Prodhuesit e bimëve medicinale kërkojnë taksa të diferencuara

November 13, 2014 23:25

Prodhuesit e bimëve medicinale kërkojnë taksa të diferencuara

Shoqata e prodhuesve të bimëve medicinale kërkon uljen e tatimit mbi fitimin, reduktimin e tarifave të magazinimit dhe përfshirjen e këtij sektori në skemën e rimbursimit të TVSH-së. “Të ulet tatim-fitimi nga 15 në 10%. Duke qenë se industria jonë kërkon një volum të madh magazinimi dhe tarifat janë të larta, kërkojmë të reduktohen. Problem është rimbursimi i TVSH dhe mbështetja e fermerëve me të, siç bëhet për fermerët e perimeve të tjera”, tha Xhevit Hyseni, nga Shoqata e Prodhuesve të Esencave dhe Bimëve Mjekësore-Aromatike. Dje është folur për cilësinë e bimëve mjekësore-aromatike që ishin në fokus të Asamblesë të mbledhur për herë të 10-të, ku nuk mungonte pjesëmarrja nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, e Shoqatës së Prodhuesve të Esencave dhe të Kultivuesve të Bimëve Mjekësore-Aromatike (EPCA), si dhe Drejtori i USAID/Shqipëri. Sipas EPCA, në fjalën e mbajtur nga kreu i saj, Xhevit Hysenaj, Shqipëria ka sasinë më të madhe të bimëve mjekësore aromatike në botë në raport me popullsinë, por arrihet të përpunohet vetëm ⅓ e tyre. U diskutua gjerësisht mënyrat e rritjes së sasisë së grumbulluar dhe të përpunuar dhe u vu theksi tek fakti se të ardhurat po bien në mungesë të investimeve efikase. “Statistikat tregojnë se mbi 65% e sherebeles që hyn në SHBA është e markës ‘Made in Albania’. Rreth 15% e sherebelës shqiptare rieksportohet nga Gjermania dhe Turqia në tregje të tjera. Po shtojmë perpjekjet për të rritur shitjet e drejtpërdrejta në tregjet e eksportit, duke rritur kështu fitimet për kompanitë shqiptare”, deklaroi Hysenaj. Anëtarët e Shoqatës gjithashtu kanë investuar mbi 1 milion euro për teknologji bashkëkohore. “Në nisje të organizimeve tona kemi bërë kërkesa fare qesharake, kërkonim thjesht të kishim emër, logo, fletëpalosje, për të treguar produktet tona “Made in Albania”. Duam të punojmë edhe më shumë në projekte që rrisin emrin e produkteve tona të origjinës dhe të zgjerojmë tregun e eksporteve”, deklaroi sërish kreu i EPCA. Ndërkohë u bë e ditur se vitin e kaluar, USAID dhe Kompania AAC Lushnja kanë punuar me shoqeritë dhe me Qendrat e Tranferimit të Teknologjisë në Shkodër dhe në Vlorë, për të rritur për herë të parë një bime të re: Stevia Rebaudiana, për të cilin ka kërkesa në rritje në tregjet e reja në Shqiperi, rajon dhe më gjerë.

November 13, 2014 23:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim