Prof. Xhemil Frashëri , bilanc jete dhe veprash në 90 vjetorin e lindjes

September 24, 2017 11:05

Prof. Xhemil Frashëri , bilanc jete dhe veprash në 90 vjetorin e lindjes

 

Nga Dhimitër Shtëmbari

Dhimitër Shtëmbari

I lindur në Pogradec në gusht të vitit 1927, Xhemil Frashëri do të rritej në gjirin e një familjeje të njohur atdhetare. I ati, Kahremani, pat punuar gjatë në fushën e Drejtësisë, siç pat kontribuar aktivisht edhe në shërbim të idealeve të shënjta të lirisë gjatë periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Duke vazhduar në gjurmët e të atit, mësimet e para Xhemili do t’i merte në Korçë, për t’i ndërprerë në vitin e katërt të së mesmes Teknike të këtij qyteti për shkak të pjesëmarrjes në luftën kundër pushtuesve të huaj.

Në gusht të vitit 1942 Xhemili do të pranohej në radhët e Rinisë Komuniste Shqiptare, ndërsa vetëm një muaj më vonë do të ishte anëtar i njërit prej njësiteve guerile të qytetit të Korçës. Tashmë ai kishte marrë rrugën e malit.  Edhe pse pa vënë briskë në faqe, do të vinte pushkën krahut për t’u radhitur luftëtar në Çetën Partizane të Kolonjës; ca më pas do të ishte partizan në Çetën e Dangëllisë, për të kaluar, javë më vonë, në Batalionin Partizan “Naim Frashëri”. Në fund do të bëhej pjesëtar aktiv i Brigadës VI Sulmuese Partizane. Dhe, së bashku me shokët e shoqet e veta, marshoi me vendosmëri dhe luftoi me trimëri deri jashtë kufijve shtetërorë.

Mbas çlirimit të Atdheut Xhemil Frashëri do të vazhdonte studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës në degën e Historisë, të cilat do t’i përfundonte me rezultate të shkëlqyera.

Viteve të para do të shërbente gazetar në shtypin ushtarak, ndërsa kohë më pas do t’i kushtohej tërësisht veprimtarisë studimore historike. Së pari, do të punonte pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik, për të kaluar, ca më vonë, në vitin 1957, pedagog pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës që në themelimin e tij. Këtu do të jepte leksione deri në vitin 1979, sepse mbas këtij viti do të ishte përfundimisht punonjës shkencor pranë Institutit të Studimeve Historike, duke vazhduar, ndërkohë, edhe mësimdhënien në arsimin e lartë.

Në vitin 1992 do të dilte në pension, sigurisht duke mos e ndërprerë veprimtarinë e vetë të kahershme në fushën e studimeve shkencore.

Mbas ndryshimeve rrënjësore politiko – ekonomike të vitit 1991, Xhemil Frashëri do të ishte ndër të paktët historianë që vazhdoi pandalur dhe me shumë guxim kursin e vetë të punës si historianë militantë. Ai botoi në organe të ndryshme shtypi shkrime të shumta, të gjitha këto me frymë të theksuar kritike kundër disa pseudohistorianëve, disa prej të cilëve – ish kolegë të tij. Dhe të gjitha këto shkrime i përmblodhi në librin e tij me titull: “LANÇ dhe legjenda e luftës civile”.

Prof. Xhemil Frashëri u nda nga jeta më 4 nëntor 2014, në moshën 87 vjeçare, teksa ende gjëndej në punë e sipër.

Rrugën e studiuesit e nisi që atje, ku historia “shkruhej” me pushkë

Prof. Dr. Xhemil Frashëri është historian jo thjesht nga ata të “kultivuar” arkivave, bibliotekave apo auditoreve në universitete.

Duke qënë me pushkën krahut jo pak, por gjatë tre vjetve; duke qënë njëri i lëvizur përgjatë një marshimi të gjatë e shumë të vështirë, që fillonte nga Pogradeci e mbaronte në Vishegrad të ish Jugosllavisë dhe, për më tepër, duke qënë një djalosh me arsim të mesëm në atë kohë, mjaft nga ato që pasqyron në punimet shkencore historike, Prof. Xhemili i ka të përjetuara.

Duke qënë në një pjesë të mirë të kohës me detyrë pranë shtabeve të formacioneve partizane, Xhemili ka pasur mundësi të njihej nga afër me shumë nga Urdhërat Luftarakë që lëshoheshin prej komandave partizane, sikundër ka pasur rast të lexojë në dorëshkrim, që në atë kohë, mjaft nga ato që iu komunikoheshin kuadrove të ndryshme, që sot ekzistojnë si faksimile nëpër arkiva shtetërore.

Ish kuadri partizan Xhemil Frashëri ka qënë pranë redaksisë së gazetës së Brigadës VI Sulmuese, në të cilën pat shkruar episode nga heroizmi i Luftës për çlirim, si dhe portrete trimash e biografi Dëshmorësh të Atdheut. Ndërsa i lexon sot ato shkrime, në to dikton fjalë që lotojnë dhe lot që flasin. Edhe ky lloj materiali ka gjetur vend ilustrues në librat e tij shkencorë të historisë. Me fjalë të tjera, te Profesor Xhemili gjejmë partizanin dhe historianin, shkencëtarin dhe shkrimtarin.

I gatshëm për të dhënë gjithçka, pa lypur asgjë

Mbas daljes në pension, domethënë mbas vitit 1992, Profesor Xhemil Frashëri ka botuar material historik në më shumë se 16 mijë faqe! Ai ka botuar kolanën e plotë të librave prej 6 vëllimesh voluminozë, që pasqyrojnë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, filluar nga 7 prilli i vitit 1939 e deri më 29 Nëntor të vitit 1944.

Shprehur disi më ndryshe, ai ka kryer një vëllim të atillë pune shkencore, që do të mund të krahasohej me atë të një Instituti Historie.

Teksa mëson tërë këto fakte interesante, pyetja më e parë që të vjen është kjo: si ka mundur t’i përballojë financiarisht botimin e tërë këtyre librave voluminozë? Se bëhet fjalë për një shumë që shkonte deri mbi 30 milion lekë, të vjetra. Përgjigjen e kësaj pyetjeje na e pat thënë vet Prof. Xhemili: Përdora kursimet e mija e të bashkëshortes sime dhe, natyrisht, pranova edhe ndonjë ndihmë të dërguar prej djalit apo prej vajzës.

I ndjeri Prof. Xhemil Frashëri ishte skrupuloz në ato që mendonte dhe vepronte. Ndërsa e kujtojmë gjithë respekt e nderim në këtë 90 vjetor të lindjes, na bëhet ta përfshijmë në atë kategori të veçantë njërëzish, që janë të gatshëm të japin gjithçka, pa lypur asgjë.

 

 

September 24, 2017 11:05
Komento

5 Komente

  1. Arber I September 24, 11:17

    Bravo Dhimiter qe na e solle te gjalle historianin e perkushtuar ndaj se vertetes, Xhemil Frasherin!

    Reply to this comment
  2. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) September 24, 17:16

    Pr.Xhemil Frasheri-SIMBOL i “Vellezerve Frasheri” ;pasues i denje i Tyre. .
    Faleminderit i nderuar Dh.Shtembari !

    E nisa kete dite tej oqeanit,si gjithnje me gazeten DITA qe vertet, me hap “driten”,me c’ka na sjell.
    Sot me nje firme te njohur te gazetarise sone sa te atdhetarizmes; Dhimiter Shtembari,tashme i njohur.
    E falenderoj si Dangelliot qe jam e i lumte;na”sfidoi”.
    Te shkruash per te ndierin Xhemil Frasheri,eshte krenari,se Ai, ishte krenar me vepren e tij pasues,si bir i “FRASHELLINJVE te MBEDHENJ”;gjak i TYRE.
    Ai buzequmesht, them; i kaloi ata,me ate nisie te atdhetarizmes se “Vellezerve Frasheri”qe buzequmesht ;direkt me arme ne dore ne L.N.Cl.
    Si bashkekrahinor e nje familie pasuese e enderrave te Tyre;( imgjysh me eren e tyre rritur e dhene jeten krye cetes qe do te komandonte,ne ato vite para dhe sa shpallur Pavaresia,per te cilen dhe dhe jeten;Nendor 1913,ne mbrojtie te PV), Ishte Ai shembull, nisur krah “Frashellinjve”,materializuar mesimet dhe idealet e “Vellezerve Frasheri”.
    Fat i madhe dhe pasardhesit e Frashellinjve u bene te paret ne Luften N.Cl.si ishte, Xhemil Frasheri ndjekur shembullin e me te medhenjve te tij,(si eshte dhe i miri Orhan Frasher,dhe sot 97vjecar,pararoje e veteraneve deri ne kryesi te pergjitheshme sa i Pari ne Berat, me mendie dhe zemer,ne Frasherin qe e lindi dhe e rriti.) Krah tij nje jete, i ndieri Xhemil Frasheri,qe me punen e tij kembengulese studimore pas lufte, do te arrinte ato shkalle deri profesor dhe shembull atdhetarie.
    Ishte Ai,Xhemili buzequmesht, krah vellait tim,(ky bashke me 6 bashkefshatare),si ai bizequmesht, ne ato luftimet ne Lunxheri,(Stavri Mihali) ndihmen e pare mare nga bashkeluftetari Dangelliot-vella,Xhemil Frasheri, deri shpene tek Dr, partizan i ndieri Sherif Klosi.shpetuar jeten e per te, nje jete pas clirimit mirenjohes,dale kuader nderimi,si vellezer, jetuar ne Tirane,deri ne nje pallat(aty bri “Ures Tabakeve”,sa Pr.Xhemili,karshi hotel DAJTIT.(Parku rinia dikur).
    Ndjese pacin ata,sa miresi pasuesit,qe i nderojne.
    Te me falni, i nderuar adash Dhimiter Shtembari,se po i bie ‘gjoksit”,po Ai brez dhe ajo “trashegimi”na ben qe te jemi krenar e na detyron, tiu jemi sa mirenjohes dhe pasues te tyre.
    Kam pasur nderin pos te tjerave,patur Pr.ne Unicersitet,te ndierin Xhemil Frasheri dhe i jam mirenjohes,nje jete prane tij.(Fatkeqesisht vitet e emigracinit me bene te mos ndodhem per t’i dhene lamtumiren e fundit,)me kujtimin marre sa nisur(6 muaj para,Pr.nderuar,i te nderonte jete,(per tek femijet),porosi marre nga Profesor nderuar: shprehien lapidar:
    ” Bjerini botes ane e mbane po mos e harroni VATANE” Me Profesorin dhe amanetin e tij,jetoj.
    I perjetshem kujtimi tij.
    Mrodhesi pasardhesve te asaj familie te nderuar.
    Faleminderi gjithekujt,per nderin dhe rrespektin, treguar per FRASHELLINJTE Rilindes,deri PASUESIT e tyre.
    Nderime dhe paste mires ,Pena juaj i nderuari Dh Shtembari.Pershendetie shokeve te Kryesise, amanetin e tyre e kreva; ketu ne Toronto,krijuam degen”Pasardhes VETERANE” bjj dhe pasues te denje te veteraneve te Luftes Ncl e gjitheLuftetaret e Atdheut e par ATDHEUN.
    I perjetshem kujtimi i Veranit te luftes dhe te Punes te ndierit Pr Xhemil Frasheri.

    Pasuesi veteran 82 vjecari
    Dhimiter M.Xhoga.
    Toronto 24-09-2017

    Reply to this comment
  3. Guri Naimit D(Dh.Xh.) September 25, 04:30

    Te vecante Urim i nderuari adash(KDhimiter)per kete shkrim te persosur per kete figure te ndritur ,reshtuar vargut te pasyesve te “Vellezerve Frasheri
    Si Dangelliot ta pacim borxh…na e hodhe.Ta shperblefshim per te mira e gezime familiare.
    I perjetshem kujtimi dhe vepra e te ndjerit Pr. Xhemil Frasheri. Pacin miresi pasuesit.
    .
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  4. Arber Iliri September 25, 07:19

    Ky Xhemili mos ka qene profesor i PPSH, me siguri nuk ka heq dore nga rruga e Partise se ishte edhe sekretar Partie.Femijet mesa shoh i paska nis jashte me jetu , jo se ka bere gabim, por mos e shikoje gabimin historik si heroizem.Lufta dihet qe ishte Clirimtare, por pushteti i mepasem u kthye ne gjakatar, kjo eshte e gjitha dhe shenjat u dhane qe ne lufte nga Enver Hoxha.

    Reply to this comment
  5. Alfred Frasheri September 25, 11:01

    Respekt dhe nderime Profesor Xhemil Frasherit, luftetarit te lirise, shkencetarit athetar, que deri ne moshe te theyr nuk rreshti se punuai. Respekt per atdetarin shkencetar dhe militant, qe nuk shtremberoi historine dhe nuk ishte kameleon dhe te ndronte flamuret sipas “kerkesave te dites”.Profesor Xhemili eshte nder i Frasherit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*