Procesverbalet/ Të gjitha partitë kanë vjedhur në 25 qershor

July 14, 2017 09:55

Procesverbalet/ Të gjitha partitë kanë vjedhur në 25 qershor

Nga rinumërimi i 64 kutive të qarkut të Tiranës me kërkesë të PDIU-së dhe PS-së doli në pah elementi i konsumimit të veprës penale nga dhjetëra numërues.

Nga 64 kuti, vetëm 7 tabela rezultatesh përputheshin me votat që ndodheshin brenda kutisë. Në 57 kuti të tjera votat ishin tjetërsuar dhe numërimi i parë me atë të dytin nuk përputheshin thuajse në asnjë parti.

Në total, Partia Socialiste kishte marrë padrejtësisht 69 vota më shumë, ndërsa Partia Demokratike 47 të tilla. LSI-ja ka marrë padrejtësisht 74 vota më shumë, ndërsa PDIU është e vetmja me bilanc negativ, ku edhe pse i kishin hequr 5 vota në total, ajo vetë kishte përfituar padrejtësisht 52 vota, ndërsa i kishin marrë 57 të tilla.

Nga këto lëvizje nuk ndryshon rezultati në nivel qarku, por është konsumuar vepra penale e të Falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal.

Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, pra, nga numëruesit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Përfaqësuesi i LSI-së në KQZ. Bledar Dervishaj thotë për Report TV se pikërisht për këto parregullsi që u hasën, duhej të ishte rinumëruar e gjithë Tirana.

Por pavarësisht kësaj kërkese të LSI, përfaqësuesi i saj në KQZ, Gëzim Veleshnja votoi kundër rinumërimit të gjithë Tiranës.

Deri më tani, edhe pse kreu i KQZ-së ka bërë thirrje publike që prokuroria të hetojë krimet elektorale, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për nisjen e hetimit të ndonjë rasti.

July 14, 2017 09:55
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 July 14, 10:04

    kemi të bëjmë me një vjedhje elektorale apo me një tolerancë në numërim??
    sipas asaj që shkruani del se më shumë anohet në gabim numërimi se sa në vjedhje të mirfilltë!!
    në çdo lloj pune ka një hapsirë gabimi që quhet tolerancë!!
    po të shohim në këtë shkrim kemi pothuajse të njëjtat gabime!!të njëjtat shtesa ose paksime për të gjithë forcat në zgjedhje!
    mund të thuhet se komisionerët janë marrë vesh me njëri tjetrin për të vjedhur partitë e vogla!?
    kjo është më shumë e mundëshme,por më shumë mendoj se “vjedhja”,manipulimi është në një shkallë aq të ulët sa mund të hyjë në nivelin e GABIMIT NË NUMËRIM!!
    100% saktësi nuk egziston ASKUND!!
    prandaj mendoj se dhe përfaqsuesi i LSI në KQZ nuk e ka zgjatur,ka vënë në punë trurin dhe ka votuar kundër rinumërimit!!

    Reply to this comment
  2. MH July 15, 02:35

    Zgjedhje dhe vjedhje demokratike per te uzurpuar pushtetin.

    Reply to this comment
  3. Shaba July 15, 04:59

    Votimi tere kohes se Demokracise paskaqene i kote, sepse e kane zgjidhur vete Partite me mirkuptim te fshehet dhe me keqkuptim te hapet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*