Profesionet e lira, të gjitha në sistem TVSH-je, pavarësisht nga xhiroja

April 21, 2018 09:22

Profesionet e lira, të gjitha në sistem TVSH-je, pavarësisht nga xhiroja

Një Vendim i ri i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar dje se kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të lira, do të jetë zero.

Pra, pavarësisht se sa xhiro kanë bërë në një vit të caktuar, profesione si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, ata janë dhe mbeten të regjistruar në sistemin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe për shërbimet e ofruara prej tyre do të shtojnë TVSH-në në masën 20 për qind të vlerës së faturës.

Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit, saktëson akti qeveritar.

Me anë të kësaj VKM-je, qeveria shmang interpretimin e mundshëm të profesioneve të lira, që mund të shpëtonin nga TVSH-ja duke deklaruar shifra xhiroje më të ulëta se 2 milionë lekë në vit.

Tani, edhe me një faturë të vetme të realizuar, punonjësi i këtyre kategorive nuk shpëton nga TVSH.

o.j/dita

April 21, 2018 09:22
Komento

9 Komente

  1. intelektuali April 21, 10:43

    NJE VENDIM I DREJTE QE AFRON SHQYPNINE ME BOTEN

    TVSH eshte taksa qe “mban Shtetin ne kembe” dhe ndarja e biznesit “ca te nenes, ca te babes” eshte padrejtesi qe shkaterron bazat e Shtetit Ligjor. Ne te gjitha vendet e Botes se Civilizuar ku shteti funksionon sipas ligjeve te Tregut te Lire perjashtimi nga pagesa TVSH eshte “thike ne shpine” ndaj biznesit te ndershem dhe rrit zonen “gri” te biznesit mafioz te informalitetit ekonomik. Kjo nuk do te thote se ku vendim do te zgjidhe me “shkop magjik” problemin e pagesave pa fature, sepse realiteti ne Bote tregon qe eshte nje “Mision i pamundur”, por ky vendim tregon se politika e qeverise per TVSH eshte ne rruge te drejte qe do te coje ne pakesimin e informalitetit, sepse deri tani, 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit kishte dale “jashte shinave” totalisht dhe pagesa e TVSH perdorej kryesisht nga Partite politike per qellime populiste.

    PO BIZNESI “I VOGEL”?

    Biznesi i “vogel” duhet te zhduket si term sidomos ne fushen e tregetise me pakice dhe shumice, pasi llogjika e tregut eshte: ku ka biznes duhet te kete detyrimisht edhe TVSH, por qeveria per te ruajtur biznese te vecanta me ngjyra kombetare, qe mund te zhduken nga mungesa e interesit, duhet te hartoje nje liste artizanesh, zejtaresh etj qe t’i leje vullnetarisht te futen ne zonen e regjistrimit me TVSH apo te deklarojne vete se nuk duan TVSH, qe do te thote se nuk do te kene mundesi rimbursimi te TVSH e faturave te perftuara nga firmat e tjera, thjesht kjo duhet te jete ne bqaze vullnetare per keto biznese te vecanta, ashtu sic eshte ne te gjitha vendet e rajonit, por edhe ne Bote ku komunizmi populist nuk ka shtremberuar parimet e Babait te Kapitalizmit, Adam Smith.

    Nga ana tjeter:

    Qeveria dhe Edi Rama personalisht duhet sa me shpejt te heqe dore nga Taksa Budallaqe Progresive qe e shpalli ne fillim te mandatit si “Ilacin Magjik” qe do te shpetonte ekonomine e pjerdhur shqyptare, ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enverit dhe te rivendose Taksen e Sheshte, mire eshte te jete si ne vendet e rajonit – 10 % tatim mbi fitimin e deklaruar qe mund te mblidhet thjeshte dhe eshte e perballueshme nga te gjitha bizneset,

    por:

    Edi Rama dhe qeveria e tij si “Mize pa koke” duhet te anulloje urgjentisht te gjitha gjobat dhe taksat apo tatimet abuzive me emer dhe pa emer qe jane si “shushunja” ne qafe te biznesit dhe te perqendrohet ne mbledhjen e TVSH dhe tatim fitimit (tatimit korporativ) ne menyre qe te vendoset drejtesia ne ekonomi pa vetting dhe pa llafollogji boshe.

    Reply to this comment
  2. intelektuali April 21, 10:43

    NJE VENDIM I DREJTE QE AFRON SHQYPNINE ME BOTEN

    TVSH eshte taksa qe “mban Shtetin ne kembe” dhe ndarja e biznesit “ca te nenes, ca te babes” eshte padrejtesi qe shkaterron bazat e Shtetit Ligjor. Ne te gjitha vendet e Botes se Civilizuar ku shteti funksionon sipas ligjeve te Tregut te Lire perjashtimi nga pagesa TVSH eshte “thike ne shpine” ndaj biznesit te ndershem dhe rrit zonen “gri” te biznesit mafioz te informalitetit ekonomik. Kjo nuk do te thote se ky vendim do te zgjidhe me “shkop magjik” problemin e pagesave pa fature, sepse realiteti ne Bote tregon qe eshte nje “Mision i pamundur”, por ky vendim tregon se politika e qeverise per TVSH eshte ne rruge te drejte qe do te coje ne pakesimin e informalitetit, sepse deri tani, 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit kishte dale “jashte shinave” totalisht dhe pagesa e TVSH perdorej kryesisht nga Partite politike per qellime populiste.

    PO BIZNESI “I VOGEL”?

    Biznesi i “vogel” duhet te zhduket si term sidomos ne fushen e tregetise me pakice dhe shumice, pasi llogjika e tregut eshte: ku ka biznes duhet te kete detyrimisht edhe TVSH, por qeveria per te ruajtur biznese te vecanta me ngjyra kombetare, qe mund te zhduken nga mungesa e interesit, duhet te hartoje nje liste artizanesh, zejtaresh etj qe t’i leje vullnetarisht te futen ne zonen e regjistrimit me TVSH apo te deklarojne vete se nuk duan TVSH, qe do te thote se nuk do te kene mundesi rimbursimi te TVSH e faturave te perftuara nga firmat e tjera, thjesht kjo duhet te jete ne bqaze vullnetare per keto biznese te vecanta, ashtu sic eshte ne te gjitha vendet e rajonit, por edhe ne Bote ku komunizmi populist nuk ka shtremberuar parimet e Babait te Kapitalizmit, Adam Smith.

    Nga ana tjeter:

    Qeveria dhe Edi Rama personalisht duhet sa me shpejt te heqe dore nga Taksa Budallaqe Progresive qe e shpalli ne fillim te mandatit si “Ilacin Magjik” qe do te shpetonte ekonomine e pjerdhur shqyptare, ne vend numero qe nga Koha e Qepes e Enverit dhe te rivendose Taksen e Sheshte, mire eshte te jete si ne vendet e rajonit – 10 % tatim mbi fitimin e deklaruar qe mund te mblidhet thjeshte dhe eshte e perballueshme nga te gjitha bizneset,

    por:

    Edi Rama dhe qeveria e tij si “Mize pa koke” duhet te anulloje urgjentisht te gjitha gjobat dhe taksat apo tatimet abuzive me emer dhe pa emer qe jane si “shushunja” ne qafe te biznesit dhe te perqendrohet ne mbledhjen e TVSH dhe tatim fitimit (tatimit korporativ) ne menyre qe te vendoset drejtesia ne ekonomi pa vetting dhe pa llafollogji boshe.

    Reply to this comment
  3. WOW April 21, 13:37

    WOW, po ndertoni shoqerine kapitaliste me te shfrenuar ne bote, epo dihet, nje race si ajo shqiptare qe ndertoi shoqerine komuniste me te tmerrshme ne Evrope do te beje te njejtat gabime edhe ne ndertimin e kapitalizmit.
    Pa asnje dyshim, race e paafte, nuk di as te ngreje breket e veta. Mjafton te shohesh perjudhen e tranzicionit qe nuk mbaron kurre, ndersa tani po thyhen rekordet e çdo lloj tipi kapitalizmi.
    Ky sistem TVSH-je (edhe per nje fature te vetme) qe po aplikoni ju nuk ekziston ne asnje vend te europes.
    Tolerance e fleksibilitet, jane dy parimet themelore te nje sistemi politiko-shoqeror, mungonin ne komunizem, mungojne edhe sot.
    Do ta thyeni qafen shuma shpejt, dhe perseri vuajtje pafund per popullin e shkrete.

    Reply to this comment
    • Arben April 21, 14:15

      Shprehja eshte

      “Populli shqipetar, trim dhe heroik, pasi ndertoi me

      sukses komunizmin me forcat e veta, per 45 vite me

      rradhe, ka 28 vite, qe i eshte qepur kemba-

      kembes ndertimit te kapitalizmit, po me forcat

      e veta”.

      edhe njehere

      Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik.

      Reply to this comment
    • intelektuali April 21, 15:18

      Degjo o komunist i paditur se TVSH paguhet kudo ne Bote dhe ne Evrope edhe qoftexhinjte ne Afrike te japin ne dore kuponin tatimor qe e ka brenda TVSH

      PSE KESHTU?

      sepse:

      Pa TVSH Shtetit i bien breket dhe del bythejashte para miletit qe e shikon me shprese per bamiresi qeveritare, sic i rane breket Shtetit te Enver Hoxhes ne Kohen e Qepes te Partise se Punes

      Reply to this comment
      • WOW April 21, 16:05

        Degjo ti qoftexhi,
        ne Evrope, kush ka nje xhiro vjetore nen 30.000 euro nuk ka detyrim TVSH-je, ne Zvicer, nen 180.000 franga xhiro nuk ke detyrim TVSH-je.
        Ti keto rregulla nuk mund ti dish, sepse nuk ke pasur kurre aktivitet as ne Europen perendimore e as ne Zvicer, ndersa une e kam aktualish.

        Reply to this comment
        • intelektuali April 21, 16:54

          Qoftexhiu eshte nje profesion i respektuar sepse shpeton kokpalaret nga uria qe nuk kane leka per restorante si ne Zvicer ku punon ti, por qe nuk ke mesuar asgje nga ky shtet pa ushtri dhe qe nuk guxoi ta sulmoje as Hitleri,

          Qe te dalim ne teme:

          Qe nuk ke detyrim TVSH-je kjo nuk do te thote se nuk e paguan dhe i shpeton takses qe mban shtetin ne kembe dhe qe quhet Tatim i Vleres se Shtuar, qe me fjale te tjera e paguan ne fund konsumatori kur blen mallin ne dyqanin e lagjes apo ne TEG pak rendesi ka pasi ka kaluar dore me dore nga prodhuesi tek rrjeti i tregetise me shumice dhe me pakice, njashtu sic funksionin qe kur eshte krijuar Bota. Per te kontrolluar kete mekanizem shteti ka sajuar faturat tatimore nga firma ne firme dhe kur mallin e blen konsumatori qe nuk kerkon fature tatimore, per faktin se kjo nuk i duhet, shitesi duhet t’i leshoje detyrimisht kuponin tatimore qe e ka brenda TVSH dhe qe ne shume vende te Botes ndiqet ne forme elektronike nga zyra e tatimeve. Pra ai tregetar qe nuk ka detyrim tatimor, ose me sakte qe e ka deklaruar vete vullnetarisht qe nuk deshiron te futet ne skemen e TVSH dhe nuk eshte i detyruar te paraqese bilance TVSH-je ne zyren e tatimeve, por kjo automatikisht i heq atij te drejten e rimbursimit te TVSH per mallin qe ka blere nga firma e tjera. Sa me i zhvilluar eshte shteti aq me i larte eshte pragu i deklarimit vullnetar te TVSH, por kjo eshte toalisht ne baze vullnetare, ketu ku jam une matane oqeanit jane te pakta firmat qe nuk duan te regjistrohen ne skemen TVSH sepse e kane pare qe humbasin rimbursimin nga Shteti qe nuk jane vlera te vogla po t’i mbledhesh ne vit.

          Besoj se isha i dobishem me kete sqarim modest ne gazeten DITA,

          dhe:

          MOS I FYEJ QOFTEXHINJTE.

          Reply to this comment
          • WOW April 21, 23:07

            Ketu flitet per profesionet e lira, pra jo per mall!
            Profesionisti i lire krijon dhe menaxhon punen e tij kryesisht me publikun por edhe me administratat shteterore apo private, pra pjesa me e madhe e tyre cilesohen si sherbime.
            Shembull;
            avvokati ben mbrojtjen e nje qytetari, ne fund ve faturen 1.000 euro apo franga, me zbatimin e ketij ligji qytetari do te paguaje 1.000 + TVSH.
            Po keshtu ekonomisti, dhe te gjitha keto profesione me rradhe.
            Keshtu qe qytetaret (edhe ti i dashur) do qethen mire fare. Keshtu nuk ndertohet kapitalizmi, sepse do ngordhe para se te filloje te funksionoje.

      • Albani April 22, 01:06

        si duket e njeh mire afriken se atje do te jesh shkolluar dhe shet mend . Ne cdo vend te botes ka kategroi te ndryshme tregetaresh qe nuk paguajne TVSH.

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*