Profesori i Digave të Larta: Udhëtimi për në Kinë dhe takimi me kryeministrin Ҫu En Lai

March 20, 2017 11:17

Profesori i Digave të Larta: Udhëtimi për në Kinë dhe takimi me kryeministrin Ҫu En Lai

 

Energjetika ka histori dhe, sa më mirë të njihet e shkuara aq më mirë ndërtohet e tashmja dhe e ardhmja

Bashkim Koçi

 Inxhinieri i Digave të Larta, prof. Emin Musliu në këtë pjesë të intervistës sjell të dhëna, fakte e mundësi reale, rreth potencialit energjetik që ka vendi ynë; informon për studimet që janë bërë, për garancitë e rregullimit vjetor e atë shumëvjeçar pasi të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës; udhëtimi për në Kinë dhe takimi me kryeministrin Ҫu En Lai; krijimin e mundësive për t’i dhënë impuls të jashtëzakonshëm zhvillimit të turizmit etj. Ai gjithashtu jep këshilla modeste, por shumë të sinqerta, për kujdesin që duhet të tregohet ndaj kësaj pasurie të ngritur me sakrifica të mëdha të të gjithë popullit dhe njohjen e së kaluarës, për të ndërtuar sa më mirë të tashmen dhe të ardhmen për ta çuar përpara Shqipërinë tonë.

(Vijon nga numri i kaluar)

– Vendi ynë konsiderohet i pasur, me potencial të lartë energjetik. Mund të sillini ndonjë të dhënë, ndonjë shifër sa për ilustrim, profesor?

– Lidhur me pasuritë ujore dhe potencialin hidroenergjetik të saj, Shqipëria radhitet ndër vendet e para në Evropë për frymë të popullsisë.

Territori hidrografik i Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 44 mijë km2 ose 57% më shumë se territori shtetëror i vendit tonë. Lartësia mesatare e territorit hidrografik të Shqipërisë është rreth 700 m mbi nivelin e detit.

Shqipëria është një vend më reshje relativisht të shumta. Në territorin hidrografik të saj bien mesatarisht rreth 1400 mm shi në vit. Në lartësinë mbi 1000 m bien reshje dëbore e në zonat e thella malore dëbora qëndron për disa muaj, duke siguruar në këtë mënyrë furnizimin me ujë të lumenjve për periudhën e pranverës e deri diku dhe në verë. Megjithatë, për arsye të shpërndarjes jo uniforme të reshjeve gjatë stinëve të vitit, edhe prurjet e lumenjve kanë ndryshime të mëdha. Në periudhën e dimrit prurjet e lumenjve janë të shumta, ndërsa në periudhën e verës ato bien ndjeshëm. Kjo është një nga karakteristikat themelore të lumenjve tanë në përgjithësi, pasi rreth 70% e prurjes së tyre vjetore derdhet në periudhën e ftohtë të vitit e rreth 30% derdhet në periudhën e ngrohtë.

Të gjitha këto e bëjnë Shqipërinë një vend të pasur për nga rezervat ujore dhe potenciali hidroenergjetik që mund të shfrytëzohet për arritjen e vlerave të rëndësishme në zhvillimin e vendit.

– Ka studime për këtë çka më thuaj?

– Po, ka. Nga studimet paraprake të bëra, rezulton se potenciali hidroenergjetik i mundshëm për t’u shfrytëzuar arrin në rreth 20 miliardë kwh në vit.

Pasuria e burimeve tona hidroenergjetike dhe leverdia e tyre ekonomike vjen nga një sërë faktorësh gjeografikë dhe klimaterikë, si: Reshjet relativisht të bollshme. Lumenjtë tanë kanë relativisht prurje të mëdha për sipërfaqen ujëmbledhëse. Relievi relativisht i lartë, gjithashtu, bën që energjia potenciale e lumenjve të jetë e madhe krahasuar me prurjet.

Lumenjtë tanë kanë një pjesë të territorit ujëmbledhës jashtë kufijve të Shqipërisë.

Cilësia e burimeve tona hidroenergjetike lidhur me prurjet e lumenjve gjatë periudhave të ndryshme të vitit, arrihet me ndërtimin e liqeneve artificiale.

Hidrocentralet tona ekzistuese kanë një rregullim vjetor të fuqisë mesatare të tyre. Hidrocentrali i Vaut të Dejës në fillim nuk pati rregullim, por, me ndërtimin e hidrocentralit në Fierzë, të gjitha hidrocentralet tona në shfrytëzim kanë tashmë një rregullim të plotë vjetor. Ndërkohë, në ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës bëhet edhe rregullimi shumëvjeçar.

– Sipas jush Profesor, kemi transformim të mjedisit?

– Sigurisht. Me ndërtimin e këtyre hidrocentraleve, lugina e Drinit do të pësojë një transformim të plotë dhe bukuritë natyrore të saj (të paktë janë ata që i kanë parë) do të soditen me kënaqësi nëpërmjet lundrimeve në liqene, duke kaluar nga njëri liqen tek tjetri. Do të jetë një gjë e rrallë që, në një gjatësi prej 350 km, të ndodhen 3 liqene natyrore, si: liqeni i Prespës, i Pogradecit, i Shkodrës dhe nëpërmjet tyre të krijohen edhe 6 liqene artificiale, dy në territorin maqedonas (Gllabocice e Spile) dhe katër në territorin tonë si Skavica, Fierza, Komani e Vau i Dejës.

– I jepet në këtë mënyrë impuls turizmit?

– Shumë. Zonat që krijohen nga ndërtimi i disa rezervuarëve (liqeneve), që në shumicën e rasteve janë zona malore mjaft tërheqëse, do zbukurojnë më shumë natyrën dhe lundrimi në këto liqene me ujë të kulluar do të jetë një kënaqësi e veçantë. Liqenet artificiale të krijuara gjer më tani, si liqeni i Ulzës, i Shkopetit, liqeni i vogël i Bistricës dhe sidomos liqenet e mëdha të Vaut të Dejës, Fierzës e Komanit kanë bukuri të rrallë. Liqeni i Vaut të Dejës rrethohet nga male të larta të veshura me gjelbërim dhe mjaft tërheqëse; liqeni i Fierzës rrethohet po ashtu nga male të larta dhe të pyllëzuara; liqeni i Komanit me grykat e tij e me male të larta është mjaft tërheqës. Uji i këtyre liqeneve është i kulluar dhe në ditë me diell reflektimi i nattyrës në sipërfaqen e ujit është mjaft i këndshëm. Buzë këtyre liqeneve do të ngrihen qytete e fshatra dhe popullsia që do të banojë atje do të njihet edhe me elemente të reja të jetës, si: lundrimi, peshkimi, transporti ujor, turizmi etj.

Në secilin prej këtyre liqeneve mund të ngrihen qendra turistike (hotele, restorante, pishina, vila etj.), ku mund të pushojnë mijëra njerëz. Organizimi i lundrimeve në këto liqene duhet të jetë më i mirë në të ardhmen.

– Është vendi ynë anëtar i Organizatës të Digave të Larta?

– Me tërë përpjekjet tona të shumta për t’u bërë anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Digave të Larta, miratimi u bë në prill të vitit 1964. Në maj të po këtij viti, delegacioni ynë, i përbërë nga Petrit Radovicka, Anesti Lubonja dhe Jorgji Ziko, mori pjesë në Kongresin e digave të larta në Edinburg të Anglisë. Në këtë kongres ne u anëtarësuam në Organizatën Ndërkombëtare të Digave të Larta.

– Për problemet e ndërtimit të digave të larta, mesa di, kini vajtur deri në kinë. Madje keni takuar edhe me kryeministrin Ҫu En Lai. E vërtetë?

– Po, e vërtetë. Në vitin 1972 një delegacion qeveritar i Shqipërisë shkoi në Kinë për të firmosur marrëveshjen për ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës. Kryetar i delegacionit qeveritar isha emëruar unë. Ndihma e qeverisë kineze në këtë kohë ishte e jashtëzakonshme për të gjitha problemet. Në qershor të atij viti zhvillova një takim me kryeministrin kinez Çu En Lai, të cilit i përcolla falënderimet e qeverisë shqiptare për ndihmën e jashtëzakonshme të Kinës dhe njëkohësisht i transmetova propozimin e kryeministrit te Shqiperise, Mehmt Shehut, që kaskadën e Drinit ta shpallnim Kaskada e miqësisë shqiptaro-kineze. Çu En Lai u shpreh: Është propozim interesant; do porosis delegacionin kinez që do të vijë në Shqipëri në maj të vitit 1974 dhe vendosni.

Në këtë kohë u bë plani prognozë 20-vjeçar 1974- 1994. Në të u përfshinë hidrocentrali i Bushatit dhe i Skavicës që të ndërtohen brenda vitit 1994.

Për arsyet që dihen e nuk dihen, në vitin 1978 Enver Hoxha i ndërpreu marrëdhëniet me Kinën. Si pasojë e këtij qëndrimi, nuk u realizua ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës dhe Bushatit.

– U dorëzuat?

– Dëshpërimisht më duhet të them që gjërat morën drejtim tjetër. Në shtator të vitit 1989, unë dhe ing. Fisnik Kadiu morëm pjesë në Kongresin e RILEM-it që u mbajt në Helsinki të Finlandës, ku u bëmë dhe anëtarë kësaj organizate. Përpjekjet tona për t’u njohur me problemet e studimit, projektimit dhe ndërtimit te veprave hidroenergjetike dhe të ndërtimit të strukturës organizative kanë qenë të gjithanshme e të plota, me qëllim që të përballonim me sukses ndërtimin e të gjitha veprave hidroenergjetike në të ardhmen. Nuk ndodhi ashtu si edhe dëshironim. Eshtë fatkeqësi e madhe që tërë infrastruktura e ngritur në këtë fushë, sot pas 67-vjetesh të krijimit të Ndërmarrjes Hidroelektro, është shkatërruar plotësisht. I takon Kuvendit dhe Qeverisë  që të marrë masat e nevojshme për ngritjen e kësaj infrastrukture.

 – Mendimi juaj, Profesor Musliu, rreth shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes të veprave hidroenergjetike ekzistuese…

– Shfrytëzimi i veprave hidroenergjetike ekzistuese në përgjithësi është kryer në nivel të lartë. Në mbështetje të rregulloreve të shfrytëzimit, ato për çdo vit kanë pasur një grafik të caktuar shfrytëzimi në përputhje me reshjet në periudha të caktuara të vitit.

Punonjësit e KESH-it dhe punonjësit e çdo hidrocentrali kanë drejtuar në nivelin e duhur tekniko-shkencor shfrytëzimin e tyre, duke siguruar në nivelin e duhur prodhimin e energjisë elektrike në çdo hidrocentral dhe në tërësi prodhimin e energjisë elektrike nga i gjithë sistemi. Edhe shfrytëzimi i LTN dhe nënstacionet përkatëse, sipas mendimit tim, kanë funksionuar normalisht, duke mbajtur nivelin e humbjeve të pranueshme.

Pas vitit 1992, humbjet në rrjetin e tensionit të ulët u bënë më shqetësuese dhe së bashku me vjedhjet e saj arritën në rreth 45-50%. “Merimangat” e krijuara në rrjetin e tensionit të ulët, të cilat duhet të zhduken urgjentisht, përpjekjet për uljen e humbjes në rrjet dhe sidomos masat ndaj frenimit të vjedhjeve, mbeten detyrë parësore e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, KESH-it dhe CEZ-it. Për veprat hidroenergjetike ekzistuese, sidomos për tri hidrocentralet mbi lumin Drin, LTN-të dhe nënstacionet, duhet të merren masa të vazhdueshme për mirëmbajtjen e tyre (gjë që ka qenë dhe mbetet problem kryesor për këto institucione), duke kryer shërbimet me rregull dhe duke vrojtuar aparatet matëse të digave, duke bërë lyerjen periodike të shtyllave tensionit të lartë etj.

Veçanërisht për tre hidrocentralet e lumit Drin, duhet të merren masa të vazhdueshme, që veprat e shkarkimit të prurjeve të mëdha të lumit të jenë në gatishmëri të lartë në çdo moment.

Për hidrocentralin e Fierzës, i cili ka një liqen artificial me kapacitet prej 2.7 miliardë m3 ujë, masat mbrojtëse duhet të jenë të gjendjes së jashtëzakonshme.

– Po për ndërtimi i veprave hidroenergjetike në të ardhmen, ç’mendim keni?

– Në të ardhmen duhet të bëhen studime e projekte për shfrytëzimin e kaskadave të lumenjve, me qëllim që treguesit tekniko-ekonomikë të jenë sa më të saktë.

Gjithashtu, nga ana e Ministrisë së Energjetikës dhe Ekonomisë duhet të kihet parasysh se dhënia me koncesion të mos jepet për akse të veçanta, por të jepet për të gjithë kaskadën e një lumi.

Në shfrytëzimin e lumenjve për prodhimin e energjisë elektrike duhet që të ruhet ambienti dhe të mos dëmtohen interesat e banorëve të zonës. Për këtë lind domosdoshmëria e ngritjes së strukturave përkatëse me qëllim që studimet e projektet të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme.

Kam mendimin që  duhet të planifikohet me kujdes plotësimi i nevojave me energji elektrike për një periudhë 10-vjeçare. Krahas masave që duhet të merren për përfundimin e hidrocentralit të Banjës, mendoj se është e domosdoshme marrja e masave për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës sipas studimit të bërë, që niveli i ujit në liqenin artificial të tij të jetë në kuotën 485 m. Krijimi i këtij liqeni me rregullim shumëvjeçar eliminon përmbytjet në fushën e Nënshkodrës.

– Po për hidrocentralin e Bushatit?

– Për sa i përket hidrocentralit të Bushatit, ai nuk është zgjidhur sipas studimit të skemës së lumit Drin, por është realizuar pa largimin e prurjeve të mëdha nga Buna. Në projektin e këtij hidrocentrali parashikohej që rreth 1 mijë m3 ujë në sekondë të derdhej në det.

– Pas Skavicës?

– Krahas përfundimit me sukses të hidrocentralit të Skavicës, duhet të fillojë menjëherë edhe ndërtimi i hidrocentraleve në kaskadën e lumit të Vjosës.

Meqenëse nga ana e Greqisë janë bërë ndërhyrje për devijimin e lumit Vjosa, çka ka sjellë dëm ekonomik në anën tonë, duhet të vlerësohet ky dëm dhe t’i kërkohet palës greke që ta kompensojë. Një nga zgjidhjet është që hidrocentrali i Kaludhit të ndërtohet në kuotën 20-30 m mbi nivelin e ujit në kufi. Kjo zonë ka vetëm zhavorre dhe shkurre dhe nuk i shkakton dëm palës greke.

Komisioni i ujërave me Greqinë duhet ta studiojë me shumë kujdes këtë çështje.

Nga viti 1992 e deri më tani, në basenet ujëmbledhëse të lumenjve janë prerë pa kriter pyjet e shkurret dhe degët e tyre janë hedhur në lumenj, janë hedhur të gjitha mbeturinat në shtretërit e lumenjve dhe  të gjitha këto kanë sjellë dëme të konsiderueshme.

Është e domosdoshme  të ndalohet me ligj prerja e pyjeve dhe brenda  viteve të ardhshme të planifikohet mbjellja e pemëve si më parë.

Hedhja e mbeturinave të shumta në Drinin e Bardhë nga Kosova dhe në Drinin e Zi nga Maqedonia, si dhe hedhja e mbeturinave në territorin tonë, përveçse  të “vrasin” syrin, sjellin dhe rreziqe të mëdha. E njëjta gjë vlen dhe për derdhjen e ujërave të zeza në liqenet e Drinit. Të vjen ndot të shohësh grumbullimin e mbeturinave të shumta në liqenin e Fierzës. Si është e mundur të katandiset në një gjendje të atillë të mjerueshme ky liqen? Ky është një tregues mjeran që tregon se në Shqipëri nuk ka patur qeverisje të mirë dhe shkaktarët e kësaj gjendjeje të shëmtuar duhet të vihen para përgjegjësisë.

Supervizioni mbi ndërtimin e veprave hidroenergjetike ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe duhet të kryhet me shumë seriozitet e përgjegjësi. Jam i mendimit që hidrocentrali i Skavicës t’i jepet me koncesion një firme kineze, duke marrë parasysh njohjen që kanë për skemën e lumit Drin. Edhe ndërtimi i hidrocentraleve të Vjosës t’i jepet me koncesion firmave të tilla serioze.

Nga shfrytëzimi i tyre, sipas studimit të kryer, sigurohet një energji elektrike vjetore prej rreth 9 miliardë kwh.

– Ju kini qenë edhe në pozicionin e drejtorit të Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Hidrocentraleve. Kini ndonjë këshillë lidhur me faktin që ky institucion, por edhe të tjerë, nuk ekzistojnë më, kanë mbetur si një ëndërr e së kaluarës?

– Është për të ardhur keq që në vitin 1992 u prish e gjithë infrastruktura e studimit, projektimit dhe e ndërtim-montimit të veprave (Instituti i Studimit dhe Projektimit të Hidrocentraleve, Ndërmarrja Gjeologji. Gjeodezi, Laboratori i modelimeve hidraulike, Laboratori i analizave të dheut e të shkëmbit, Laboratori i modelimeve statike dhe dinamike të digave prej betoni, Ndërmarrja Hidroelektro dhe e montimit), duke e çuar në zero këtë sektor jetik të vendit.

Më vonë u mor një vendim tjetër, duke ia shitur pesë hidrocentralet e para të vendit (Selitën, Ulzën, Shkopetin, Bistricën 1 dhe Bistricën 2) një firme private, një veprim kundërekonomik dhe i dëmshëm për historikun e ndërtimit të veprave hidroenergjetike. Jem i mendimit se Qeveria dhe Kuvendi duhet të krijojë infrastrukturën e nevojshme në këtë fushë me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe pesë hidrocentralet e privatizuara, vetëm me qëllim përfitimi të përkohshëm, t’ ia kthejë KESH-it. Edhe shpërndarja e energjisë elektrike iu dha një firme të huaj “CEZ”.  Si është e mundur që ky sektor prej 60 vitesh administrimi nga ndërmarrje shtetërore shqiptare t’i jepej një firme të huaj? Dhe sot, siç deklarohet, rreth 45-50% e prodhimit të energjisë elektrike humbet në rrjet dhe “vidhet” – rast i veçantë në botë.

– Porosia juaj, Profesor?

– Për një zhvillim të këtyre dy zonave të vendit, Drinin dhe Vjosën,  kanë menduar e punuar të gjithë specialistët e kësaj fushe. Është një kënaqësi e veçantë për të gjithë veteranët e studimit, projektimit dhe ndërtimit të këtyre hidrocentraleve që brezi i ri, me krijimtarinë e tyre, të çojë gjithmonë e më përpara realizimin e këtyre studimeve.

Për këtë është e nevojshme nga ana e qeverisë që të programohen masa të caktuara dhe dëshira të kthehet në realitet. Hidroenergjetika shqiptare ka histori. Është e domosdoshme që të njohim sa më mirë të shkuarën për të ndërtuar sa më mirë të tashmen dhe të ardhmen e për ta çuar përpara shoqërinë tonë.

Ja, kjo është porosia ime si veteran i ndërtimit të Digave të Larta.



March 20, 2017 11:17
Komento

12 Komente

  1. perkthyesi March 20, 12:07

    Profesore dhe mjeshtra qe veshtire se i kthehen me Shqiperise! Tani, ne vend te tyre paguhen pseudo specialiste, te cilet merite te vetme kane glaberimin e fondeve dhe kufizimin intelektual e profesional!

    Reply to this comment
  2. Anduela Bythetanga March 20, 12:37

    MODESTIA E MUSLIUT

    na ben te trishtohemi, megjithese ne kete pjese te dyte e ka ndryshuar tik-takun e arrogances dhe injorances te pjeses se pare te intervistes. Eshte afer mendsh e kuptueshme se me shume se nje personazh me plotfuqi politike ne fushen e hidroenergjitikes, nuk ka patur mundesine te jape kontribut ne projektimin e veprave hidroenergjitike.

    E thote e nuk e thote, kur flet per Skavicen, se pari tregon se ndertimi i Skavices u nderpre pasi prishem maredhenjet me Kinen, qe sipas tij na qenkerka njohese e shkelqyer e Kaskades se Drinit dhe u dashka qe te ndertohet pikerisht nga kinezet !?.
    Kinezet, siç e di perderi prodhuesi i reçelit te kungullit, Nard Noka, ai i fameshmi ne idiotesi, jane marre vetem me projektet elektro-mekanike te HEC-ve mbi Drin. Ndersa digat jane projektuar nga inxhinjeret e super talentuar shqiptare, si Hoxha, Doko, Radovicka e Gjadri e te tjere.

    Ky zoteria, kujton me poshte se me dy te tjere paska shkuar ne Finlande per te mesuar projektimin e digave etj.

    Kjo eshte arsyeja e vetme per te cilen nuk u vazhdua me ndertimin e Skavices, sepse mungonte baza tekniko-shkencore e projektimit dhe ndertimit te digave prej betoni te armuar ne forme harku. Per me shume e nje lartesie mbi 495 mt.

    Desha ti kujtoj ketij ferliku te penduar ne pjesen e dyte te intervistes, qe edhe HEC-et me te medha qe po ndertohen ne Kine, mbajne vulen jo kineze por ate italiane te ENEL e Impregilo-s, te cilat bushtra e Shiqere Berishes i perzuri nga Shqiperia, per tja besuar korruptuesve te turnit, siç jane ato turke.

    Projektimi dhe ndertimi i diges se Skavices, per dimensionet qe mbart, eshte nje problem i nje rendesie jo vetem profesionale te niveleve me te larta qe ekzistojne sot ne boten perendimore, por edhe strategjike per shqiptaret dhe Shqiperine. Andaj aventura me kineze e sorollope, nese futin hundet ne nje afere te tille, do jete katastrofa me e padegjuar e pare jo vetem ne vendin tone por ne mbare boten.

    Per Bushatin, se fundmi, pa nje marreveshje me Malin e Zi, per ruajtjen e nivelit mesatar te Liqenit te Shkodres, dhe prurjeve ne Bune, eshte antiekonomike (si rasti i Bushatit te ndertuar nga mirepaguesit e korruptuar te Berishe Meteve te turnit), antishqiptare, aventureske.

    Reply to this comment
  3. Bato Bojaxhiu March 20, 13:17

    Pa dyshim profesori i nderuar paraqet kaskadat e Drinit e te Vjoses si dy drejtimet kryesore te hidro-energjise. Mire Drini ka digat (pendat) egzistuese, nga e cila merret gjith ajo energji.

    Sikur per Vjosen ka mendime kontradiktore, ne favor te ruajtjes se mjedisit, etj, etj.

    Apo te mendojme e veprojme thjesht si tekniciene, e ti veme ferren vendit?

    Reply to this comment
  4. Teuta March 20, 15:48

    Duke falenderuar shokun tim gazetar, u falenderoj edhe Ju i nderuari profesor i digave te larta te hidrocentraleve,ne kete toke te quajtur SHQIPERI. Heroizmat tuaj i dine dhe i vlereson i gjithe populli shqiptar. Dime gjithashtu se 1992 ishte fillimi i shkaterrimit te Shqiperise. Ju ishit militant ne ate Parti qe filloi shkaterrimin e Shqiperise ,e cila quhet PARTI Demokratike. JU nuk e kundershtuat Kucedren Berishe. Kur them JU kam mendimin per te gjithe intelektualet e deges tuaj . PO heshtet. C’do gje e quajtet propagande komuniste. E si mos te shkaterroheshin superstrukturat ? Duke filluar me akademine e shkencave,institutet gjeofizike te minierave dhe naftes. gjeodezise e tjera… Ju nuk u revoltuate po u bashkuate me KUcedren Berishe. Nuk e di profesor se ku je tani. A e shikone ate cadren e madhe atje ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” Ajo cader bene perseri thirrje per shkaterrim,per vrasje. Ajo cader eshte ngritur aty mbi ggjakun e 4 te vrareve me 21 Janar, Mbi ate gjak ,profesor i nderuar hedh vallen Lulzim Basha ,i cili urdheroi vrasjen e tyre. Ju flisni per shkaterrim instituconesh te industrise e u pikone zemra gjak,ashtu sic i pikone te gjithve ne popullit te thjesht. Po c’eshte e verteta intelektualet nuk kane ngritur nje “cader ” e te therrasin me force kunder ketyre shkaterrimeve .Partia juaj ,profesor, mburret me burdellot qe jane ngritur anes rrugeve ,packa se nuk lexohen tabele,po venfdi dihet, KU ishit Ju profesor kur plasi Gerdeci,kur u shtrine per toke 4 qytetar te pafajshem? A te kujtohet ,profesor i nderuar,kur ne nje takim ,kini thene ” Une shikoj kudo gjak..” E gjaku u pa ,profesor mbi 3000-4000 te rinje qe u vrane nga shkaterrimi qe ajo partia jote me emrin PD, vrau ne vitin 1997. JU dhe shoket tend nuk ngritet” Cader “para nje presidnti gjakatar me emrin Sali Berishe. Edhe tani qe ai ish president dhe nje kelydh i tij me emrin LULzim Bashe, e nje axhami ,te cilit i ka pelqyer vetja para pasqyres ,me emrin Kreshnik Spahiu bejne thirrje per vrasje,per varje koke poshte te kryeministrit te shqiperise? Po a kane vlera ato institucione ,para vleres se madhe te POPULLIT ? Ke degjuar ,Profesor se ate filmin qe flet per ndertimin e hidocentraleve, kur ai instituti juaj ,te cilin kucedra berishe e shkaterroi dhe e katandisi ne nje dhome nevotoreje aty te instituti i gjeologji -minierave ? E JU ,profesor nuk u ngritet ne proteste per ti prere duarte asaj kucedre, Sit ate film,profesor nje koketul qe e mban veten per shkrimtar me emrin Agron Tufa e quane propogane komuniste e do ta fleki . E di pse do ta flaki profesor? Don ta flaki qe te rinjte te mos informohen per te verteten ,per ate pune kolosale qe ke bere dite enate profesor e nderove ato gjigande hidrocentrale,qe kucedra Sali dhe kokat e zjarrta te tije dune ende ta djegin kete vend. Ndaj profesor,antari i asaj partie qe ishe,pasi nuk e di a je sot,ngreuni e ngrini nje “CADER” me te madhe se ajo e kucedrave PD-iste e flisni per te verteten e zhvillimit te shkences ne kohen e PPSH dhe pse jo pa frike te thuhet se ai shtet ,ajo shkence ,ato institute apo ifrastrukture si i qune udhehiqej nga Enver Hoxha. Ngruni profesor bashke me Fauredin Hoxhen ,e shume te tjere e u thoni rinise se filmi ” gjeneral gramafoni ” nuk eshte propogande, se filmi ” Hijet qe mbesin pas” nuk eshte propogande,po nje pjese e luftes kunder korupsionit. Po .po ngrhuni profesor bashke me shkencearet e tjere e thoni se “Filmi “koncert ne vitin 1936 ” nuk eshte propogande,por nje realitet shqiptare. Cohuni profesor e ngrini nje “Cader aty para SHQUPIT’ e i thoni asja partie me emrin PD -se nuk jeni parti demokratike,po me plot gojen nje pari fashiste. Dil e thuaj profesor se ndoshta ke gabuar qe u rreshtove krah nje servili te bllokutme emrin Sali Berishe. Thouani popullit profesor i nderuar,po ,po i nderuar per ato vepra hidroenergjitike qe projektove e ndertove se ai filmi,qe mjerisht nuk po kutoj dot titullin ,por behet fjele per studimin qe behej pe qendresen e argjinaturs,nuk eshte propagande komuniste ,por e vertete . Ka plot per te thene profesor ….. Thuauani profesor rinise,te qe stdiojne e jo te blejne dipllomat. Respekte per JU profesor Emin Mysliu! respekte per shokun shkrimtar Bashkim Koci qe ka realizuar kete interviste me JU. Mos heshtni profesor JU e shoket tuaj ne c;do fushe te jetes . Flsni per xhvillimin e shkences ne industri,arsim,kulture e shendetesi…….FJALA JUJ PROFESOR PESHON SHUME NE POPULL. Nuk do peshoj vetem te nje pakice. te ajo pakice qe ka prapa kucedra Sali.

    Reply to this comment
  5. demo March 20, 19:48

    Shqiperine e shkaterroi Berisha,i vu zjarr.Kam disa kohe qe nuk i ve faj Berishes.Merrni nje ari nga pylli dhe futeni ne kuzhine.Mos prisni qe ai te haje me luge dhe piru,te veje nje perparese,te dhjesi ne WC etj?Fajtori i pare qe e mesoi Berishen t`i vervitet civilizimit me derrnine e malokut militant komunist,eshte ai qe e hipi ne bash te lundres se familjes(me kot thurin fantazi sot me Elez Bybera)Jane ata vete qe e mesuan Berishen..Prandaj ne parkun natyror te Jellowstonit i ndalojne turistet tu sherbejne kafsheve te pyllit sufllaqe,salcice etj,,se po u mesua kafsha,nuk shkon me ne pyll.Aty e ke.Ne mes te bulevardit.
    Kopjoje,por mos ja vishni Aurel Plasarit,si ate komentin tim per fatin e Duces.

    Reply to this comment
  6. demo March 20, 19:50

    Shqiperine e shkaterroi Berisha,i vu zjarr.Kam disa kohe qe nuk i ve faj Berishes.Merrni nje ari nga pylli dhe futeni ne kuzhine.Mos prisni qe ai te haje me luge dhe piru,te veje nje perparese,te dhjesi ne WC etj?Fajtori i pare qe e mesoi Berishen t`i vervitet civilizimit me derrnine e malokut militant komunist,eshte ai qe e hipi ne bash te lundres se familjes(me kot thurin fantazi sot me Elez Bybera)Jane ata vete qe e mesuan Berishen..Prandaj ne parkun natyror te Jellowstonit i ndalojne turistet tu sherbejne kafsheve te pyllit sufllaqe,salcice etj,,se po u mesua kafsha,nuk shkon me ne pyll.Aty e ke.Ne mes te bulevardit.
    P.S.Kopjoje,por mos ja vishni Aurel Plasarit,si ate komentin tim per fatin e Duces.

    Reply to this comment
  7. Adih March 20, 20:44

    E urrej diktaturen ,por me shume urrej keta cunat e socem te dulles . Sikur te prishen keto hidrocentrale ,keta politikanet anti shqiptare te socem ,hikin me vrap nga shqiperia .E keshtu shpetojme nje here e pergjithmone . .Me keto hidrocentrale keta jetojne te qete dhe kane dhe vjedhin pronat e popullit ne.. molionat ne euro . (me urtesi e qetesi)

    Reply to this comment
  8. arbereshi March 20, 21:11

    Na kenaqet profesor, tani hajde te digjojme provincjalet anonime si bythetanga anduela qe ka bere plazh ne Bushat dhe atje i kane vjedhur bicikleten dhe prandaj eshte nje njohes i mire i sistemit energjitik te shqiperise

    Reply to this comment
    • Anduela Bythetanga March 20, 21:44

      JO NE BUSHAT

      po ne mes te shaleve te tet’motre arbereshe, kur tendosej nen rrezet perveluese te diellit, duke hequr me piskerr morrat ngjyre arbereshe, qe i jane ngulitur ne kampert e emigracionit te Serbise ne Beograd.

      Nje surrat bythe si ti, veshtire te gjesh edhe ne landfillin e Sharres, ku jot’eme ben tahmina para hunjve te synetizuar te romeve kanaqe kerkues.

      Kishte munguar edhe nje arre-berrinjesh ne listen e komentuesve te DITA-s, paçka se distancon nga te tjeret me largesine e dimensionin e vesheve nga syte shakshi, rezultat i asaj mamijes qe po pinte cigare ndersa jot’eme po te pomponte kembelart.

      Reply to this comment
      • Teli March 20, 23:04

        Ke shkruar si mbiemri tend qe e ke vene ne balle! Turp!

        Reply to this comment
      • Ish-shoferi i ambasades Roze March 21, 01:58

        …”Kanaqe kerkues” eshte nje lapsus Juaji i/e ndritur/ra Bythetanga? apo s’do shkonte me mire “kenaqesi kerkues”…, meqe bie fjala ,, kur poetikisht pohoni te mbetesh pa goje para “hunjve te synetizuar te romeve”… Xhentile Bythatanga! Duhet te pranojme se dispononi nje stil sarkastik me ngjyra e penelata akuareli te cilit nuk i mungon poezia… Mos valle keni shkruar proze poetike roze permes se ciles hunje-zaket argetohen harbutshem…??

        Reply to this comment
        • Anduela Bythetanga March 22, 04:15

          KARROCIERIT ME PATENTE ROZE …

          Ate qe kam shkruar gropose ne fytin tend te lemashkuar ashtu siç eshte. Natyrisht, mund te kete edhe gabime ne te shtypur te tastieres,po ne rastin konkret nuk para shoh nje gje te tille.

          Une nuk shkruaj as poezi e as proze, por mund te bej nje devijmi edhe pse nuk kam patente korroce, vetem per libidin tend mazokisto-hungrenes.

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*