Problemi me Mustafa Nanon nuk është pse “mendojmë ndryshe”

July 18, 2018 07:47

Problemi me Mustafa Nanon nuk është pse “mendojmë ndryshe”

Nga Bardhyl Mahmuti*

Pas reagimeve ndaj qëndrimeve politike të Mustafa Nanos në Beograd, mediat njoftuan se, në një intervistë për gazetën Panorama, ai “u është përgjigjur atyre që e quajnë antishqiptar”.

Në këtë shkrim nuk do të përfshihen gjërat që i tha në këtë intervistë e që nuk i kishte thënë në Beograd, sepse kjo çështje hap temën e ligjëratave të dyfishta (jo personaliteteve të dyfishta) dhe, si e tillë, mund të jetë objekt i një shkrimi tjetër.

Në pyetjen e gazetarit nëse mendon se është keqkuptuar nga kritikuesit e tij, Mustafa Nano përgjigjet pa mëdyshje: “Jo, problemi nuk është që jam keqkuptuar. Problemi është që jam kuptuar drejt. Kjo do të thotë se sulmohem nga njerëz, që në këtë çështje mendojnë ndryshe nga unë”.

Në shikim të parë, deklarata e tij duket korrekte. Mirëpo, kufizimi i problemit në mendimet e ndryshme që njerëzit mund të kenë për një çështje të caktuar, shtrembëron thelbin e dallimeve tona.

Problemi me Mustafa Nanon dhe me ata të llojit të tij, nuk është vetëm pse mendojmë ndryshe, por edhe pse jemi të pozicionuar në taborë të ndryshme. Organizimi i një konference për të debatuar rreth hipotezave se “si të ecin më tutje shqiptarët e serbët”, është një veprim praktik, që nuk kufizohet vetëm në sferën e ideve. Në këtë veprim konkret u zbatua strategjia e njohur serbe, që, për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, të anashkalohen shqiptarët e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës. Për këtë arsye nuk kishte të ftuar as nga Kosova, as nga Lugina e Preshevës.

Në kontekstin aktual të përgatitjes për fazën finale të dialogut Prishtinë-Beograd, Serbia ka mobilizuar të gjitha energjitë e veta, në një luftë speciale kundër shqiptarëve Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, për të përcaktuar kufijtë e asaj “çka është e pranueshme” dhe “çka nuk është e pranueshme” për të.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si qytetarët më të shtypur dhe më të diskriminuar në Europë, kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në dialogun e lartpërmendur për t’i dhënë një zgjidhje të drejtë çështjes së tyre.

Kjo konferencë nuk kishte asnjë qëllim tjetër, pos përpjekjeve serbe, që në këtë kontekst historik, të përhapë përshtypjen se “Kosova është ankth i Serbisë”, ndërsa “çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk ekziston”!

Mustafa Nano, i cili me mburrje thotë se emisionit të tij i ka vënë emrin serb “Provokacija”, nuk ka pasur arsye të “befasohet” me sjelljen e serbëve, siç deklaron ai,  sepse qëllimi i organizatorëve serbë të kësaj konference ishte të gjenin “intelektualë” që muçitin se gjoja “serbët nuk janë ende të përgatitur t’i shohin marrëdhëniet mes tyre e shqiptarëve në një perspektivë, që e kapërcen ankthin e tyre mbi Kosovën”.

Raportet shqiptaro-serbe nuk mund të trajtohen pa prezencën e shqiptarëve nga Kosova dhe Lugina e Preshevës. Këto raporte nuk mund të kufizohen në raportet shtetërore të Shqipërisë dhe të Serbisë. Në marrëdhëniet ndërshtetërore secila palë dërgon përfaqësuesit e vet, varësisht nga fusha përkatëse dhe niveli institucional. Konferenca në Beograd nuk ishte konferencë ndërshtetërore, ndërsa MustafaNano nuk përfaqësonte shtetin shqiptar. Ai ishte ftuar vetëm e vetëm pse është përfaqësues i “Provokacija”- s serbe në gjuhën shqipe. Dhe, si i tillë, ai kreu misionin ashtu siç i duhej Serbisë.

Deklarimi që bëri në këtë konferencë se “në Beograd ndihet si në shtëpinë e vet”, se “i do serbët shumë, dhe kjo çështje nuk është shaka”, se “asgjë që i përket botës serbe nuk është armiqësore për shqiptarët” e të ngjashme si këto, që raportuan mediat në gjuhën serbe, janë pikëpamje që nxjerrin në shesh  orientimin e Mustafa Nanos.

Në përputhje të plotë me këto orientime, Mustafa Nano u rreshtua në taborin e serbëve “që kërkojnë nga shqiptarët e Luginës së Preshevës të harrojnë Tiranën, të harrojnë Prishtinën dhe të integrohen në Serbi”, ndërsa marrëdhëniet shqiptaro-serbe t’i trajtojnë pa prezencën e shqiptarëve nga Kosova dhe Lugina e Preshevës! Prandaj problemi me MustafaNanon është në rend të parë problem që lidhet me rreshtimin e tij në taborin serb.

Edhe në rastin kur dallimet janë kryesisht të lidhura vetëm me mendimet e personave, nuk duhet të harrohet se “fjalët nuk janë neutrale”. Në çdo kontekst ku përdoren, ato bartin me vete tërë bagazhin e ngjarjeve që përpiqen t’i prezantojnë. Po përsëris atë që kam shkruar disa vite më parë: nëse do të kishte mundësi t’i shtrydhnim fjalët që përdoren në fushën e politikës, ato do të kullonin gjak.

Çdo kush që nuk është pjesë e “Provokacija”-s serbe e di fare mirë se, në raportet e Serbisë me Kosovën, nëse do të mund të shtrydhnim fjalën “ankth”, do të kullonte gjaku i mijëra shqiptare të vrarë dhe loti i dhjetëra mijëra familjeve që humbën më të dashurit e tyre.

P.S.

Kjo copë injoranti i cilëson si “idiotë” kundërshtarët e tij.

Edhe pse në Shqipëri Mustafa Nanon e prezantojnë shkurtimisht me emrin “Muç”, i jam shmangur përdorimit të tillë të emrit të tij, për të vetmen arsye se ky emër i shkurtuar, në rrasën kallëzore, del në trajtën “Muçit”, që në gjuhën shqipe do të thotë: pëllet (lopa, gomari, pela…). “Muçit” që “pëllet” nuk ia di prejardhjen etimologjike. Ndoshta, autori i “Provokacija”-s serbe në gjuhën shqipe, i cili zbuloi se fjala “vatër” na qenkësh me origjinë serbe, bën ndonjë zbulim të ri se edhe fjala “Muçit” është “pallje me origjinë serbe”.

*****

*Botuar sot në DITA

 

 

July 18, 2018 07:47
Komento

28 Komente

  1. Liri July 18, 08:18

    Vatér esht si ne gjermanisht Vater – baba!

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K July 18, 08:34

    Pune turqish.Fajin e ka tvABC qe fute gjithken aty si puna e mucit a mahmuti qe nuk di si ta therash shkurt.

    Reply to this comment
    • katarakti July 18, 14:39

      Ik mor mut. Te duket vetja se je i mençur meqe je katolik. Por dije o plak matuf se zonat me te prapambetura te Shqiperise den baba den kane qene ato katolike. Si Dukagjini, Lekbibaj, Puka, Zadrima, Mirdita etj etj. Shiko kanunin ti se ndofta je ne gjak me ndonje fis malokesh si puna jote qe para 200 vjetesh. Plak matuf. Na çave trapin gjithe kohes me punen e fese.

      Reply to this comment
  3. Toni July 18, 09:11

    Shqiperine ne shekuj e kane marre me qafe veten shqiptaret. Ndersa greket apo serbet, kur vjen puna per kombin, behen te gjithe bashke dhe nuk ka as edhe nje te vetem qe te dale kundra, shqiptaret, nga debillleku ose kenaqesia per tu dukur ose edhe te paguar, nuk e kane per gje te shesin atdheun dhe kombin. Jo me kot e kemi fjalen “tradhetar” edhe ne himnin kombetar.

    Reply to this comment
  4. shabani July 18, 09:42

    Nanua eshte gazetar mendjehapur dhe tolerant pavaresisht qe shume njerez qe nuk kane nivelin e tij nuk e kuptojne

    Reply to this comment
    • katarakti July 18, 14:42

      Nga na doli me kete nivel ky skraparlliu, mor me qafsh?! Ka ndonje Oksford andej nga çorovoda qe s’e di une apo si?! Te jesh kozmopolit, apo te hiqesh si snob, nuk do te thote se je me nivel. Perkundrazi tregon se je teveqel.

      Reply to this comment
  5. Gjin July 18, 10:30

    Bardhyl pergjigje me vend. Muçi eshte nje katundar qe mendon se ka shpikur rroten. Si ky ka dhe te tjere qe perdhosin vendin e tyre per tu dukur interesant ose ne gjuhe anal -(istësh) , kozmopolitan.

    Reply to this comment
  6. bote hajvanesh skipetara July 18, 10:33

    tere jeten keshtu e kalojne kohen muzllumat
    analizojne pordhet qe mbushin qiellin skipetara

    dhe pastaj Habiten kur nha qielli i bie mut mbi koke

    tere jeten nji njejti mut alla mucosh

    Reply to this comment
  7. Une,Lubonja July 18, 10:57

    Muc ne rasen kallzore ben “Mucin” dhe jo Mucit qe eshte ne rasen dhanore! E dyta “kjo cope injoranti” duhet “ky”! Ndihesh keq, qe shume gazetare, nuk dine shqip apo bejne gabime ortografike ,jo si ato te Flamur Nokes qe i ben kur flet?! Shqiptaret ne 2018 ne shumicen e tyre jane gjysem analfabete dhe per kete ka “merite” saliu qe i vuri kazmen shkolles! Ka komentues militante qe jane gjysem analfabete! Ka kosovare qe nuk dine shqip nderkohe dine serbisht! Muci mund te jete pro serb por kam mendimin qe ne duhet te mesojme nga serbet gjerat e tyre te mira dhe te edukohemi! “Shqiptari per shqiptarin eshte armik” ka thene saliu! Nuk i prish pune kujt Muc Nano! Shikoni Vettingun dhe pas kesaj per politikanet!

    Reply to this comment
    • Ilir detari July 18, 11:21

      Mucit ne serbokroatisht do te thote thjesht mundoj torturoj …..per te tjerst keni shume te drejte zoti bardhyl .ps ..mucit eshte ne kallzore ne gjuhen serbe e jo ne dhanore

      Reply to this comment
    • katarakti July 18, 14:46

      Neqoftese duhet te mesojme gjera te mira “qe tu edukokemi” mund te mesojme nga kombe shume me te zhvilluar se sa nga serbet e tu.

      Reply to this comment
  8. Zani Burimi July 18, 12:19

    Shkrimi i z. Bardhyl Mahmuti eshte i sakte nga ana logjike dhe nuk i hiqet asnje presje, ndersa gabimet gjuhesore me mire nuk duhen diskutuar, se na hane shpirtin gjysmanalfabetet. ja nje tjeter lapsus i madh: fjala “vatra” ne gjuhet e Ballkanit eshte marre nga shqipja dhe perdoret per fjalen “zjarr”, ku ngrohemi, e afert nga kuptimi me shqipen. gjuhet jane perdorur nga njerezit dhe nuk ka asnje gje te keqe se “udhetojne”, siç ka thene i madhi çabej.
    Sa i perket Muçit, ne e kemi pare ne te gjitha rolet si provokues dhe tani na duket se do me ngrane nga serbet. hiqi vizen dhe u lame me te.

    Reply to this comment
  9. fabi July 18, 13:06

    Mos ia vini re Nanos, eshte “intelektual” i pas 90’es. Tip gjin gjoni i mediave.

    Reply to this comment
  10. Amerikani July 18, 13:37

    Ore me gjithe mend e keni qe mereni me kete debil ?
    Nuk e keni vene re dhe me pare se sa medioker ka qene ne analiza, sa here ka qene i ftuar ne TV?
    Ky ne Beograd ka qene i ftuar pikerisht se flet sipas interesit te serbeve.
    Ky nuk perfaqeson askend veçse veten e vet.
    Te tille shqiptaret kane pasur gjithmone.
    Pse nuk shqetesoheni per politikanet ju kur hedhin balte Shqiperise koridoreve te kancelarive te huaja, apo kur mbrojne trafikantet dhe madje i bejne dhe deputete?
    Kur pengojne vetingun, financohen per lobime nga parate ruse dhe jetojne si sheike rurale, por mereni me nje debil qe here pas here na kujton qe egziston me debildheqet e tija te cilat kerkon te na i shese per “mendim ndryshe” dhe “perparimtar” dhe ne fakt ajo qe ben eshte te na acaroje nervat mengjeseve kur na duhet te lexojme shtypin per informacion.
    Problemi eshte qe ketu mediat i japin hapsire ketyre gomareve per qellimet e tyre komerciale apo te tjera.
    Do kete Olsi Sazexhi do kete dhe Muci Nano!
    Keshtu ka qene kjo pune me pare, kushtu ka per te qene dhe me pas.
    Nen kontroll dhe vemendje duhen mbajtur ata qe hedhin firma, keta le te broçkollisin.

    Reply to this comment
  11. Fidel Kastro July 18, 14:03

    Mirenjohje gazetes Dita dhe pergezime autorit te shkrimit. E gjithja kjo ne sherbim te kombit , Bravoooo.

    Reply to this comment
  12. VASO July 18, 16:36

    MUCIT TI RRUANI T..ET

    Reply to this comment
  13. Gzim Kulufi July 18, 18:11

    Zoti Bardhyl Mahmuti, ne gjuhen shqipe “Mucit” nuk eshte ne rasen kallzore, sic thoni ju, por ne rasen dhanore. Ne kallzore ben “Mucin”. Kjo sa per sqarim!

    Reply to this comment
  14. Lili July 18, 19:45

    Prape per mutin?
    Sa shume po e popularizoni bre!
    Cfare interesi keni bardhyl ju ketu me u marr me mutin?

    Reply to this comment
  15. Laver July 18, 20:39

    Nese ne Beograd do te gjendej ndonje serb qe do te thoshte te verteten per krimet serbe ndaj shqiptareve ne shekuj, nuk do ta kishte te gjate, kurse ne kemi vite qe degjojme mbrockullat e ndyra te mucit dhe te tjereve para dhe pas tij. Stomak bualli paskemi…

    Reply to this comment
  16. Lennard July 18, 21:53

    Muci Pordhac Antishqiptar .Po rreket te behet Qytetar Nderi i Beogradit,.Pune Plehrash ,qe nuk ia vlen te merresh dhe te humbasesh kohe.

    Reply to this comment
  17. Zigur Qarri July 18, 23:05

    Rrespekt per autorin e shkrimit,per analizen e persosur dhe gjuhen e zhdervjellet.”Raportet shqiptaro-serbe nuk mund të trajtohen pa prezencën e shqiptarëve nga Kosova dhe Lugina e Preshevës”Kjo fraze e autorit,i thote Muçit,mos ha shume,se tek e fundit,nuk je politikan,as historian dhe as perfaqesues i shqiptareve.
    Prandaj fol per veten tende,mos fol ne shumes.
    Nje shkrim tjeter i autorit,qe e kam lexuar me nje fryme,
    eshte edhe“Hoxhallarët shqiptarë në UDB”
    http://www.gazetatema.net/2018/06/03/hoxhallaret-shqiptare-ne-udb/

    Reply to this comment
  18. Gege Kosova July 19, 09:06

    Ndoshta ky Burre i menqur, mendon per vete dhe leverdine qe i ofrojne serbet.keshtu kane vepruar edhe burra te tjere nga shqiptaret. Per mos me hap percarjen shemtine tradicionale shqiptare, nuk po hyj nga e drejta dhe e verteta e raporteve serbe-shqiptare.Kemi shume deshmi dhe faktime aktuale qe deshmojne shemtine morale,Jo vetem nga shqiptaret kendej Drini,Por shume shemtueshme deshmojne mbi njemije vajza te reja shqiptare te martuara me burra mbi 40 vjeçar serb ne zona te thella malolre sebe,ku te ata “beqar” pleq varfnjek e te palar serbe nuk shkon, madje asnje shine.Nano shqiptaret e Kosoves, as nuk jane marrtuar e as nuk marrtohen me armiqet historik,Gjate luftes 1998-99 ka ndosh edhe dhunim te femrave tona,Nano ishin dhunime trishtuese,me qellim poshtrimi e thyerje morale te shqiptareve,Ishin danka me ♪5njerzore qe perjetuam gjate ketyre viteve.Nano ndoshta te “lavdrojne” e te “shperblejne” serbet, nuk do i gezosh ato fitime me femijet tuaj,Mos i ushqe femijet me ofendime te shqiptareve dhe Kosoves .Nonao po i ndalim mospajtimin,jemi vellezer,jemi te nje gjuhe e nje gjaku,Jemi te nje fati e te nje abetareje.me fal Nano!Megjithate kam konsiderate per Ju.

    Reply to this comment
  19. Rexhep Murtezi - Gjilan July 19, 10:18

    O z,Bardhyl,po shum e vërtet thënie e juve se:”Po të kishim mundësi që të i shtrydhim fjalët për politikrn do të kullonin gjakë”,porse koj nuk vlen pë Mustafa Nanon dhe të tjerët si ky.O z,Bardhyli po kryeministri i do hershëm i Shqipnisë Sylejman Delvina,armët të cilat bashkë athdhetarët tan i kishin nisur pë Kosovë,nuk i ka lejuar.Po njejt ka vepruar edhe në luften e fundit Fatos Nano!Po kur Shqipnia e ndihmoi Kosoven e z,Bardhyl!Po mustafa Nano ka nostalgji pë Serbinë.

    Reply to this comment
    • mandi July 19, 23:13

      fjalet e mucit do kishen peshe negative nese kosova do ishte ne serbi..tani keto cka thote muci me shum nuk i intereson serbeve. muci thjesht po thote-harrojme te kaluaren dhe shohim drejt te ardhmes…por Kosova eshte e jona dhe tani nuk eshte e serbeve me..ne e fituam ate dhe na intereson qe edhe serbet mos na cajne koken me. Pare nga kjo ane muci spo shet gje..nese muci do fliste keshtu ne 90 atehere po qe do urrehej..po nuk eshte ashtu, perkundrazi me duket finok. Sa per Delvinen kryeminister ai eshte kryeministri i perjetshem. mposhti italine, shmangu grekun nga korca, eliminoi rrezikun e esat pashes…i garantoi vendit kufijte e 13-es, qe rrezikoheshin dhe ata.Po ku kishim ne dhe ju fuqi perballe serbeve..nje shtet me 12milion banore perballe Kosoves me 350mije banore..duhet te ishe aventurier ne keto pozita te hapje lufte frontale me serbet, i binte te zhdukeshe fare. Ai doli 2 here deri ne durres ..edhe sot , edhe sot madje ai se ka problem as per Kosove e as per Shqiperi.Edhe sot ai po ti krijohet mundesia e lut luften se e di cfare kombi jemi. po ju e patet uck dhe erdhet te gjithe ketu..pse sqendruat atje te gjithe te vdisnit si burrat po erdhet djem burra te gjithe meshkuj ketu, me perjashtim te as 5%. qe ishin ushtare

      Reply to this comment
  20. Mark .U.K July 19, 13:21

    katarakti:Edhe pse meritoni te ju fyej me cfar te permban pragu,nuk po ju fyej.Vertet vendet katolike ishin te varfera se i lan turqit qe nuk munden te ju ndrronin besimin.Te pakten ne gjith boten dihet se ku ka qene dhe eshte zhvillimi.Dije pra se turk te mire e mute te mire nuk ka o turkushak qe fatkeqsisht flet shqip.

    Reply to this comment
  21. Erli July 21, 14:06

    Po të takosh një serb, e kupton fare qartë se dhe nëse nuk ke ndjenjë armiqesie ndaj tij ka ai ndaj teje. Mos besimi, përçmimi, urrejtja I lexohet sh qartë. Kam patur rastin ti takoj në takime jashtë. Mund dhe të bisedosh me ta për orë, por çfarë thashë më lart, duket sh mirë. Nëse ky pafillo ndihet në Beograd si në shtëpinë e tij, le të shkojë pa lajmëruar, të flasë shqip në rrugë dhe e shikojmë pastaj kur të hajë dru pas kokës. Gjaku nuk bëhet ujë, dhe kjo vlen për të dy palët. Sot, kemi mundësi të përgjigjemi dhe duhet që ky mesazh të jetë i qartë. GJAKU NUK BËHET UJË, të fala provokacias se by… S.

    Reply to this comment
  22. kokepalari July 21, 18:19

    me duket se i jepni shume rendesi ketij mutit apo muçit !!
    ky eshte nje tip qe ben gjithshka per para dhe kaq!!

    Reply to this comment
  23. Mersin July 22, 13:15

    Muci ka dale hapur dhe ato qe thote jane te parakoheshme, te paperceptueshme per ne shqiptaret e sotem. Do te duhen ndoshta edhe 100 vite qe te ndryshoje dicka dhe kjo, jo per fajin tone por te serbeve, qe jane te infektuar nga politika e mbrapshte dhe kisha per qindra vite. Mucin e kemi te lehte keshtu ta veme me shpatulla per muri, por c’mund tu bejme atyre qe punojne nen rrogoz dhe qe jane shume e me shumesi ketu ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*