Pikëpyetjet e detit me Greqinë

March 5, 2018 12:57

Pikëpyetjet e detit me Greqinë

 

Në prag të nisjes së negociatave për kufijtë detarë me Greqinë, redaksia e gazetës ‘DITA’ iu drejtua një prej specialistëve më të njohur të së drejtës ndërkombëtare në vend, prof. Ksenofon Krisafi. Ai na dërgoi shkrimin e mëposhtëm, duke pohuar se faktet, pikëpamjet dhe argumentet e përmendura në të, i ka bërë të njohura menjëherë pas publikimit të përmbajtjes së të ashtuquajturit pakt detar shqiptaro-grek të vitit 2009. I ka parashtruar në formën e një studimi, në fillim të vitit 2012, kur ishin shfaqur dhe ishin ndjerë qartë pasojat e cedimit territorial të realizuar nëpërmjet tij. Kësaj teme ai i është kthyer e rikthyer vazhdimisht vitet e fundit, sidomos tani që është duke u finalizuar një marrëveshje e re me Greqinë.

Ai u shpreh për ‘DITA” se ia parashtron publikut me dëshirën për të kontribuar në arritjen e një marrëveshjeje të drejtë për ndarjen e kufirit detar në zonën ekonomike ekskluzive dhe shelfin kontinental me Greqinë. “Dua të besoj se delegacioni shqiptar, mund të gjejë aty diçka të dobishme, që mund t’i shërbejë gjatë diskutimeve që i duhet të zhvillojë në raundet pasuese të negociatave të vështira, që i presin për përmbushjen me përgjegjësi atdhetare e profesionale të detyrës së caktuar”, tha Prof. Krisafi.

***

Prof. Ksenofon Krisafi:

Duke filluar nga pranvera e vitit 2009, në mediat shqiptare u shkrua dhe u fol shumë rreth Marrëveshjes shqiptaro-greke për ndarjen e kufijve detarë në Kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon, firmosur në Tiranë, në prill 2009. Ajo u konsiderua si një akt që sanksiononte kalimin në favor të Greqisë të një hapësire territoriale shqiptare. Në vijim ndodhi diçka e pa precedent: u vunë përballë qeveria shqiptare, e cila mbronte interesat e Greqisë(?!) dhe një grup specialistësh, gazetarësh, analistësh dhe qytetarë të zakonshëm shqiptarë, të cilët mbronin interesat e Shqipërisë. Ky ballafaqim u mbyll pas gati një viti, me një vendim historik të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e cila, pas shqyrtimit të Marrëveshjes, u dha të drejtë atyre që mbronin Shqipërinë. Çështja vazhdon të jetë e hapur. Kufijtë detarë shqiptaro-grekë nuk janë fiksuar ende dhe të dy vendet, Shqipëria dhe Greqia, presin një stinë tjetër politike për t’iu rikthyer asaj në rrethana më të përshtatshme…

Diskutimi i këtij precedenti merr një rëndësi të veçantë, në mënyrë që ajo çka ndodhi në vitin 2009 të mos përsëritet më, që integriteti territorial i vendit të mos rrezikohet, që Kushtetuta, akti themeltar i shtetit dhe garanti i rendit juridik, të mos cenohet dhe të mos shkelet nga askush.

Ngjarja e mësipërme ngacmon memorien historike të shqiptarëve dhe sjell ndër mend ndodhi të njëjta ose të afërta që kanë ngjarë në kohë të ndryshme… Një shekull e ca më parë, patriotët shqiptarë, në krye të popullit të vet, bënë përpjekje për të mbrojtur trojet shqiptare nga lakmitë e fqinjëve. Por Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, e viteve 1912-1913, pavarësisht përpjekjeve të Qeverisë së Vlorës për të siguruar integritetin territorial të vendit, shkëputi gati gjysmën e tyre. Pothuajse të gjitha qeveritë shqiptare që erdhën më pas, megjithëse u ndodhën para trysnive të shumta, nuk pranuan asnjë kompromis për të ceduar territore shqiptare në plotësim të pretendimeve të tjera të fqinjëve. Përkundrazi, bënë vazhdimisht përpjekje të sinqerta në Konferencën e Paqes në Versajë, 1919-1920, në Lidhjen e Kombeve, në Konferencën e Paqes në Paris, 1946, në OKB etj., për të siguruar rikthimin e territoreve të shkëputura padrejtësisht nga trungu amtar. Përjashtim bëhet vetëm në disa raste, kur trojet shqiptare iu dhanë vendeve fqinje me pëlqimin e vetë “shqiptarëve”…  Më i fundit ishte ai që përbën objektin e këtij shkrimi, Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare, nënshkruar në Tiranë, më 27 prill 2009. Ajo u prezantua si akt, përmes të cilit do të përcaktoheshin kufijtë shqiptaro-grekë në Kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon; në fakt, ishte një marrëveshje cedimi territorial. Territori i lëshuar Greqisë përfshinte jo vetëm sipërfaqen, por edhe kolonën ujore, shtratin e detit, nëntokën e tij, si edhe hapësirën ajrore mbi sipërfaqen detare. Rëndësi të veçantë strategjike ka sidomos territori, në nëntokën e të cilit fshihen pasuri të çmuara hidrokarburesh dhe ku është projektuar të kalojnë tubacionet e gazsjellësve të rëndësishëm që do të transportojnë gazin Kaspik drejt kontinentit europian.

Reagimet për Marrëveshjen në Greqi dhe në Shqipëri

Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje politika greke e konsideroi një arritje strategjike të saj, duke e cilësuar si “ngjarjen më të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi, qysh nga nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit”. Në Tiranë, autoritet zyrtare e njoftuan nënshkrimin e Marrëveshjes si diçka të rëndomtë, si një lajm standard, me pak radhë, ndërkohë që opinioni i gjerë publik shqiptar dhe mediat e përcollën me një shqetësim dhe jehonë të pazakontë. Ekspertë të fushës, të së drejtës ndërkombëtare dhe njohës të çështjes zbuluan një varg shkeljesh kushtetuese. Ndër të tjera, u vu në dukje se Konventa e Montego Bay Për të Drejtën e Detit, 1982, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me Ligjin Nr. 9055, dt. 24.04.2003, është zbatuar në dëm të interesave kombëtare të saj. Marrëveshja në fjalë e konsideronte tërësinë ishullore të Arkipelagut të Korfuzit dhe secilin prej ishujve si pika skajore për ndarjen dhe përcaktimin e kufijve detarë dhe të shelfit kontinental. Shqipëria ndodhet përballë Arkipelagut të Korfuzit, i cili ka 13 ishuj, shkëmbinj dhe cekina, të cilat, sipas Konventës së Montego Bay, nuk plotësojnë kushtin e raportit të ujit përfshirë brenda vijave bashkuese me tokën. Për rrjedhojë, përjashtohet përdorimi i vijave të drejta bazë që bashkojnë këta ishuj, duke marrë për bazë ishullin mëmë të Korfuzit (Myslim Pashaj, Deti që nuk falet. Tiranë: 2010). Qeveria u akuzua për mungesë kujdesi deri në tradhëti kombëtare në përcaktimin e koordinatave të delimitimit të hapësirës detare, duke mos shfrytëzuar siç duhet kriteret dhe parimet e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit. U denoncua ngutja e papërligjur nga ana e qeverisë për përfundimin e Marrëveshjes, për mosmarrjen në konsideratë të fakteve historike lidhur me kufirin shqiptaro-grek, refuzimin prej saj për të shfrytëzuar ekspertizën më të mirë të specialistëve shqiptarë dhe të huaj në negocimin dhe përgatitjen e Marrëveshjes, si edhe shpërfilljen e opinionit publik. Qeveria italiane i kishte shprehur gatishmërinë maksimale Ministrisë sonë të Jashtme për ta ndihmuar gratis Shqipërinë, jo vetëm me mjete, por edhe me ekspertë të saj gjatë këtij procesi. Përgjigjja ka qenë negative. Refuzimi i ekspertizës italiane mësohet se ka qenë plotësim i kushtit të vënë nga pala greke, që Shqipëria të mos ndihmohej në këtë proces nga një palë e tretë. ‘Preteksti’ i qeverisë shqiptare për refuzimin e ekspertizës falas italiane, sipas të njëjtave burime, ka qenë se ‘Shqipëria disponon mjetet dhe ekspertizën e duhur” (Tedi Blushi, “Kufiri, qeveria refuzoi ekspertizën italiane”, Gazeta Shqiptare, 2 maj 2009)…

Mendimet e ekspertëve shqiptarë konvergonin në idenë e cenimit të interesave kombëtare. Me këtë Marrëveshje, Shqipëria humbiste territor dhe, kësaj radhe, ndryshe nga herët e tjera, me pëlqimin e vetë qeverisë shqiptare.

Faktet që dolën në dritë përligjën shqetësimin e madh që u krijua në publikun shqiptar. Territori shqiptar po trajtohej sërish sikur të ishte pronë e disa politikanëve në pushtet, të cilët mund ta cedonin atë pa asnjë brerje ndërgjegjeje, për interesat e veta politike. Ndjeshmëria publike u rrit edhe për faktin se Greqia historikisht ka shprehur pretendime ndaj trevave shqiptare, pretendime të cilat vazhdojnë t’i ushqejnë ende segmente atavike të përfaqësuesve më tipikë të filozofisë politike ekspansioniste dhe të ideologjisë ekstremiste klerikale të Megali Idesë. Parë në këtë optikë, për palën greke Marrëveshja ishte pjesë e një strategjie, e cila përshkohet nga synime politike që bien ndesh me frymën e përgjithshme që karakterizon marrëdhëniet normale ndërmjet shteteve në kohën tonë.

Por, çuditërisht deklaratat euforike të palës greke, që e konsideroi atë një “sukses gjeostrategjik”, state of art apo “marrëveshje historike” si dhe sinjalet e fuqishme të alarmit që vinin nga ekspertët shqiptarë nuk ngjallën asnjë shqetësim tek autoritetet shqiptare. Përkundrazi, ndodhi ajo që nuk mund të besohej dhe që, në njëfarë kuptimi, përbën një rast unikal, pa precedent. Kreu i qeverisë shqiptare, anëtarë të kabinetit dhe funksionarë të tjerë të administratës shtetërore u vunë në mbrojtje të interesave greke. Ata nuk linin rast pa deklaruar se “asnjë metër nuk i është falur Greqisë”. Kushdo që e kundërshtonte Marrëveshjen e nënshkruar dhe, që me përgjegjësi atdhetare, me urtësi dhe etikë qytetare kërkonte rishikimin e saj, për të mbrojtur interesat dhe integritetin territorial të shtetit shqiptar, anatemohej si sharlatan apo injorant. Për një nga denoncuesit e kësaj marrëveshjeje, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, më 29 dhjetor 2009, ish-kryeministri Sali Berisha thoshte: “Unë… shoh një sharlatan që kalon nga ekrani në ekran dhe çfarë thotë? Thotë se gjiri i Sarandës nuk është ai që ai vetë ka përcaktuar me dorën e vet dhe institutin që ka drejtuar, ka vizatuar dhe ua ka dhënë shqiptarëve në të gjitha tekstet dhe e ka përcaktuar në enciklopedinë e Shqipërisë, por gjiri i Sarandës është ai që ka përcaktuar legjenda… Pra absolutisht kemi të bëjmë, koncepti im më falni, me një sharlatan të mirëfilltë”. (Gazeta Shekulli, 31 dhjetor 2009).

Në këtë fushatë bënte përshtypje dhe nuk merrte përgjigje pyetja se, për ç’arsye ish-kryeministri dhe politikanë të tjerë shqiptarë, të cilët bartin përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese përpara popullit të vet, nuk i kuptonin ose hiqeshin sikur nuk i kuptonin qëllimet politike të Athinës zyrtare ndaj Shqipërisë, e cila, me këtë Marrëveshje, synonte të aneksonte 354.4 km2 nga territori shqiptar? Përse këta politikanë, në deklarimet e tyre publike e konsideronin marrëveshjen e arritur me palën greke të bazuar në procedura normale? Përse ata donin t’ua mbushnin mendjen shqiptarëve se në veprimet e palës greke nuk kishte asgjë të dëmshme dhe asnjë synim të keq? Përse merrnin rolin e avokatit të palës tjetër dhe nuk i kushtonin rëndësi shqetësimit të ligjshëm të popullit të tyre, për të vlerësuar me realizëm dhe me përgjegjësi gjendjen politike aktuale në marrëdhëniet me Greqinë? Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar lipsej ta dinin se ata nuk kanë asnjë tagër për të nxjerrë në treg dhe për të ceduar trojet e vendit për interesat politike të tyre. Shqipëria nuk është pronë e asnjë qeverie dhe e asnjë politikani; ajo është atdheu i të gjithë shqiptarëve që jetojnë brenda apo jashtë kufijve të saj shtetërorë, jo vetëm shqiptarëve të djeshëm e të sotëm, por edhe i të gjithë brezave të shekujve të ardhshëm…

Negociata formale dhe konspirative

Pas bërjes publike të procedurave të ndjekura, rezultoi se për përgatitjen e marrëveshjes gjithçka duket se ishte vendosur në disa takime informale në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) nga funksionarë të saj apo në përfaqësinë diplomatike të Greqisë në Tiranë, nga diplomatë të ambasadës. Këtë e pohoi vetë ish-kryetari i delegacionit shqiptar. Një fakt i tillë u konfirmua edhe nga drejtoresha e Drejtorisë Juridike të MPJ-së në procesin e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, e cila saktësoi se Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së ishte takuar me ambasadorin grek në Tiranë për këtë çështje në datat 3 shtator 2008, 19 dhjetor 2008, 28 janar 2009, 28 shkurt 2009 dhe 6 mars 2009. Më 11 dhjetor 2008, Ministria e Jashtme e Greqisë kërkoi mbledhjen e komisionit të përbashkët. Më 6 janar 2009 u zhvillua mbledhja e radhës e atij komisioni në mjediset e MPJ-së në Tiranë. Më 20 janar 2009 u kërkua informacion nga ministritë e linjës që të shpreheshin mbi draftin e Marrëveshjes, ndërsa më 18 dhe 19 mars 2009 filluan dhe përfunduan (!!!) negociatat midis palëve. Takimet e “delegacioneve” duket se kanë qenë thjesht për të plotësuar një rit formal, të kërkuar nga legjislacioni në fuqi, ose për të zyrtarizuar një porosi “nga lart”.

Negociatat midis shteteve për çështje të tilla, për shkak të karakterit kompleks dhe të ndërlikuar, zgjasin me vite. Kështu ka ndodhur, fjala vjen, me bisedimet e zhvilluara për përfundimin e marrëveshjes për ndarjen e shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Italisë, të cilat u zhvilluan në shumë raunde dhe zgjatën shumë vjet (2003-1992). E njëjta gjë mund të thuhet p.sh. edhe për negociatat midis Rumanisë dhe Ukrainës për ndarjen e kufijve të tyre detarë, të cilat u zhvilluan në 34 takime dhe zgjatën gjashtë vjet. (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Çështja Rumania vs. Ukrainës & 18, 2, citohet sipas Agron Alibali, “Marrëveshja detare dhe Gjykata Kushtetuese, në vend të një letre amicus curiae”, revista MAPO, 18 dhjetor 2009).

I pashpjegueshëm në çdo pikëpamje mbetet fakti i mësipërm, i mbylljes së negociatave vetëm me disa takime brenda një harku kohor rreth njëvjeçar. Po ashtu nuk shpjegohet dot se përse pala shqiptare nuk bëri pjesë të grupit të vet disa nga specialistët më të kualifikuar të vendit. Në delegacionin shqiptar nuk pati asnjë nga anëtarët e grupit që rreth 15 vjet më parë negocioi dhe përgatiti marrëveshjen me Italinë, me pothuajse të njëjtin objekt. Nuk u përfshi as edhe ndonjë prej anëtarëve të delegacionit shqiptar që përfaqësoi Shqipërinë në punimet e Konferencës së Tretë të OKB-së Për të drejtën e detit, në Nju Jork e Gjenevë (1973-1982), të cilat duke zgjatur kaq shumë, shërbyen si një mundësi e jashtëzakonshme për kualifikim në çështjet që ishin objekt i negociatave ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë dhe grekë në vitet 2008-2009.

Negociatat shqiptaro-greke u zhvilluan në një atmosferë fshehtësie të papërligjur dhe në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Të dyja palët u munduan që procedura e përgatitjes së Marrëveshjes të mbetej jashtë vëmendjes së opinionit publik dhe medias. Athina, me sa duket, i trembej reagimit të disa prej politikanëve të vet ekstremistë, të cilët nuk e kanë pranuar vijën e kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe që marrëveshjen në fjalë mund ta shihnin si një njohje zyrtare të kufijve midis dy vendeve. Por ajo i trembej veçanërisht kundërshtimit që do të vinte nga opinioni publik shqiptar, i cili nuk mund të pajtohej kurrë me një cedim territorial të kësaj natyre. Sipas saj, publikimi i marrëveshjes para nënshkrimit të saj mund të çonte, sikurse edhe ndodhi në të vërtetë, në reagime të fuqishme në Shqipëri. Pala greke donte që hollësitë e Marrëveshjes të mos i mësonin as shqiptarët, as edhe partnerët e tyre amerikanë dhe europianë. Në kabllogramin e ambasadës amerikane në Tiranë (të koduar 08 TIRANA 745), të datës 9 tetor 2008, thuhet ndër të tjera se “zyrtari grek që drejton delegacionin grek…. paralajmëroi delegacionin shqiptar që të bien dakord me kërkesat e tjera të tyre dhe t’i mbajnë jashtë negociatave “Fuqitë e largëta”- që do të thotë ShBA-në. Një frazë identike është përdorur edhe në takimin e ambasadorit grek me ministrin e Jashtëm, Basha në Tiranë” (gazeta Panorama, 4 shtator 2011). Mirëpo, nëse kjo mund të justifikohet për palën greke, asgjë nuk mund ta motivonte dhe ta justifikonte qëndrimin konspirativ të qeverisë shqiptare.

Marrëveshja në Gjykatën Kushtetuese

Për një periudhë kohe, reagimet kundërshtuese të ekspertëve shqiptarë ndaj Marrëveshjes mbetën një zë në shkretëtirë jo vetëm për qeverinë, por edhe për opozitën shqiptare; kjo e fundit vetëm më vonë arriti ta kuptojë atë çka kishte ndodhur. Pas disa muajsh reflektimi, opozita mori nismën për ta kundërshtuar institucionalisht Marrëveshjen. Si rrugëzgjidhje legale e përshtatshme, u gjykua shqyrtimi i çështjes nga Gjykata Kushtetuese, si organi kompetent më i lartë. Më 14 tetor 2009, Partia Socialiste dhe pesë parti të tjera opozitare vendosën bashkërisht t’i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë të shqyrtonte pajtueshmërinë kushtetuese të Marrëveshjes shqiptaro-greke për kufijtë detarë midis dy vendeve.

Synimi ishte korrigjimi i një padrejtësie kombëtare.

Më 8 dhjetor 2009, Gjykata Kushtetuese çeli seancën publike… Ajo dëgjoi palët dhe ekspertët e tyre, si edhe mblodhi e administroi provat përkatëse. Pas katër muajsh, më 15 prill 2010, shpalli vendimin. Në disa dhjetëra faqe arsyetoi qëndrimin e vet unanim për të hedhur poshtë Marrëveshjen. Gjykata e konsideroi të papajtueshme me Kushtetutën, lidhur me:

“a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes; b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve, me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm; ç) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.”

Për arsyet e mësipërme… Gjykata Kushtetuese unanimisht vendosi: Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92 të Kushtetutës të marrëveshjes së lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë…

Konsiderimi i Marrëveshjes nul dhe e paqenë, për shkak të shkeljes së Kushtetutës, çoi në ndërprerjen e procedurave të ratifikimit të saj nga Parlamenti i Shqipërisë. Për rrjedhojë, caktimi i kufirit ndarës midis Shqipërisë dhe Greqisë në shelfin kontinental dhe në zonën ekonomike ekskluzive në Kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon duhet të bëhet objekt i negociatave të tjera, të cilat do të duhet ta rishqyrtojnë çështjen nga e para, duke e trajtuar atë sipas përcaktimeve të Kushtetutës dhe legjislacionit shqiptar, Konventës Për të Drejtën e Detit, si edhe në përputhje me praktikën gjyqësore ndërkombëtare.

Vendimi i GjK-së ishte një fitore e madhe. Ai i tregoi qeverisë shqiptare se nuk mund dhe nuk duhet të shkelte kushtetutën dhe të dhuronte territor shqiptar, i tregoi qeverisë greke se zot i Shqipërisë nuk ishte ekskluzivisht qeveria, por, në radhë të parë e mbi të gjitha populli i saj. Vendimi i GjK-së, sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët kompetentë, i shpëtoi vendit 354.4 km² territor shtetëror.

(Vijon)

March 5, 2018 12:57
Komento

19 Komente

  1. anticensurë25642654 March 5, 13:33

    “Negociatat shqiptaro-greke u zhvilluan në një atmosferë fshehtësie të papërligjur dhe në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”
    ” Pala greke donte që hollësitë e Marrëveshjes të mos i mësonin as shqiptarët, as edhe partnerët e tyre amerikanë dhe europianë. ”
    unë shkëputa këto dy fjali nga tërë shkrimi i ksenos për të treguar dy gjëra:
    -e para:
    pavarsisht se është një shkrim i djeshëm,na tregon se si duhet të veprojmë sot!!na tregon se si duhet të veprojmë ne si popull!!
    me riparaqitjen e këtij shkrimi në shtypin e përditshëm kseno po na thotë se duhet të hapim sytë!mirë e mirë!!
    -e dyta:
    po ndodhin të njëjta ngjarje që ndohën dhe gati 10 vjet më parë!!po nxitohet si me pas “gjermanin pas”,po punohet në fshehtësi dhe nuk po kërkohet ndihma e amerikanëve,italianëve,apo dhe pagesa e specialistëve të huaj!
    pra kemi të njëjtën situatë,që dej e quajtëm tradhëti!!
    bisedimeve për marrveshjen e re i janë shtuar dhe dy kërkesa të reja të greqisë!dy kërkesa që,ndarjen e kufirit e nxjerrin si një garnityrë të lirë!!
    “zgjerimi i zonave të minoritetit” dhe “kuota fikse për administratë lokale e qëndrore”,janë kali i ri grek i trojës!!
    këto janë faza e dytë e sulmit gërk për të aneksuar jugun e shqipërsë!!
    përshkrimi i ngjarjeve të ’09 është aktual dhe sot!
    i vetmi ndryshim është se dje ishin nja dy “sharrlatanë”,”injorantë” që ngritën një popull në këmbë,pastaj opozitën e asaj kohe!
    sot!?
    janë nja dy “debila” komentues me pseudonime,familja krisafi(me dorashka)dhe të gjithë në mbrojtje të interesave të greqisë!!këtu përfshi dhe opozitën,përfshi dhe analistët e medjes,përfshi dhe klasën e arsimuar shqiptare!!
    për të vënë duart në kokë!!
    përshkrimin që bën kseno,unë do ta quaja edhe si një parashikim i kësaj që po ndodh sot!!parashikim i tradhëtisë në kushte të reja!!në kushtet e kundërshtimit më pak se minimal!!
    në kushtet e tulatjes së përgjithëshme popullore!!

    Reply to this comment
  2. Bureto March 5, 14:22

    Shkelje e Kushtetutës dhe prokuroria ka bërë qorrin e shurdhin? Këto mund të ndodhin vetëm në vendet diktatoriale dhe në këto me shumë marifet. Për shkelje më të vogla Kushtetuta i jep kompetenca Prokurorisë të nisë ndjekje penale edhe kryesisht dhe jo më për një shkelje që mund të trajtohet edhe si tradhëti kombëtare për intrresa politike, si në rastin në fjalë. Ka qenë apo jo e tillë këtë duhet ta kishin nxjerrë hetimet. Në se nuk e ka bërë prokuroria këtë deri më sot nuk do të thotë që detyrimi i saj nuk mbetet në çdo kohë. Të presim çdo të ndodhë me SPAK dhe Gjykatën Speciale të krimeve të rënda që pritet të ngrihen. Shpresa është e madhe. Gjithashtu urojmë që marrëveshja e re që mund të arrihet të jetë edhe në interes të Shqipërisë dhe njherazi të vërtetojë edhe njëherë pazarin e Berishës me grekët. Lufta politike që po bëhet sot për marrëveshjen e re synon vetëm e vetëm që të pengojë zbulimin apo vërtetimin edhe një herë të kësaj.

    Reply to this comment
    • mirel March 5, 20:56

      Cfare ka bere shteti i Ramutit per te proceduar Berishen?
      Asgje. Vetem estrada dhe batuta me facwebook
      Jane ne nje mision te dy. Shitjen e detit

      Reply to this comment
      • Tepelena March 5, 21:51

        Misioni i qeverive shqiptare qenka shitja e Shqiperise! Greqia dhe te tjeret po punojne per copetimin e Shqiperise. Ata kane 30 vjet qe po zbatojne plane afatgjata antishqiptare. Kurse ne si popull ngreme krye ne internet. Sheshet jane bosh.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 March 6, 08:06

          askush nuk e besoi 30 vjet më parë paralajmërimin për janullatosin!
          sot ai zbatoi fazën e parë të aneksimit të shqipërisë së jugut!
          faza e dytë fillon me dhënjen e varrezave nga rama,ajo e berishës ishte simbolike,dhe me atë që do të firmoset më vonë“zgjerimi i zonave të minoritetit” dhe “kuota fikse për administratë lokale e qëndrore”!!
          pas 30 vjetësh ne do të kemi një ndryshim të situatës në të cilën jemi sot!!nuk do të kemi zona,njolla, të minoritetit grek në shqipërinë e jugut,por do të kemi zona të minoritetit shqiptar në shqipërinë e jugut!

          Reply to this comment
          • mirel March 6, 13:24

            Po shiko me cfare merren ata. Te gjithe gazetat dhe gazetaret citojne Berishen.
            Berisha i trembi te gjithe, dhe po i thone Amin Rames dhe tradhetise se Ramiut.

  3. Axhem March 5, 14:23

    Mendoj te percillet ne kshilin e europes nepermjet kanaleve diplomatike nje sygjerim qe kur nje shtet antar i bashkimit europian ka ceshtje te pa zgjidhura me nje shtet kufitar pretendent per ne b.e. Te mos kete te drejte vote per rastin konkret . Sygjerojani profesor ksenofon krisafit . Axhem imeri .

    Reply to this comment
  4. Bureto March 5, 14:33

    Shkelje e Kushtetutës dhe prokuroria ka bërë qorrin e shurdhin? Këto mund të ndodhin vetëm në vendet diktatoriale dhe në këto me shumë marifet. Për shkelje më të vogla Kushtetuta i jep kompetenca Prokurorisë të nisë ndjekje penale edhe kryesisht dhe jo më për një shkelje që mund të trajtohet edhe si tradhëti kombëtare për intrresa politike, si në rastin në fjalë. Ka qenë apo jo e tillë këtë duhet ta kishin nxjerrë hetimet. Në se nuk e ka bërë prokuroria këtë deri më sot nuk do të thotë që detyrimi i saj nuk mbetet në çdo kohë. Të presim çdo të ndodhë me SPAK dhe Gjykatën Speciale të krimeve të rënda që pritet të ngrihen. Shpresa është e madhe. Gjithashtu urojmë që marrëveshja e re që mund të arrihet të jetë edhe në interes të Shqipërisë dhe njëkohësisht të vërtetojë edhe njëherë pazarin e Berishës me grekët. Lufta politike që po bëhet sot për marrëveshjen e re synon vetëm e vetëm që të pengojë zbulimin apo vërtetimin edhe një herë të këtij akti që mund të konsiderohet për nga rëndësia i pashembullt.

    Reply to this comment
  5. Une March 5, 15:01

    Niveli i komentuesve te le per te deshiruar! Nuk dine te shkruajne shqip! Kur je gjysem analfabet si kund te kuptosh thelbin!

    Reply to this comment
    • Tartufi March 5, 15:42

      Une mendoj se me hajvani i komentuseve je ti me larte,
      qe ke problem gabimet gramatikore dhe nuk shikon gabimet ne te menduarit ,per nje Shqiperi me te mire dhe
      me te drejte dhe me te begate !! Problemi eshte tek te pa
      aftet e nje populli ,qe shikojne gunen dhe jo punen !

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 5, 17:18

      ti po që je për tu lavdëruar me këtë koment,shumë shumë domethënës!!
      duhet të jesh ndonjë qënje superiore!!vetëm ju nuk zbrisni dot në tokë për të na ndriçuar mëndjen!!
      ndoshta djelli ju ka verbuar sytë?!
      shko mor shkërdhat!!

      Reply to this comment
      • I tillë je , sa herë që hap gojën March 5, 19:26

        “anticensura” është përfaqësues i Kishës Greke , ndaj mos ja vini re , se i kane duart të lyera deri në bryl , me gjak shqiptarësh ! YYYYYT more këllirë , zgjyrë e dalë nga gjirizi i haleve shqiptare ! Nuk pjerdh askush nga bajga , si puna jote , sikur edhe të bësh të pa dëgjuarën !

        Reply to this comment
  6. Profesore patriot Ksenofon nder me te shquarit per mbrojtjen e kombit ne kohen e koleres berishiane. March 5, 17:37

    Profesor Ksenofoni i nder intlektualet me patriot te viteve te koleres berishiane ! Shqiperia ka nevoj per zerin profesionist te argumentuar ne menyre ligjore te ndershme dhe be dobi te kombit shqiptar !

    Reply to this comment
    • mirel March 5, 21:01

      Po pra, kete po ben dhe tani. Pa u menduar fare per paligshmerine e persitur te Ramutit Krisafi e ka theksuar se cdo mareveshje eshte me e mire se e Berishes,
      Se mareveshja e Rames eshte fitore e madhe dhe ne i marrim 12 milje, kur ne fakt kemi 15 milje..dhe Greqia i merr 12 milje, kur ne fakt i takojne vetem 3 milje.
      Tani kush merr e kush humbet, duket qarte fitimtari.
      Po Krisaqi thote Ne fitojme
      Dhe une e besoj, sigurisht. se eshte patriot si Ramuti qe vetem fitoren na meson.
      Ramuti nderkohe ka harruar te rivendose me ligj kufirin detar te hequr nga Berisha ne 2008.
      Kudret Cela theksoi se ky duhet te ishte hapi i pare i Qeverise.
      Keni degjuar gje keto dite te jete rivendosur kufiri?
      Ja pra, qe Ramuti eshte ne nje tave me Berishen,
      Jane te dy ne pazar per te shitur.
      12 milje do jepte Berisha, 12 milje dha Ramuti. Cili eshte ndryshimi mes tyre?
      Mecollari tha se Greqise i takojne vetem 3 milje.
      LLogarite bejini vete

      Reply to this comment
  7. alex March 5, 18:30

    Vet fakti i mosperfshirjes ne ekipin punues te zotit Krisafi dhe Pashaj ,kemi te bejme me tradheti ndaj Shqiperise,ashtu si u vepra me varrezat greke me janullen…

    Reply to this comment
  8. Pellazgos March 5, 22:45

    Doni te hyni ne BE apo jo?
    Firmosni dje lerini fjalet,
    Vetem dy muajt e para kete vit nuk u pranuan rreth 3000 “shqetare” ne Evrope,beni llogarite mire se mbret kishit Viktor Emanuelin qe Agi Saranden e Kastriotit do ta bente Santa Quaranta ne nje shtet Quranta.
    Nuk do arratiseni dot zoterinj,do mbyllet Kakavija si ne kohen e Diktatorit Hoxja qe hidhte vallen ne goje te Ujkut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*