doreheqje ,nga pislliqet tuaja ,tridhjet vjecare te ketij tranziioni post komunist ,me urdher e dirizhuar me kujdes ,nga mafjozet politikane nga Tirana ??

    Me fal se harova o Lame ,pse nga GJIRI i LALZIT nuk veproni ,apo do veproje SPAK ,me urdher nga FBI amerikane .?? Jo per gje ,po ha dhe i ndjeri gjygjtar Konomi .Ku per cudi keto vila e rezorte ,jane ndrteuar ne toke te vjedhur ,po mbi te gjitha ruhen me kallashnikov dimer vere me tre turne .Ka cdo vile bacevanin dhe rojet e veta e dreqi me te bire .Dhe ,e zgjata o Lame lamashi ,pyetja e fundit eshte ,ku i gjejne parate ,per te paguar rogat e ketyre mbrapavijave me tre turne ,keta bandite hajdute politikane si nga LSI PD e PS ,Pergjegju o Lame ,ose do e marim pergjegjen nga SPAK ,per se shpejti ???

    Reply to this comment
  7. dritan June 24, 17:54

    Sa kohe qe ne krye te shtetit ne keta 30 vjet kane qene ish bythegrisurit , ata nuk ja japin pronarit te ligjshem , sepse ju duket sakrilegj . bej nje pyetje te thjeshte a kane patur ndonje prone te trasheguar familjet e Rames , Berishes , Metes apo Mediut , ma merr mendja kane patur ndonje furik pulash dhe tani duan te behen pronare te gjithe Shqiperise tani ka kuptim poezia u ngriten kembet t i bien kokes

    Reply to this comment
  8. Kolonjari June 24, 20:40

    Lame koka e vjedhjeve me hipoteke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim