Profesori i llogjikës

April 11, 2019 12:42

Profesori i llogjikës

I nderuar z. Thano

Po bëhen gati tridhjetë vjet që kombi ynë nuk udhëhiqet por sundohet nga shpellarët, skizofrenët, narcistët. Ku janë patriotët, të diturit, filozofët? Kombi ynë ka pasur dhe ka të tillë. Po qeverisin të çmendurit dhe po mjekohen të shendoshët. Si në kohën e Hitlerit. Për më qartë, shkrimi me titull: Profesori i llogjikës

*****

Në Gjermani, në Luftën e Dytë Botërore, të gjithë shtetasit, sipas parashikimit të ligjit mbi mobilizimin e popullsisë për luftë, duhej të paraqiteshin vullnetarisht, në qendrat e rekrutimit . Ndryshej, do të merreshin forcërisht.

Një profesor i llogjikës, kur e mësoi ligjin, si i llogjikshëm që ishte, u paraqit vetë, menjëherë.

Që në takimin e parë me eprorët ushtarakë, ai ua bëri të qarta principet e tij:

Unë nuk mund të luftoj. Nuk mund të vras njerëz, aq më tepër, ata që nuk më kanë bërë asgjë. Arsyen, përse unë nuk mund të vras, ua argumentoj. Unë kam studjuar llogjikë dhe, nuk mund të bëj gjëra të pallogjikshme. Lufta është gjëja më e pallogjikshme që mund të bëjë njeriu. Ajo ka vrasjen dhe, vrasja është barbari, është gjëja më antinjerëzore që mund të bëjë njeriu. Lufta nuk është puna ime. Ai që pranon të futet në luftë, i duhet të vrasë. Nëse vret një njeri, mendohesh kriminel dhe, dënohesh. Nëse vret dhjetëra, mendohesh hero. Unë nuk dua të jem, as kriminel, as hero. Nëse juve ju duhet dikush, për të bërë marveshje me kundërshtarin, me atë që ju e mendoni armikun tuaj, jam gati. Këtë mund ta bëj shumë mirë.

Askush nuk ia vuri veshin argumenteve të tij. E urdhëruan të vishej me uniformën e rekrutit dhe, e dërguan tek fillestarët, në fushën e stërvitjes.

Stërvitja filloi me ushtrime rreshtore ku dëgjohej zeri i fortë i komandantit: Majtas, ktheu! Djathtas, ktheu! Para, marsh! Vend qendro! Vend numro!…

Të gjithë ushtarët ndiqnin me vemendje komandat dhe, secili, mundohej të vepronte sa më mirë.

Vetëm profesori, nuk lëvizte nga vendi, pavarsisht nga komandat që jepte oficeri.

Komandanti, disi i nervozuar me njeriun statik, ngriti zerin. Për profesorin kjo nuk donte të thoshte gjë fare. Përseri nuk lëvizte.

Komandanti e njihte atë dhe, nuk e pa me vend që ta qortonte, menjëherë, si një ushtar të thjeshtë. Pas stërvitjes e thirri dhe i tha: “Mos keni gjë problem me veshët? Ndoshta nuk dëgjoni mirë”?

Profesori iu përgjigj i qetë: “Nuk kam asnjë problem me veshët. Dëgjoj shumë mirë. Gjatë gjithë kohës i kam dëgjuar të gjitha komandat tuaja”.

Komandanti, i habitur, duke menduar se, tani e mbërtheu, i tha: “Atëherë, si duhet ta kuptoj unë mosreagimin tuaj? Përse nuk i zbatuat komandat”?

“Përse”? u përgjigj profesori. “Kur të gjithë rrotullimet, djathtas, majtas, para, prapa dhe, ecjet para-prapa, në fund fare, na kthejnë në pikën e nisjes, çfarë fitojmë ne me këto lëvizje”?

“Këtu nuk është fjala për të fituar por, për t’u stervitur”, tha oficeri, i xhindosur.

Profesori vazhdoi i qetë: “Unë nuk kam nevojë për stërvitje. Pas njëqind lëvizjesh prej budallai, ju na ktheni përseri në pikën e nisjes. Kjo më duket gjë e pakuptimtë dhe, gjëra të tilla, nuk i pranon llogjika ime. A mund të më sqaroni, ju lutem, përse duhet të kthehem apo shkoj djathtas dhe, jo majtas”?

Komandanti tundi kokën, i revoltuar.

“Nuk ka ushtar që bën pyetje të tilla. Ju jeni i çmendur”, tha ai.

“Për të pallogjikshmit, llogjika është çmenduri dhe, të llogjikshmit, janë të çmendur. E di edhe këtë. Edhe unë nuk jam ushtar, jam profesor llogjike. Unë u detyrova nga ligji që të vi këtu por, ju, nuk më detyroni dot që unë, në kundershtim me inteligjencën time, të kryej këso veprimesh prej budallai”, u përgjigj profesori i qetë.

Komandanti po ndjehej gjithnjë e më keq me atë njeri rebel. Nuk i kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë dhe, po vriste mendjen, për të gjetur një rrugëzgjidhje. Ky, më prishë edhe të tjerët, mendonte ai. Të gjithë e shikojnë, qeshin dhe thonë: Bravo profesor! Shumë mirë profesor! Ai vetëm pyet dhe pret përgjigje. Ai thotë, nëse nuk e kuptoj një diçka, nëse nuk e shikoj të arsyeshme, nuk e bëj.

Me këtë motivacion, e raportoi ai tek shefi.

“E njoh”, i tha shefi. “Eshtë një llogjikës i madh. Ai kërkon që, gjithçka, ta kuptojë nëpërmjet pyetjeve. Mos u bëni merak! Do të merrem unë me atë”, e qetësoi shefi komandantin.

Shefi e thirri profesorin në zyrë dhe i tha: “Më vjen keq që ju shikoj këtu por, nuk kam çfarë t’ju bëj. Atdheu është në luftë dhe, i duhen ushtarë. Do t’ju jap një detyrë të posaçme që, nuk sjell probleme as për ju dhe, as për të tjerët. Ejani pas meje në kuzhinë”, i tha ai dhe i priu përpara.

Në kuzhinë, ai i tregoi profesorit një kazan të madh me bizele. “Uluni këtu”, i tha ai profesorit. “Detyra e juaj është, të ndani bizelet e mëdha nga të voglat. Kaq. Pas një ore, do të vi t’ju kontrolloj, për suksesin që keni arritur”, dhe u largua.

Kur u kthye pas një ore, për ta kontrolluar, e pa profesorin të ulur pranë kazanit, pa prekur asgjë me dorë. Shumë i revoltuar iu turr atij.

“Ç’është kështu me ju? Si nuk keni filluar akoma nga puna”, i bërtiti ai me zë të lartë.

Profesori, fare i qetë, e shikoi drejtë në sy oficerin madhor dhe i tha: “Më mirë kursejeni atë të bërtiturën për njerëzit tuaj, të pa llogjikë! Po ju them për herë të fundit, duke shpresuar se do të më kuptoni: Unë nuk do të bëj asgjë, nëse, nuk ma shpjegoni qëllimin e asaj që duhet të bëj. Ju më thatë të ndajë bizelet, pa më spjeguar se, përse duhet ta bëj një gjë të tillë. Ju po më fyeni inteligjencën time. Mos vallë, me mendoni një idiot që, të merrem me bizelet? Dhe, përse kaq shumë bizele? Kjo është punë idiotësh. Pastaj, këtu, duke menduar, më lindën edhe disa probleme. Psh. Ju më thatë që, të ndajë të voglat nga të mëdhatë por, këtu ka edhe mesatare. Ku t’i çoj unë ato, në cilin kazan? Nuk kam kazan për të tilla. Ju nuk më sqaruat asgjë, as arsyet, as kriteret”

“Ju jeni i çmendur dhe, e dini qëndrimin tonë ndaj tipave të tillë”, i tha oficeri. “Megjithatë, nuk do t’ju vras por, do të urdhëroj t’ju mbyllin në çmendi”, vazhdoi ai.

Profesori qeshi me ironi dhe iu përgjigj: “Kjo nuk do të thotë asgjë për mua. I njoh principet tuaja. Aty ku komandojnë të çmendurit, të diturit dhe të shendoshët vriten ose, në rastin më fatlum, mbyllen në çmendi dhe mjekohen. Ky ishte edhe fundi i Sokratit. E vranë se ishte i ditur, filozof. Këtë na  mëson llogjika”…

Lekë Imeraj – shkrimtar dhe përkthyes

April 11, 2019 12:42
Komento

14 Komente

  1. Zorro April 11, 16:41

    Kemi 29 vjet qe na sundojne pashallaret dhe ne I duar trokasim.

    Reply to this comment
  2. Vladimir Dushniku April 11, 20:12

    Llogjika qe ju beni moral sot me shkrimin e ,mesiperm,verteton se edhe ju te DITA-s e luftokeni Ramen si person e jo se ju hengri malli per Shqiperine dhe shqiptaret!
    Fakti qe ju nuk pranoni te botoni as si koment kritikat reale te mijat ndaj kryebashkiakut Veliaj,do te thote se me ate ju lidhin interesa personale!
    E keni zhvleftesuar veten!

    Reply to this comment
  3. Vladimir Dushniku April 11, 21:23

    Pse beheni hipokrite qe zbardhni kete koment te shkurter dhe jo per ate cqe une ju kritijkoj juve?
    Pse doni me cdo kusht te mbroni kete kryebashkiak,qe mbron hajdutet ne bashki qe vjedhin qytetaret me taksa te pa ligjeshme?
    Pse e mbroni kete kryebashkiak,qe propagandon me demasgogji fantazmen e “bashkeqeverisjes me qytetaret”,por qe qytetaret i trajton si kliente ?
    Mos valle me kete doni te tregoni besnikerine tuaj ndaj Veliajt?
    Private jeni,por mos u mburrni se po perpiqeni per shqiptaret dhe demokracine!

    Reply to this comment
  4. Vladimir Dushniku April 11, 23:05

    Bravo moderatori!
    Edhe ju hyni ne radhet e atyre qe na quajne te cmendur ne qe kritojme sundimtaret,hajdutet!
    Harram e paci vemendjen dhe respektin tim ndaj jush si gazete!
    Mallkuar qofshi dhe kurre nuk do ju lexoj me,sepse me keni zhgenjyer perfundimisht!
    Shpresoni se nje dite behet Veliaj kryeminister dhe ju te perfitoni nga ai,prandaj nuk i botoni kritikat e mija te drejta ndaj tij!
    Perfundimisht ju vura VIZE!
    Qenkeni te shitur edhe ju!

    Reply to this comment
  5. Poli April 12, 09:24

    Eshte shume I ndyre veprimi i juaj kur botoni 3 here kritikat e z.V.D ndaj jush se nuk i zbardhni komentin e tij me kritikat ndaj z.Veliaj.
    Ky eshte turp nga ju.

    Reply to this comment
  6. kris 1 April 12, 15:15

    Duro dhe pak Dushnik sa te dorezoje Lali bashkine

    Reply to this comment
  7. Fatmir Lohja April 12, 20:19

    Shkrim i bukur dhe me plot humor.

    Reply to this comment
    • 444 April 12, 22:09

      O trap zalli!
      Nuk eshte humor,por filozofi dhe shkence o rrapush,por ti si dru me pre shikon vetem anen humoristike,njelloj si Rama qe nuk shikon hajdutin dhe te korruptuarin,por te tjeret ,budallenjte qe kujtojne se Rama qenka i korruptuar!

      Reply to this comment
  8. Vasili April 13, 12:32

    Por profesori i llogjikes,duket qe e la ne mes te udhes zanatin e vet:
    Ai para se te dorezohesh ushtar i nje regjimi absurd,ne baze te llogjikes qe posedonte duhej te pozicionohej i pari,ne lloje te ndryshme rezistencash,kunder ketij regjimi dhe jo te shkonte ne menyre pasive atje ku e komandonte regjimi,ne te kundert me llogjiken dhe integritetin e vet.
    tung!

    Reply to this comment
  9. Gzim Kulufi April 13, 13:10

    Po te cmendurit nuk udheheqin pa perkrahjen e te cmendurve te tjere! Keshtu, edhe ne Shqiperi te cmendurit sundojne, se perkrahen me te bertitura cmendurie nga te cmendurit. Sipas kokes edhe festen, thote fjala e urte popullore.

    Reply to this comment
    • greta April 13, 20:16

      Nuk eshte ashtu sic pretendon ti o Kuluf!
      Te cmendurit sundojune sepse mashtrojne dhe mbeshgteten nga budallenjte dhe bythelepiresat!
      Shiko Ramen sot qe akoma e mbajne kryetar te PS-se kur ai u tha hapur se duhet te ulnin koken para nje kryeballisti tradhetar!
      Cfare pret me nga nje tufe budallenjsh?

      Reply to this comment
  10. Garbon ne Allbanistan April 14, 11:57

    Cfar mjerimi truri
    nji nivel primitiv mendimi

    ne nji vend ku cdo llogjike e rasye Njerezore

    eshte qit jashte jetes se asaj shoqerie Turme

    Reply to this comment
  11. mban toka April 15, 01:22

    Gaboni, te gjithe zoterinj; Sot le te jeshe sa te duash i mençur apo i ditur, boten e sundon paraja dhe nuk eshte çeshtje se njerezit jane budallenj; e kunderta: njerezit jane shume te mençur dhe masin forcat qe nuk bejne dot gje para parase, keshtu qe jane te detyruar te ulin kokat dhe te shikojne hallin e tyre gjitheseicili qe te beje jeten e tij. Ligji ne kete sistem e percakton: protesto, ulurit vete flet vete degjon, edhe prish por me karar dhe denohesh 1 deri ne pese dite, ndersa po vrave shko ne burg, mund te fitosh nga amnistite por dhe po nuk fitove atje jeton i qete, bile dhe gruan ta bien sa here te duash, veç ata qe kane parane, ahaa, mos i gacmo se pastaj te zhdukin. Keshtu qe dhe keta qe protestojne , po , jane budallenj, e bythelipires, si duket jane dmebela e spunojne dot, por bejne kete pune qe u thote partia. Filozofi dhe dialektika jane per ne letra. ja kam nje pjetje: po te mos ish miljarder Trampi a behesh president i Amerikes? Une nuk besoj kurre. I degjoni perdite budallalleqet e tij? Ee, keshtu behen punet. Vete sistemi i ka ndertuar e konsoliduar me vite te tera keto pune. Tani kush do te vdes le te kundershtoje. Dheu e dha e dheu e mori.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*