Procedurat tatimore, supergjobat hyjnë në fuqi në 12 nëntor

October 28, 2015 18:24

Procedurat tatimore, supergjobat hyjnë në fuqi në 12 nëntor

Nga 12 nëntori, çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me këtë ligj. Për këtë qëllim, tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin në përputhje me këtë nen.

Gjithashtu, me procedurat e reja është përcaktuar se për Mosdeklarim të punonjësve, 10-fishohet gjoba për biznesin e vogël deri në  kallëzim penal.

Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shënde­tësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë prej 500 000 lekësh.

Më pas, nëse subjekti nuk reflekton bëhet kallëzimi penal.

Gjithashtu, nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën reale të çdo të punësuari, në organin tatimor, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shënde­tësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë në masën 500 000 lekë për rastin e parë të konstatimit e në rast përsëritje të shkeljes në kallëzim penal.

Ndër masat kryesore që forcohen nga këto ndryshime janë:

­10 fishimi o gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;

­gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;

­Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;

­e drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;

­ndalimi i shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime

– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore

­Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10-fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë

October 28, 2015 18:24
Komento

6 Komente

  1. aty October 28, 18:48

    Ok, per te gjitha, por per bisezmenet asnje gjobe asnje mase, te gjithe kunder fukarait.Po kur ai i shumices nuk jep kupon si do bej ai i pakices, te vdesi.Peshku qelbet nga koka e jo nga bishti.

    Reply to this comment
  2. araniti October 28, 18:56

    Robt e shtepise tere deputetve qe e kane votuar kete hajduteri mbi baze ligjore.

    Komunizmi ishte shume here me i ndershem,nuk lejonte prone private, por te garantonte minimumin jetik, keta po na vjedhin dhe po bejne genocid, duke i detyruar shqiptaret te marrin rruget e botes per mos tu kthyer kurre me ne kete vend te denegjeruar.
    Ate qe s’beren Turqit,Greket,Serbet per shekuj po e bejne socialistet per nje kater vjecar.

    Reply to this comment
  3. veterani October 28, 21:14

    Biznesin e vogel nuk ja ka marr kush mendimin dhe as nuk e pyet kush se cfar hallesh ka.
    Biznesi i vogel paguan te gjitha detyrimet shtetit.Paguan energjine me cmim te larte plus televizor qe e paguan njeher ne familje.Ben dhe punen e taksidarit te shtetit pa pagese duke i mbledhur detyrimet e qiradhensit te dyqanit se keshtu do shteti dhe njekohesisht duke len ne informalitet ate per siguracionet.Dhe kjo nuk eshte pak esht nje informalitet sa dhe biznese jane.
    po keshtu me ujin ne e paguajme shtrejt se jemi biznes pamvarsisht se jemi i vogel apo i madhe.Ku te ankohemi per gjith keto kush na degjon.Inspektoret kur vijne jan inkompetent nuk te spjegojne kur i pyet.Nuk i ngrem problemt tuaja thon do ruajm vendin e punes vetem se mbajne aktkontrolle pa afate per te rregulluar te metat me nje shkrim analfabeti.Po me aktkontrolle pa proces verbale pa na njoftuar na kan vendhe gjoba ne sistem.Po si duket kshtu kan mar urdher se dhe kur kemi bere ankese ne drejtorin e Tiranes na thon shko ke ajo rajonale pa llogjike fare shko tek ajo qe te ka gjobit.Per mendimin tone po kryhet nje reforme pa pregatitjen e duhur me njerzit e duhur,pa i trajnuar ata qe te pakten tenjohin detyrat e tyre.Ne po gjobitemi pa na njoftuare dhe pa na dhene kohn e nevojshme pr te eleminuar te metat.

    Reply to this comment
  4. [email protected] October 28, 23:03

    masa me rrepresive nuk besoje se ka vend ne bote keto i bene vetem nje drgaxhi beni testin e droges se e moret popullin me qafe me keta qafire po ishalla e pacin kohen sa me te shkurter

    Reply to this comment
  5. mali October 29, 09:11

    Turp qe do te ndikoje direkt ne rritjen e mjerimit te shumica e shqiptarve , ne vend qe te mbeshtet bisnesi i vogel qe mbijeton po mbeshtetet dembelizmi , . Ne fillim duhej te merrej qeveria me rregullimin e drejtesis ne kte vend dhe pastaj drejtesia te rregulloje ekonomin se milioneret nuk jane te binesi i vogel po te njerezit qe po ncitojne te marrin ne qafe popullin .

    Reply to this comment
  6. Mjere ky popull.. October 29, 12:18

    Ky vend nuk ka me te ardhme….
    Ky vend eshte ne dore te bandave te hajduteve, dhe keshtu ka per te qene, pasi tere forcat kryesore poltike kane ne kryer hajdute dhe jane te kapura nga krimi.
    Poltika i sherben familjeve te politikaneve dhe grupeve mafioze te veshura me pushtet. drejtesia eshte vegel ne duart e ketyre te fundit.
    Korrupsioni eshte ulur kembekryq dhe ka kapur per fyti popullin e shkrete, te braktisur perfundimisht ne mjerimin qe sa vjen e thellohet.
    Mjere ky popull, shpresuam se shpetuam nga Berisha, por ky po rezulton me satrap. karagjoz dhe zemergur se ai.
    Mjere ky popull…
    Ky vend nuk ka te ardhme…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*