Proçedohet penalisht kryekomunari i Lekasit, pagoi punonjësit ndërsa ishin në Greqi

May 9, 2015 09:29

Proçedohet penalisht kryekomunari i Lekasit, pagoi punonjësit ndërsa ishin në Greqi

Proçedohet penalisht në gjendje të lirë, kreu i komunës Lekas të Korçës, Shefki Mollaj.

Sipas specialistëve të Sektorit per Krimin Ekonomiko-Financiar në Drejtorine e Policisë Qarku Korçë, 56-vjeçari akuzohet se u ka bërë likujdimin financiar të dy punonjësve të Komunës për dy muaj, edhe pse këta të fundit nuk kanë ushtruar detyrat përkatëse.

“Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas ka bërë pagesën mujore për dy punonjës të Komunës të tij, për muajt shtator- tetor 2014, pavarësisht se ata nuk kanë qënë në detyrë, në këto dy muaj pasi rezultonin të larguar në shtetin grek” thuhet në njoftimin e policisë.

May 9, 2015 09:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*