Profesori grek pas intervistës së Ramës: Për çamët s’ka të drejta pronësore

February 7, 2018 03:19

Profesori grek pas intervistës së Ramës: Për çamët s’ka të drejta pronësore

Pas intervistës së kryeminisrit shqiptar Edi Rama në gazetën Ta Nea, seksioni grek i CNN risolli në vëmendje një analizë të profesorit të  Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Lindore në Universitetin e Maqedonisë, Konstantinos Tsitselikis, botuar në 2016.

Tsitselikis flet për çështjen çame.

Lidhur me qëndrimin e Greqisë dhe  Ministrisë së Jashtme greke, ai thotë se “fillimisht duhet të jetë e qartë se për çamët nuk ka të drejta pronësore”.

“Por pala greke mund të administrojë politikisht njohjen e këtyre ngjarjeve. Duhet të ulet për të diskutuar dhe ta mbyllë çështjen. Duhet të kemi një debat të hapur dhe të ecim përpara. Sa më shumë e fsheh një çështje nën rrogoz, aq më shumë i jep të drejtë palës tjetër. Gabimisht i jepet e drejta palës tjetër të maksimizojë këtë si kauzë bisedimesh”-thotë akademiku.

Në intervistën për Ta Nea, Rama i quajti çamët “shtetas shqiptar që kanë të drejta”, frazë e cila ishte zgjedhur edhe si titull i kopertinës nga gazeta e njohur greke.

Më shumë  rreth analizës së Tsitselikis mund të lexohet duke klikuar KËTU.

b.m. / dita

February 7, 2018 03:19
Komento

4 Komente

  1. Arben February 7, 07:01

    Ti as ua jep as ua heq dot more kriminel.

    Do te marresh haken

    Reply to this comment
  2. Strugani2 February 7, 07:19

    Sipas ligjeve të Greqisë, ka të drejtë profesori. Por rasti nuk i përket të trajtohet me ligjet e Greqisë. Sepse:
    Çamëtë janë masakruar në vendin e tyre,
    janë dëbuar nga vendi i tyre masivisht dhe
    u janë rrëmbyer pronat duke u bazuare tek marrëveshja turko-greke e vitit 1923 duke i trajtuar popullsi turke.
    Në këmbim të tyre, deri sa në Lozanë u dokumentuara se nuk ishin etni turke, Greqia u a dha ato toka aziatikëve.
    Çështja e grabitjes së pronave dhe gjenocidi i kryer ndaj asaj popullsie nga shteti grek, janë probleme ndërkombëtare, të cilat i takojnë Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës për të vendosur.
    Kur do bëhtë ky hap ? Atëhere kur në Shqipëri të ketë institucion shtetëror që të merret seriozisht me trajtimin e tyre.
    Nëse profesori do njihet vërtet seriozisht me problemin, dhe nëse do e shikojë çështjen i paanshëm, por sipas të drejtave të njeriut, do konkludojë ndryshe.
    Juristi i pa anshëm. Strugani2

    Reply to this comment
  3. Epo kjo pune! February 7, 09:03

    po me grada do mbroni genocidin tani… nuk kane te drejta pronesore! Dmth edhe cifutet nuk kishin te drejta pronesore ndaj nazisteve… jo vetem demshperblim por ndjese publike dhe te beheni si gjermanet, te jeni ne sekelldi kur kujtohet lufta e dyte boterore

    Reply to this comment
  4. MH February 7, 13:09

    Profesor !
    Arkeologet kur gjejn gjurme te hereshme banimi deklarojne se ketu kane jetuar iksi apo ypsiloni grup njerezore etj etj.Mbi c’ka thuhet nga arkeologu dhe i mbeshtetur nga studime arkeologesh te tjere perfundon me bindjen qe aty ka ekzistue iks fise apo iks popull.Tashti kur bahet fjale per çamet qe nuk asht kohe e larget por teper teper e afert dhe i fresket diskutimi asht qe aty kane jetuar çame dhe pronat e tyre i ka gllaberuar Idhudhi i yte greku z.”profesor”.Ky diskutim duhet te shtrohet ne tavolin e te diskutohet gjeresisht.Vec historianve te historise per popujt e Ballkanit me diskutime te pa anshme qe ti del pro gjenezes tande greke,do te kemi mundesin te ndigjojme dhe trashigimtaret e truellit Çameri.Mbasi kemi me shumice çam qe gezjon te drejte per te marre fryme mbi toke.Te cilet jo vetem tregojne bindshem te drejtat e pronat e tyre te rrebyer me force dhe gjenocit por edhe me shume nostalgji per truellin qe i lindi,i rriti dhe se si shovinizmi grek i masakroi i çpronezoi.
    Profesor behu profesor dhe jo profesor tifoz grek.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*