Procedohen penalisht 2 doganierë, arrestohet një tjetër

July 6, 2016 13:50

Procedohen penalisht 2 doganierë, arrestohet një tjetër

Një 48 – vjeçar ka rënë në prangat e specialistëve të Seksionit kundër Krimit Ekonomik – Financiar në Policinë e Korçës.

I ndaluari është Jorgo Liço. Arrestimi i tij u bë nga grupi i Antikontrabandës në afërsi të qytetit të Bilishtit, pasi 48 – vjeçari tentoi të kalonte me automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” me targë AA927BH, një sasi mallrash ushqimore (pastiçerie) të dyshuara si kontrabandë, të cilat nuk ishin deklaruar nga ana e tij, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Po ashtu, në vijim të hetimeve të kryera në lidhje me këtë rast, policia nisi procedim penal në gjendje të lirë, për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndaj dy doganierëve. Ata janë E.Ç, 37 – vjeç, banues në Tiranë, si edhe L.K, 57 – vjeç, banues në fshatin Sovjan të Korçës.

Këta të fundit dyshohet se nuk kanë ushtruar kontroll tek automjeti i 48 – vjeçarit, duke shpërdoruar kështu detyrën.

July 6, 2016 13:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*