Procedurat si të tërhiqni pensionin në shtëpi

July 2, 2020 13:10

Procedurat si të tërhiqni pensionin në shtëpi

Pranvera Kola

E ndërsa situata e krijuar nga Covid-19 vijon të jetë tepër delikate, ku numri i infektimeve të reja mbetet i lartë, pensionistët duhet të shmangin në maksimum grumbullimet, qoftë edhe në zyrat e postës për tërheqjen e pensionit. Pagesat e pensionit tashmë mund të merren edhe në shtëpi.

Drejtori i Departamentit të Zhvillimit dhe Standardeve  pranë Postës Shqiptare, Vangjush Andoni, u bëri thirrje dje të gjithë qytetarëve që paraqiten në zyra postare, për të ruajtur distancën fizike dhe respektimin e masave, duke theksuar se për pensionistët alternativa e duhur me qëllim parandalimin e virusit është shërbimi “Shpërndarja e pensionit në adresë”.

Në këto kushte të gjithë pensionistët që dëshirojnë që pensioni t’ju shpërndahet në adresë, mund të aplikojnë pranë zyrave postare për përfitimin e shërbimit të shpërndarjes së pensionit në banesë, duke reduktuar kështu rrezikun për t’u infektuar nga Covid-19.

Sa i takon procedurave për të siguruar këtë shërbim, saktësohet se pensionisti ose një anëtar i familjes së tij mund të paraqitet në zyrë postare, të plotësojë një formular aplikimi për përfitimin e këtij shërbimi dhe pensioni do të shpërndahet sipas grafikut të përcaktuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Posta Shqiptare dhe punonjësit e shërbimit janë në dispozicion të qytetarëve për të asistuar në përfitimin e këtij shërbimi.

Andoni ka bërë me dije se ditët në vijim, Posta Shqiptare do të vazhdojë me fushata ndërgjegjësimi dhe komunikimi me qytetarët për të reduktuar sa më shumë që të jetë e mundur zinxhirin e infektimeve të reja. Sipas tij, gjatë periudhës së pandemisë, Posta Shqiptare ofroi shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi tek grup mosha më e rrezikuar, që janë pensionistët.

“Gjatë kësaj periudhe të pazakontë për të gjithë, Posta Shqiptare ka arritur të menaxhojë me sukses shpërndarjen e rreth 500 mijë pensioneve në muaj,  në adresë të çdo pensionisti, në të gjithë Shqipërinë”, bëri me dije Andoni. Së fundmi është evidentuar në disa zyra postare krijimi i radhëve dhe mos zbatim i protokollit të masave të sigurisë nga qytetarët. “Posta Shqiptare ju bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancimin fizik dhe duke mbajtur masat mbrojtëse.  Ndonëse nga ana e punonjësve të zyrave të Postës Shqiptare janë bërë të gjitha përpjekjet për ruajtjen e distancave dhe sigurisë gjatë ofrimit të shërbimit, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi nga ana e qytetarëve.

 

July 2, 2020 13:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim