Prodhimet që s’kalojnë testin për eksport hidhen në tregun shqiptar

July 10, 2019 20:21

Prodhimet që s’kalojnë testin për eksport hidhen në tregun shqiptar

Pikat e eksporteve në Shqipëri kontrollohen nga vetë eksportuesit nëpërmjet një aparature që mat nivelin e nitriteve. Nëse ato janë të larta, ngarkesa kthehet mbrapsht, me shumë gjasë për të përfunduar në tregjet shqiptare, e më pas në tavolinat tona.

Prodhimet bujqësore që përfundojnë në tregjet shqiptare nuk shoqërohen nga asnjë fletë analize për garancinë e tyre. Qytetarët ndihen tërësisht të pasigurt.

Klan TV në Lushnje kontaktoi të gjithë drejtuesit e bujqësisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në këtë qytet, për t’i pyetur se përse prodhimet bujqësore dalin në treg pa asnjë kontroll. Por askush nuk pranoi të flasë.

Janë 32 pika eksporti të ngritura në Lushnje dhe produktet e tyre nuk kalojnë jashtë vendit pa analizat fiziko kimike.

160 mijë ton fruta dhe perime prodhohen në një vit në Lushnje. Nga kjo sasi, 120 mijë ton shkon për eksport dhe 40 mijë ton janë për tregun vendas. Moskryerja e analizave ka bërë që në tregjet shqiptare të përfundojnë produkte me nivele shumë problematike të nitratit.

Sipas disa testeve të ndërrmarra vullnetarisht nga gazetarët, rezultoi se vetëm për pjeprin, niveli i nitratit arrinte deri në 850 miligramë për kilogramë, nga 90 miligramë që është norma maksimale e lejuar.

e.ll./dita

July 10, 2019 20:21
Komento

5 Komente

  1. Hajriu July 10, 20:53

    Punon Rama thonev tru shplaret!
    Rama eshte kryeministri me i sukseseshem ne keto 100 vitet e fundit!
    Rama ka bere me shume se te gjithe para ardhesit e tij!
    Rama eshte vleresuar edhe nga te huajt!
    Po te mos ishte Rama asgje nga keto qe jane bere nuk do beheshin!
    Po iku Rama do te vije Basha!
    Kush eshte sot me i mire se Rama?etj,etj
    Kjo llogjike e thene shqip eshte e njellojte me llogjiken e nje femije 5-6 vjec,qe per ta mundur shokun e tij me llafe i mburret atij se,
    – “DASHNORI I MAMIT TIM ESHTE ME I MIRE SE DASHNORI I MAMIT TEND”!
    Edhe tru shplaret e rilindjes kete nivel llogjike kane,prandaj Rama sillet si SUNDIMTAR!
    Lexoni ketu poshte o tru shplare te mesoni se,

    – “Bashkimi Europian konfirmon angazhimin e tij si donatori më i madh në Shqipëri me 650 milionë € financime grantesh të përcaktuara për periudhën 2014-2020.

    Sot, gjatë Komitetit vjetor të Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), partnerët shqiptarë dhe europianë rishikuan rezultatet e përgjithshme, progresin dhe sfidat e programeve të BE-së në sektorë të tillë si,

    -administrata publike, uji, përfshirja sociale, punësimi, lufta kundër krimit dhe drejtësia”.
    -Di njeri te me thote ne se ka zgjidhur ndonje hall ne administraten publike,nga ato,qe ajo vete i ka shkaktuar pa dhene ryshfet?
    -Di njeri te me thote se pse bashkia e Tiranes na furnizon me uje te PA PIJSHEM dhe na e faturon per uje te PIJSHEM dhe me cmimin skandaloz afersisht sa te dritave?
    -Di njeri te me thote ne se ndjen gje se ka ndryshim ne drejtesi,ne sigurine e jetes,ne ounesim etj per vete e per femijet e tij?
    Kemi bere gjera te mira,thote mashtruesi Rama,por na duhet te benim akoma me shume.
    Kur te kemi me shume mundesi,do bejme me mire!
    Mund te me akuzojne per shume gjera,thote sharlatani Rama,por per hajdut nuk me akuzon njeri!
    Ha ha ha haaaa,po tenderi skandaloz i unazes se re prej 40 milion eurosh,me firma fallco dhe dosje fallco a nuk eshte HAJDUTEWRI?
    Po ne se nuk ishte i tille,pse dole ti dhe i mbrojte hajdutet e tu qe bene tenderin kriminal?
    Pse budallenj na quan ti ne te gjitheve dhe ti na dole me i mencur?
    Ne BURG e ke vendin o Rame!

    Reply to this comment
  2. Duan apo nuk duan mijt e kenetave dhe mizat e kalit, Drejtesia do te BEHET. July 10, 21:07

    Kesaj i thone; te fitosh ne kurriz te jeteve, qe do te thote troc bashkepuntore me armiqte e Shqiperise, me ata qe kane dashtun me e zhduk rracen SHQIPTARE. Fatkeqesish i kemi ne krye te shtetit e qeverise e opozites i thencin. Ne kete konteks lid pyetja; po kryeprokurorja e pergjitheshme e perkoheshme cuca Marku pere nuk vepron, apo dhe ajo eshte pjese e ketije skenari te peshtire armiqesor ndaj popullit e ATDHEUT?Ketije populli qe e rriti dhe e edukoje ti sherbeje dhe jo te behet pjese e korrupsionit dhe e armiqeve shekullor. Dhe se fundi, mire kjo palo prokurore e diligjuar nga bishat e armiqte e Shqiperise ne krye te tre pushteteve nuk ndihet, po opozita i thencin dhe SPAK-u apo gjykatesit qe kaluan VETTINGUN perse vazhdojne te heshtin, apo dhe ato kane mbetur te paralizuara nga urdherat e te punesuarve te armiqeve te Shqiperise? Protesto, o popull, se historia ka vertetuar katerciperisht se nje popull qe hesht eshte bere varrmihes i varrit te tije. Dhe rrasten nuk jane te pakta gjate shekujve ku shume perandori e popuj jane shkrire si kripa ne uje apo nga zjarret e korrupsioni sikurse Babilonia e Pompej. Popujt duhet te nxjerrin mesim nga historia se ajo jo pak here eshte perseritur sikurse gjate luftrave te pare e te dyte boterore, apo ekstremizmi i c’do forme ngjyre apo besimi qofte. Zgjohu o popull se gjumi i rende pershpejton vdekjen tende te stimuluar nga armiqte me pushtet. Protesto, dhe mos u ndal deri ne venjen ne bangen Drejtesise te superkorruptiarit e te binjakezuarit me armiqte e Shqiperise, me ze, figure e deshmi te gjallasa sa medjatike qe dhe me shume popullore.

    Reply to this comment
  3. Sigfrid July 10, 23:11

    Me ushqimin kanceroz,popullit shqiptar po i behet GENOCID!
    -Por opozita nuk merret me hallet e verteta te popullit,por me “vjedhjen e votave”,qe edhe vete ka vjedhur 10 fish!
    -Prokuroria hesht se ka hallin e Vetingut!
    – Antaresise se PS-se i eshte shplare truri!
    – OJQ protestojne vetem kur i urdherojne padronet!
    Ne fund:
    -Shqiperise akoma nuk i ka lindur nje BURRE SHTETI,qe t’i oganizoje dhe udheheqe ne luften per LIRI e DEMOKRACI te vertete!
    -Populli shqiptar akoma eshte ne nivelin e turmes,qe nuk e kupton humneren, si “Gomari,qe po e shqyente ujku,ndersa ai thoshte ishalla jam ne enderr”!

    Reply to this comment
  4. Arben July 11, 06:27

    Shqiperia uropiane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*