Prodhuesit e çimentos: Çarja në sipërfaqe

September 18, 2016 09:44

Prodhuesit e çimentos: Çarja në sipërfaqe

Pse firmat gri duhet të bëhen të gjelbra

Industria e çimentos është njëra prej industrive më ndotëse në botë, e cila llogarit çdo vit rreth 5% të emetimeve të dioksidit të karbonit në botë, shkruan The Economist. Prodhimi i lidhësit më të fortë kërkon sasi të mëdha të energjisë dhe ujit. Karbonati i kalciumit, përgjithësisht në formën e gurit gëlqeror, silici, oksidi i hekurit dhe aluminati shkrihen pjesërisht në një furrë të veçantë në temperaturën 1450°C.

Produkti i ndërmjetëm që del si rezultat i procesit të mëparshëm, përzihet me gips dhe dhѐ (tokë) për të prodhuar çimenton, përbërësi kryesor i betonit. Thyerja e gurëve gëlqerorë prodhon gjysmën e emetimeve, pjesa tjetër vjen nga djegia e gazrave fosile për të ngrohur furrën.

Rreth 4.3 miliardë tonë çimento u përdorën në vitin 2014, vetëm Kina ka nevojë më shumë se gjysmën e asaj sasie. Gjithashtu, ajo prodhon 60% të saj, e ndjekur në distancë nga India dhe Amerika. Industria ka një qarkullim prej 250 miliardë dollarësh në vit.

Firmat e çimentos nuk kanë shkaktuar zemërim tek aktivistët e mjedisit, siç e kanë bërë firmat e naftës. Por, kjo mund të ndryshojë nëse ata i drejtojnë përpjekjet për të zvogëluar emetimet në mënyrë të vazhdueshme, për të mbajtur temperaturën botërore 2°C më të ulët si në periudhën e paraindustrializimit. Tani për tani, pak firma kanë vendosur objektiva mjedisorë, të cilat janë mjaft të vështira.

Arsyeja kryesore ka qenë mungesa e financave të domosdoshme, por kjo po ndryshon. Dhe si kanë ardhur punët për shumë industri, mbrojtja e mjedisit kursen para. Pothuajse një e treta e kostove të prodhimit të industrisë i faturohet energjisë. Meremetimi i furrave të vjetra për të përmirësuar efikasitetin mund ta pakësojë energjinë që përdor industria me dy të pestat, sipas Carbon Disclosure Project, një grup kërkimor.

Një tjetër mënyrë për të mbrojtur mjedisin është zëvendësimi i zgjyrës së metaleve në çimento me përdorimin e hirit të qymyrit që vjen nga bimët (shtresa të formuara nga karbonizimi i ngadaltë i bimëve) apo skorieve nga furrat e çelikut, të cilat janë duke u rralluar dhe duke u shtrenjtuar.

Mbledhja e gazit të karbonit dhe izolimi i tij, shpesh në nëntokë, është një tjetër mënyrë për të pakësuar emetimet. Por angaria dhe kostoja e lartë e një skenari të tillë e bën këtë praktikë një gjë të rrallë. Ka disa mënyra se si mund të reduktohen kostot në vendet e pasura.

Në vend që të groposet dioksidi i karbonit dhe mbetjet e tjera të procesit, Blue Planet, një firmë çimentoje me bazë në Kaliforni, krijon prej tyre materiale për ndërtim në formën e mbetjeve të betonit. Në këtë mënyrë bëhet riciklimi duke prodhuar beton dhe duke shmangur nevojën për më shumë gurë gëlqerorë.

Ashtu si të gjitha firmat e mëdha të çimentos prodhojnë dhe materiale ndërtimi, si betoni dhe asfalti, çlirimi i emetimeve për të prodhuar të tilla produkte ja vlen. Gjithashtu mund të zvogëlojnë hapjen e vaskave për të shkrirë gurin gëlqeror, të cilat janë tepër ndotëse. Blue Planet po siguron materialet për ndërtimin e aeroportit të ri të San Franciskos dhe ka shumë projekte në të gjithë Amerikën e Veriut.

Grupi i bosëve të çimentos, ndaj të cilëve aktivistët e mjedisit duhet të fitojnë, janë të pakët. Vetëm 6 firma, LafargeHolcim, AnhuiConch, CNBM, Cemex, Heidelberg dhe Italcementi dominojë tregun global. Dy të fundit kanë vendosur të bashkohen, duke lënë vetëm 5 “përbindësha” në treg.

Natyra e industrisë na ndihmon të shpjegojmë prirjen për konsolidim. Pesha e rëndë e çimentos dhe e përbërësve i bën materialet të vështira për t’u transportuar, duke krijuar tregje lokale. Kompanitë preferojnë që të hyjnë në tregjet e largëta duke blerë kompanitë vendase.

Marrëveshjet janë shumëfishuar, sikurse firmat në vendet e pasura mburren karshi atyre të vendeve në zhvillim dhe, sipas rastit, edhe anasjelltas. Ngadalësimi i rritjes së Kinës ka krijuar një tepricë oferte të madhe të çimentos në vend, që do të përkthehet në marrëveshje të reja.

Konsolidimi i mëtejshëm, që do të rrisë ekonominë e shkallës, do të ndihmojë industrinë që të pastrohet. Kina do të prezantojë një skemë të tregtimit të karbonit në vitin 2017, si dhe skema e BE-së do të pakësojë emetimet me 2.2% çdo vit pas 2020. Industria po preket nga legjislacioni për frenimin e emetimeve, thotë Phil Reseberg nga Sanford C. Bernstein, një firmë kërkimi.

Disa prej gjigantëve të çimentos të paktën po marrin masa. LafargeHolcim po përdor tashmë një çmim të brendshëm për karbonin 32 dollarë për ton ndërsa Heidelberg operon me çmimin 23$ për ton. Në ndryshimin e mjedisit politik dhe rregullator, investitorët mund të fillojnë të shikojnë një çarje në modelin e biznesit të firmave që do të ngecin në mënyrat e vjetra të ndotjes së industrisë./MONITOR

September 18, 2016 09:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*