Procesi i legalizimeve, Qeveria shtyn afatin e bonove të privatizimit

March 6, 2015 22:37

Procesi i legalizimeve, Qeveria shtyn afatin e bonove të privatizimit

Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin që shtyn afatin e bonove të thesarit dhe pritet që t’i  shërbejë lehtësirave që u janë krijuar ish-pronarëve të truallit në procesin e privatizimit të pronës shtetërore, të cilët gëzojnë të drejtën e parablerjes në këtë proces si dhe në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, nëpërmjet ALUIZNI-t.

Në relacion e siguruar nga “Dita”, sqarohet se meqenëse në procesin e privatizimit të pronës shtetërore vazhdon të mos jenë përfshirë akoma një numër i konsiderueshëm objektesh, kryesisht në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave apo dhe të organeve të pushtetit vendor, etj, si dhe duke gjykuar se shumë prej këtyre objekteve shtrihen në pronat e ish-pronarëve, të njohura apo kthyera me vendime të komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duhet të vazhdojnë lehtësirat për ish-pronarët duke likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve, në rast parablerjeje, me bono privatizimi (lekë privatizimi).

“Llogaritja e aksioneve për punonjësit në shoqëritë aksionare ku ata përfitojnë aksione, në këmbim të bonove të privatizimit, e bën të domosdoshëm shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit (lekë privatizimi). Gjykojmë, gjithashtu, se përdorimi i bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, nëpërmjet ALUIZNI-t, ndërkohë që ky proces është në vazhdimësi dhe vazhdojnë të jenë në proces legalizimi një numër i konsiderueshëm objektesh apo banesash. Gjykojmë, gjithashtu, se edhe ky proces e bën të domosdoshëm shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit”, thuhet më tej.

 

March 6, 2015 22:37
Komento

4 Komente

  1. arkivistja March 7, 02:51

    Ky eshte nje lajm me vlere dhe per kete duhet te komentojne mileti,se eshte totalisht ne interes te ekonomise se tyre !
    -I kerkoj edhe gazetes “DITA”,qe te na sjelle ne shkrimet e saj lajme per kete ceshtje,p.sh. si ka vajtur ceshtja e aksionereve te ALB-TELEKOMIT,se kupola e kompanise nuk jep asnje te dhene,eshte e mbyllur hermetikisht,si per aksioneret qe jane me mijera,po ashtu edhe per mediat,po keshtu ndodh edhe me KESH-in,ne privatizimin e kabinave elektrike etj.

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi March 7, 14:58

    Arkivistja? Në një mendje me komentin tuaj por me rezerva për prezantimin e këtij shkrimi. Ju lajmbërësit mos ngatërroni konceptin “bono thesari” me konceptin “bono privatizimi”? Janë dy koncepte e lloje bonosh krejt të kundërta me njëra tjetrën. Dakord me propozimin e “arkivistja” që gazeta Dita duhet ta trajtojë më gjërësisht temën e bonove të privatizimit për te cilën janë të interesuar të paktën 500 mijë shqiptarë! Ju rekomandoj që për këtë temë të merrni prononcimin e z. Adrian Civici dhe të kryetarit të shoqatës së qytetarëve që disponojnë “bono privatizimi ” z. Zyfer Caco (punon në tregun e këmbimit valutor). Nëse nuk e gjeni dot,një telefonatë e Erion Habilajt apo Xhotës për mua dhe ja u sjell në redaksi! Tung!

    Reply to this comment
  3. arkivistja March 7, 18:04

    Zoti @Pellumb Zaimi ! E di mire qe jane dy llojesh,pra, une e kam fjalen per letrat me VERE,(per kete ben fjale edhe artikulli)qe ne si punonjes ne al-tel,dorezuam dhe u beme aksionere,po ashtu u bene aksionere edhe ish-pronaret e trojeve ku jane ngritur objektet e al.tel.,e pra keta aksionere qe arrijne ne mijra veta,nuk kane marre asnje lloj informacioni nga drejtoria dhe bordi drejtues,si fjalavjen sa eshte vlera sot e nje aksioni,kur do te ndajne dividentin,cfare investime jane bere,sic e percakton edhe statusi i shoqerive aksionere dhe regullorja e kompanise,e sidomos a u ble pjesa shteterore e perqindjeve dhe sa eshte vlera,-po na sqaruat per kete enigme atehere i meriton komplimentet,sigurisht me anen dhe ndihmen e gazetes “DITA”,se ndryshe askush nuk can dot me investigime private individuale ( pyet edhe te tjere po deshe dhe do ta kuptosh se ne c’fare erresire do hasesh)

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 7, 21:29

      Arkivistja? Nuk e kam fjalën për ju në ngatërresën që bëhet për bonot por për atë që ka shkruar lajmin! Gazetës unë ja kam dhënë kanalet e informimit për problemet që ngrihen dhe besoj se z. Thano do të dijë ta vlerësojë për të gjitha problemet që ju ngrini! Janë mbi 500 mijë njerëz që kanë shumë interesa në lidhje me bonot e privatizimit. Shoqërite aksionere për të cilat flisni, në gjykimin tim janë gropa të zeza mafioze ku spekullimi me aksionet dhe dividentin (fitimin) që buron nga investimi i qytetarëve ka arritur majat! Si bonot e thesarit ashtu dhe ato të privatizimit dhe cdo lloj dokumenti tjetër bankar me vlere financiare quhen me të njëjtin emër “letra me vlerë”. Nuk di kush e ka të drejtën e përcaktimit të vlerës së aksionit por di se aty nga vitet 95-96 vlera e një aksioni te ne u caktua 10 dollarë. Ka shtete që e kanë dhe 20,30,40 e më shumë dollarë një aksion. Dje lexoja një lajm te “monitor.al” se në zvicër një kompani aksionere e kishte 13 euro për aksion. Do ta ndjek që “Dita” të gërmojë rreth shoqërive mafioze aksionere të cilat rjepin fitimet (dividentin) e shqiptarëve e te punonjsve të tyre aksionerë! Më duket se ligji i detyron shoqëritë aksionere(kryesitë,bordet) të ndajnë fitimet (dividentin) çdo 6 muaj ose një vit maksimumi. Kaq di dhe e di nga përvoja znj.arkiviste sepse nuk jam profesionist. Nderime!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin