Si mund ta ripërdorim një bustinë çaji

November 12, 2017 21:45

Si mund ta ripërdorim një bustinë çaji

Pas ujit, çaji është pija e dytë më popullore në botë.

Dihet që ata që e kanë çajin pjesë të pandarë të përditshmërisë së tyre janë më pak të predispozuar ndaj sëmundjeve.

Por ja disa mënyra të tjera për të ripërdorur një bustinë çaji, pasi ta keni konsumuar atë:

Lëkura e irrituar

Keni një acarim të vogël të lëkurës, i’u ka pickuar një insekt, apo keni flluskë në lëkurë si shkak i një djegieje?
Vendosni një qese çaji dhe shtypeni atë mbi vendin ku keni problemin për të lehtësuar dhimbjet e plagës.

Gjithashtu qeset e çajit të ngrohtë vendosini mbi sytë e lodhur për të ulur qeskat poshtë syve.

Nëse keni një palë këpucë që vijnë erë dhe ndotin dollapin tuaj, provoni vendosni qeset e çajit në to…!

Hidhni një qese çaji në një enë me ujë dhe vendoseni atë në frigorifer, kështu frigoriferi juaj nuk do të ketë më erën e ushqimeve të shumëllojshme dhe të përziera që gjenden aty.

Një qese çaji iu ndihmon gjithashtu të hiqni yndyrën nga enët tuaja.

Ju është djegur gjella në tenxhere? Vendos natën disa qese çaji në të dhe mbuloje me ujë. Në mëngjes do e gjeni tenxheren tuaj ndryshe, më besoni për këtë.

Së fundi, nëse keni probleme me insektet, apo brejtësit në shtëpi,vendosni qese çaji menteje në dollapët dhe cepat e shtëpisë suaj dhe kështu me një zgjidhje teknike dhe të shpejtë do të hiqni qafe “miqtë” e paftuar në shtëpi.

l.h. / dita

November 12, 2017 21:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*