Prodhuesit: Ndalimi i qeseve plastike rrezikon punësimin e 30 mijë vetave

October 8, 2019 17:47

Prodhuesit: Ndalimi i qeseve plastike rrezikon punësimin e 30 mijë vetave

Në fillim të muajit, ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi prezantoi paketën antikorrupsion për  mjedisin. Sipas ministrit, kjo paketë eliminon hallkat burokratike që e çon një biznes në një raport të vështirë me shtetin, dhe, kështu, krijon mundësi që të luftojë për mbrojtjen e mjedisit.

Pjesë e kësaj pakete është edhe ndalimi i importit, prodhimit dhe përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri, çfarë e bën vendin tonë të parin në Europë që merr këtë masë.

Kjo paketë nuk është pritur me shumë entuziazëm nga prodhuesit shqiptarë të qeseve plastike, të cilët thonë se ndalimi i prodhimit të tyre, pashmangshmërisht do rezultojë në rënien e kësaj industrie, por, në të njëjtën kohë, do të krijojë probleme edhe në plotësimin e kërkesës për qese letre.

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra thotë për Scan, se kjo masë duhej të ishte paraprirë nga incentiva për fabrikat, me qëllim zëvendësimin e teknologjive. Ai thekson se, aktualisht, industria e plastikës në vend, përveç investimeve që arrijnë në miliona euro, punëson një numër të përgjithshëm prej 30 mijë vetash.

Sipas Shkodrës, ministria duhet të paraqesë studime të sakta mbi ndotjen që shkaktojnë sot qeset plastike në vend.

e.ll./dita

October 8, 2019 17:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*