Rëndësia e kontekstit (për letrën e një lexueseje në “Dita”)

July 16, 2017 11:58

Rëndësia e kontekstit (për letrën e një lexueseje në “Dita”)

Fatos Tarifa

Më vjen mirë që eseja “Heroizëm e përsosmëri për kohën tonë”, botuar nga unë në Dita dy ditë më parë, si dhe disa prej analizave e shkrimeve polemike që kam botuar gjatë dy viteve të fundit në këtë gazetë, kanë tërhequr disi vëmendjen e lexuesve dhe, herë-herë, edhe qëndrimet e tyre vlerësuese, ose kritike. Kjo, në kushtet kur pothuajse të gjitha gazetat kanë faqet e tyre online, të ekspozon ndaj çdo individi që priret, ose që është i interesuar të lexojë të përditshmet, si kur individi jeton dhe (nuk) punon në Shqipëri, ashtu edhe kur ai jeton prej vitesh përtej Adriatikut, ose përtej Atlantikut. Ekspozimi online te një rreth shumë i gjerë lexuesish ka, natyrisht, avantazhet e veta, por ka edhe shumë disavantazhe. Këto të fundit kanë të bëjnë me faktin se, shpesh herë, në komentet që bëjnë, (a) shumë lexues e fshehin identitetin e tyre dhe (b) të fshehur pas lloj-lloj pseudonimesh, shumë herë nga më absurdët e më qesharakët, disa prej tyre përdorin një gjuhë aq të rëndomtë, aq përçmuese dhe aq vulgare, sa do të duhej që redaksitë e portaleve online të këtyre gazetave ta mos e lejonin postimin e tyre.

Sidoqoftë, jo rrallë shohim komente serioze, të shkruara nga njerëz seriozë, që janë seriozisht të interesuar dhe kanë qëllime serioze. Të tillë e gjykoj edhe komentin e botuar dje në Dita, në rubrikën “Letra”, nga zonja Lola Komimi, së cilës, së pari i shpreh mirënjohje për vlerësimin që më bën, duke më konsideruar një intelektual serioz. Unë i çmoj pikëpamjet që shpreh kjo zonjë në komentin e saj dhe ndaj të njëjtin qëndrim me të për shumë prej tyre, sidomos kur është fjala për rolin që kanë luajtur rilindësit tanë të mëdhenj në formimin e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve dhe në përpjekjet e popullit tonë për një jetë politike të pavarur. Po kështu, ndaj me të disa nga vlerësimet që ajo shpreh lidhur me zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri dhe gjendjen e nevojat e vendit pas atyre zgjedhjeve, siç edhe më vjen mirë që shoh se, kjo zonjë, shumë mirë e arsimuar dhe e artikuluar, ka për Marksin atë vlerësim që ky mendimtar i shquar meriton.

Sidoqoftë, vë re se zonja Komimi i ka ç’veshur dhe i ka nxjerrë tërësisht jashtë kontekstit mendimet e shprehura nga unë. Gjithçka që ajo thotë në komentin e saj për esenë time nuk ka fare lidhje me ato ç’kam thënë unë. Komenti i saj, me shqetësimet e drejta që ai trajton, do të qëndronte shumë mirë më vete dhe mund të zgjerohej më tej, si një analizë e mirëfilltë e kushteve dhe e gjendjes së shoqërisë shqiptare në ditët tona. Por, e përsëris, asgjë nga sa thotë kjo zonjë e nderuar në komentin e saj nuk ka të bëjë me subjektin e esesë që kam shkruar unë. Zonja Komimi duket se nuk ka kuptuar thelbin e mesazhit tim për studentët dhe të rinjtë e sotëm shqiptarë, në një fjalë që është mbajtur përpara studentëve të sapo diplomuar të Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë dhe në një kontekst që s’ka të bëjë fare as me zgjedhjet e 25 qershorit, as me gjendjen ekonomike dhe politike të vendit.

Zonja Komimi dëshmon se ajo ose e ka lexuar në mënyrë sipërfaqësore dhe pa shumë vëmendje esenë time, ose nuk ka mundur të kuptojë se, t’u thuash të rinjve të sotëm shqiptarë se ata duhet “të përpiqen gjatë tërë jetës së tyre për të qenë individë të lirë, kuriozë për të mësuar, të përdorin arsyen e tyre për të njohur më mirë veten dhe të tjerët, të jenë të moderuar në përpjekjet e tyre për të jetuar një jetë të suksesshme dhe për të përmbushur premtimin që na ofron humaniteti ynë”, pra t’u japësh të rinjve këtë mesazh, kjo është detyra e çdo mësuesi të vërtetë, që nga Sokrati, i pari dhe më i madhi mësues që ka njohur historia, deri te Kanti e Pestaloci, te Xhon Djui, Bertrand Rasell e të tjerë. Fjalët e mëposhtme, të shkruara nga një zonjë e re, profesioniste në fushën e shëndetësisë, që pati rastin të lexojë të njëjtën ese, më bindin se mesazhi që u kam përcjellë studentëve të mi është mesazhi i duhur. Ajo shprehet, ndër të tjera, se: “Ato gjëra që do të duhej t’i kisha mësuar nga mësuesit e mi, më vijnë tani mrekullisht nga një mësues i një disipline tjetër. Shkrimi tuaj i jep studentit energji, shpresë dhe shumë besim se ai mund të sjellë ndryshme në shoqërinë tonë”.

Zonja Komimi gabon nëse mendon (siç edhe është shprehur në komentin e saj), se “Prof. Tarifa dëshiron që t’i japë një drejtim tjetër problemeve të sotme, duke iu drejtuar shpirtit, [dhe] ushqimit të tij, duke iu referuar ‘Kulturës Greke’”.

Së pari, fjala ime përpara studentëve, që përbën subjektin e esesë që botova në Dita, nuk është aspak një ligjëratë politike për problemet e ditës. Zonja Komimi ka humbur kontekstin. Në profesionin tim si mësues, gjithmonë i jam shmangur politizimit të subjekteve për të cilat u flas studentëve, aq më tepër në një ceremoni diplomimi. Maks Weber na ka dhënë një mësim të çmuar, se politika nuk duhet të ketë vend në auditor. Qëndrimet e mia për politikën e brendshme e të jashtme të qeverisë shqiptare (të kësaj që kemi sot, por edhe të atyre që janë ndërruar deri më sot), i kam shprehur qartë e vazhdimisht në mediat tona, si qytetar dhe studiues i politikës dhe i jetës shoqërore. Kështu e ndaj unë profesionin dhe rolin tim si mësues, nga roli i një intelektuali publik.

Së dyti, unë i çmoj shumë shpirtin e njeriut dhe besimin e tij për të arritur sukses në jetë. Jo shpirtin në kuptim fetar të fjalës dhe as besimin në një forcë të mbinatyrshme, sepse unë jam ateist dhe nuk besoj në një shpirt të ndarë nga trupi dhe në një jetë tjetër veç kësaj që jetojmë në Tokë. Fjalën e kam shpirtin të shprehur në vullnetin dhe këmbënguljen e të rinjve që, me dituri, me besim dhe me punë, të arrijnë sukses në çdo përpjekje që ata ndërmarrin në jetë. Zonja Komimi përsëri ka humbur kontekstin. Pa dituri, pa këmbëngulje dhe pa besim asgjë nuk mund të arrihet. Ky është një tjetër mesazh që, si mësues, e ndjej detyrë t’ua përcjell studentëve të mi. Filozofi dhe ekonomisti i shquar anglez i shekullit të 19-të, John Stjuart Mill, edhe ai ateist si unë, thoshte se, “një njeri që beson në diçka ka fuqi të ndryshojë shoqërinë më shumë sesa 99 të tjerë që kanë vetëm interesa”.

Së treti, zonja Komimi e nxjerr tërësisht nga konteksti në të cilën e përmend unë rolin që kanë luajtur veprimtaria dhe arritjet e grekëve të lashtë në historinë e zhvillimit njerëzor. Të kuptohemi, bëhet fjalë për grekët e lashtë, të cilëve, Engelsi, më shumë të drejtë, u njihte një meritë të tillë në historinë e qytetërimit që“nuk mund ta pretendojë asnjë popull tjetër”. Nëse zonja Komimi mendon ndryshe, unë nuk mundem të marr përsipër që, në një polemikë të shkurtër me të, t’i dëshmoj asaj veneracionin që kanë ushqyer për kulturën, filozofinë dhe artin e Greqisë e të Romës klasike pothuajse të gjitha mendjet më të shquara të njerëzimit, qysh nga Rilindja e këtej. Kjo është arsyeja pse fryma dhe morali i grekëve të lashtë kanë qenë e mund të jenë edhe për të rinjtë e sotëm një burim i rëndësishëm frymëzimi për sukses në jetë.

Arsyet e mësipërme, edhe pse mund të mos jenë bindëse për zonjën Komimi, më shtyjnë t’ju them studentëve të mi, se “Filozofët e lashtë grekë na mësojnë që të mendojmë në mënyrë kritike e të reflektojmë përpara se të humbasim në ritmin marramendës të shoqërisë në të cilën jetojmë, përpara se t’i humbasim mundësitë për t’u bërë ato qenie humane që mund të bëhemi. Ata na mësojnë që ta shndërrojmë këtë hiperkulturë frenetike [në të cilën jetojmë] në një kulturë humane përpara se të jetë shumë vonë. Dhe, nëse nuk mundemi dot që ta shpëtojmë këtë botë, atëherë le të fillojmë duke shpëtuar veten tonë dhe ata që duam, pasi vetëm përmes ndryshimeve të vogla e të pjesshme mund të krijojmë një botë të re”.

Zonja Komani ka të drejtë kur flet për kushtet ende të vështira të shoqërisë shqiptare,“s’ka punë, mjekësia dhe shkollat çalojnë, etj.” Por ajo gabon kur thotë se “pjesa kryesore e popullsisë nuk do më që të dëgjojë për filozofët grekë, por për stomakun dhe ekonominë”. Me këtë pohim të saj, kjo zonjë e nderuar përsëri dëshmon se ka lexuar vetëm tekstin e shkrimit tim, por jo kontekstin dhe përmbajtjen e tij.

Jashtë një konteksti të caktuar, çdo gjë mund të jetë e drejtë dhe e saktë, por nëse gjërat, ngjarjet ose idetë shihen dhe vlerësohen në kontekstin e duhur, atëherë gabimi mund të jetë një mendim ose veprim i drejtë, ndërsa diçka që mund ta kemi konsideruar si një veprim ose një ide të saktë e të drejtë, mund të provohet se është e kundërta e tyre.

July 16, 2017 11:58
Komento

14 Komente

  1. Rum Palla July 16, 13:34

    U mundova te gjeja shkrimin “Heroizëm e përsosmëri për kohën tonë” qe ky bicim profesori na paska postuar dy dite me pare ne Gazeten Dita, por me thene te drejten s’gjeta asgje. Edhe lidhja perkatese me artikullin ne fjale mungon.

    Sidoqofte dy fjale per kete shkrim as mish as peshk.

    Pasi vjell vrer kunder kritikeve anonime me pretendimin se ata duhet te dalin me emer dhe mbiemer (duhet te jesh komplet palle nese beson se anonimsat jane aq te padukshem, sa mund ta fshehin kollaj identitetin), na eshte kapur te replikoje me nje komentuese, emrin e se ciles e ka ngatarruar here Komini dhe here Komani (krahaso paragrafin e parafundit).

    E para e punes, lexuesit e regullt te kesaj gazete as qe e dine se cila “zonje” qendron prapa asaj qe prittur na qenka kujtuar te komentoje esene (?) e ketij profesori me apo pa “tarife ditore” (honorar). Te jete rastesi apo qesendi ? Une supozoj te dyten, edhe pse autori ka bere sikur i eshte “perveshur” me teper per ta bere te njohur se sa per ta kundershtuar

    Dhe e dyta, duhet te jesh shume hipokrit nese ve ne dyshim thenien e zonjes Komimi, se shumica e popullsise ne Shqiperi e ka mendjen ke llaçoja.

    Reply to this comment
  2. fshatari pafshat July 16, 14:34

    Po pse disa artikullskhrues duhet qe te kuptohen plotesisht, dhe nga te gjithe, per cfare kane shkruar?
    Perderisa shkruan do te presesh edhe mendime ndryshe, ose … . Pastaj, mendimi ndryshe mund te jete nje kendveshtrim i ri te cilin ti F.T nuk e kupton dot fare, ose per momentin, ose … etj., etj., Fundi. Po shkruajte, ose, po mbolle nje peme, lere te jape edhe frutat e saj.Shumica te mira, po disa edhe … . Gje, objektivisht e pranueshme.
    Shumica e mesimdhenesve vuajne nga Uni, une dhe nuk ka tjeter – per me teper qe auditoret jane te mbushura me analfabete funksionale Uni i mesuesit = semundje profesionale, trutharrese, ne mediokritetin e begatshem te demokracise shqiptare.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit July 16, 15:25

    Komini, Komimi, Komani apo Kometa? Sidoqofte, eshte e vertete qe shenimet e komentuesve duhet te jene konstruktive, dmth te ndihmojne/ osé ushqejne debatin mbi argumentin duke respektuar autorin. Ne lidhje me shkrimin e prof. Tarifa, ai gjykon se komentuesi Lola Komimi( nese pseudonimo mund te jete edhe burre) eshte shume e pergatitur intelektualisht e pastaj s’e ka kuptuar gjekund kontekstin e cfare eshte shkruar. Weberi ka shkruar nje liber te tere per lidhjen e kapitalizmit me shpirtin protestant, merre me mend po te quash politiken te shkeputur nga filosofia. Gjithshka eshte politike, biles politika eshte fusha ku njeriu rritet( piqet) – thote Hillman.

    Reply to this comment
    • Ballist i penduar . July 16, 17:12

      Sikur te ishte femer , ” Komini ”’ ?
      Atehere , Profesori ka harruar Sokratin qe thote :
      Une di , qe nuk di ASGJE .

      Por nje gje e di , dhe qe qendron ne ” kembe ” vete .

      Dashuria , e nje gruaje .

      Eshte interesante , sepse Filozofia lind ndermjet burrave ,
      Atehere perse duhet ti drejtohim nje gruaje
      per te ditur mbi Dashurine ?

      Sepse gruaja ka me familjaritet me Marrezine
      me kete grate nuk duhet te Ofendohen , sepse kane nje ”’ marsh ” me shume .

      Se eshte e vertet qe arsyeja ai ”’ ishulli ”’ i vogel ne Oqeanin reacionales te kesh Familjaritet me ireacionalen ,
      eshte njelloje sikur te banosh me arsyen dhe te kunderten .
      Ndoshta burrat jane ankoruar te arsyeja ,
      dhe eshte i terrorrizuar te dale jashte Racionalitetit , sepse ka nje skarcitet mistik me Erotizmin , ka nje skarcitet mistik me Marrezine
      Tek burrat qendron nje solidaritet principesh ,
      jane te ngurte ne proçedura
      sepse burrat kane nje strukture Mendore
      me Logjike se Erotike ,
      Keshtu per DASHURINE ,
      nuk eshte burri qe eshte MJESHTRI
      Dhe kjo eshte virtut i grave ,
      qe jetoje pjesen racionale dhe ate te marrzise .

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit July 16, 22:05

        Ballisti, mund te jete si thoni ju. Gruaja e Sokratit quhej Santipe, si thoshte ai i shkreti; ” …po u martove me grua te keqe behesh filozof, qe ptape eshte pozitive”. Mua me rezulton femra racionale dhe burri vizionar, gruaja kalkuliste dhe burri impulsiv, prandaj me ” gjarper” nenkuptojme mashkull dhe “neperke” nenkuptojme femer. Tek shkrimi i profesorit vlojne superlativat per komentuesen Komiteti dhe shpjegimet se ajo s’ paska kuptuar fare shkrimin(!!!), dmth po s’vajti mali tek Muhameti do veje Muhameti tek mali. Kur s’ e kupton Lola Komneni me aq bagazh intelektual, vajhalli studentet qe qyfyrosen me kumandar nastron tek Tajvani dhe kur u permend Sokratin e Santipes te shajne me qeveri…Diku kam lexuar nje perkufizim mbi gjuhen e komunikimit, me duket Popper, qe fton intelektuaket te jene sa me te kuptueshem ne komunikimit, qe mendimi te shprehet sa me i thjeshte dhe sa me i kuptueshem. Nje tjeter aforizme m’ u kujtua tani fluturim; ” ka njerez qe mendimet pa thellesi i trajtojne bollshem ne gjeresi”.

        Reply to this comment
        • Lira July 18, 12:51

          O Gjermani i fundit
          kjo thënia jote e fundit më pëlqeu shumë…shumë.

          Ky është thelbi i komentit për shume gazetare,

          që fjalet i kanë lumë, pa ujë shumë….

          Reply to this comment
  4. demo July 16, 15:39

    Jam shume kurioz te di cfare thote z.Fuga per manifestin filozofik te z.Tarifa.Po kulla Vucidolit pse hesht per kete traktat filozofik,apo i doli boja froidistit malok,tani i ka dale turiri kafshes acik.

    Reply to this comment
  5. S'ju vjen pak turp? July 16, 16:01

    Cili eshte ai pabuks qe ka filluar t’i kollofisi komentet? Deri per momentin jane postuar te pakten tre te tilla, por per momentin (16:00) nuk eshte aprovuar akoma asnje.

    Mos keni filluar dhe ju ta hani turpin me buke si Mjeroja?

    Reply to this comment
  6. Vëzhguesi F. July 16, 16:38

    Une jam anonim i vjeter o zoti Tarifa nga Mashkullora qe kerkon te besh kaq shume marketing. Kesaj qe thua apo shkruan zotrote i thuhet ketej nga anet tona(tuaja) A do me per Belulin?!

    Reply to this comment
    • Djal Partizani July 16, 19:09

      Jo vetem je i vjeter , por ke ngelur
      edhe i vjeter ne mendime .

      Bota per ty rrotullohet rreth Edi Rames ,
      Ku ky eshte Zoti dhe shpetimtari i shqiperise .

      Mire je Ftero ,
      vet , njerzit , nga shtepia te gjithe mire ….

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. July 17, 22:42

        O çun “partizoni”, po e kruan kot me duket dhe po aq po ja fut kot.Qe them se jam anonim i vjeter, ja them Fatosit qe eshte pak a shume mosha ime, do te thote qe çunaker si ty, me teper se ne moshe ne menyren se si do qe te replikosh, te mundohen te mesojne dhe mos te llapin kot.Me ngaterron me nje Ftero te cilin e shoh qe komenton, por nuk jam ai o xhaje adoleshent.
        partizoni.Bota ime rrotullohet rreth te vertetes, sa per Salen, Edin apo Meten jane tamam idhujt e tu. Hajt tuqeta mono!

        Reply to this comment
  7. Mark uk July 16, 18:59

    Botoni komentet kam shkrujt dhe pse nuk mi botoni

    Reply to this comment
    • Nausika July 18, 12:40

      Është më se e vërtetë, qe komentet nuk botohen….Këtë eksperience kam bërë dhe une…
      Sa për shkrimin e zotit Tarifa, ai shkruan gjatë, se nuk i bie dot shkurt.
      Shumë komentues janë shumë më të mirë se zoti Tarifa…E kam fjalën për ato që dhe kur duan të shajne të kënaqin shpirtin e jo për vulgaret…e për ata që gjejnë fjalë të lavderojne diktaturen e 1944-1990….

      Reply to this comment
  8. Ledion July 18, 08:45

    Ai me pseudonimin Rum Palla qenka vertet Rum Palle me ato qe shkarkon nga goja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*