Profil i paautorizuar për Arta Markun

May 15, 2018 12:34

Profil i paautorizuar për Arta Markun

 

Bedri Islami

Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme, e Përkohshme, ndodhet aktualisht para sfidave më të mëdha të jetës së saj profesionale.

Nga njëra anë pritet shumë prej saj, jashtëzakonisht shumë dhe nga ana tjetër, presioni mbi punën e saj është i shumëfishtë.

Në tryezën e saj të punës janë disa nga çështjet më të nxehta të të dy krahëve të politikës. Ndërsa opozita pret me ngulm hapjen e “kutisë” së rastit Tahiri, apo tani të Agron Xhafës. Shumica pret, po ashtu, me ngulm hapjen e “kutive” të tjera, të cilat janë mbyllur nga paraardhësi i saj, Llalla. Këto të fundit janë më të shumta, më përvëluese, por edhe gjysëm të heshtura.

Çfarë do të bëjë ajo? Rasti “Tahiri”, në këtë fazë ku është, mund të jetë një shembull i përkuljes së drejtësisë nga trysnia e politikës. E po ashtu, një ditë të ardhshme, mund të jetë më shumë se sa dëshmi.

Dosjet e nxehta, të cilat po piqen tash sa kohë dhe është e mundur të digjen krejtësisht, si: Gërdeci, i lënë në përtalljen e drejtësisë; 21 janari – si një grusht shteti kundër këtij sistemi; Rruga e Kombit, një mënyrë për të përqeshur drejtësinë përmes forcës qeverisëse; abuzimet e mëdha, tenderat korruptive; krijimi i një klase oligarkësh financiarë nga politika; janë vetëm një majë aisbergu , të cilës do i duhet shumë mund që të fillojë shkrirjen e tyre.

Para syve të saj po shembet kulla e ngritur për vete nga drejtësia. Vettingu, edhe në shkallët sipërore të drejtësisë, krejt hapur nxjerr një shesh pazaresh dhe mbulimesh të së keqes, sa që, po të vazhdojë me këtë përmasë, në fund të tij do të jenë vetëm një grusht prokurorësh e gjykatësish. Ditën e djeshme ajo, Arta Marku, pezulloi nga detyra çiftin prokurial Gina-Gashi, të cilët, si sekserë të ligjit, kishin ndërtuar për vete një kështjellë pasurie dhe në të cilën nuk lejuan, deri para pak kohësh, depërtimin e asnjë ligji.

Prokuroria e vënë mbi ligjin dhe që e ndërtonte këtë sipas qejfit të saj është, po ashtu, sfida e madhe e një Zonje që deri më tani ka folur aq pak, e mirë ka bërë, por që pritet të veprojë më shumë, sidomos në muajt pasues. Rasti Hajdarmataj, prokurori që mbulonte krimin e trafikimit të drogave të rënda, tek bashkëvendasit e tij sidomos, tek miqtë e tij dhe të familjes ish qeverisëse, që, më parë se të informonte eprorët e tij lajmëronte Berishën, edhe ky bashkëvendas, jo vetëm nuk është i vetmi, por, sidoqoftë, duke qenë shenja më e lartë e kësaj lukunie, ka degët e tij në të gjithë sistemin.

Arta Marku nuk është zgjedhje sipas dëshirës e një ambasadori apo një grupi ambasadorësh. Ata që nuk e dinë të vërtetën se një i deleguar duke përfaqësuar shtetin e tij, nuk mund të përfaqësojë vetveten, do të thotë se nuk dinë asgjë. Më shumë se gjithçka tjetër, ambasadori është lajmësi i vendit të tij.

Kështu që, përkrahja e dhënë zonjës Marku nga diplomacia ndërkombëtare është përgjegjësia e madhe e saj, ndoshta e njëjtë me atë që ka ndaj shqiptarëve që janë lodhur me mosndëshkimin. Të dyja palët presin prej saj pikërisht këtë, heqjen e ligjit të mosndëshkimit.

Ndaj saj ushtrohet ai presion i shumëfishtë i opozitës, që tani nuk ka vetëm përmasat e politikës, por edhe të kërcënimit të hapur ndaj së ardhmes së saj.

Do të thyhet ajo nga ky presion, tashmë i hapur, kjo i takon së ardhmes. Është shumë e mundur që asgjë të mos ndryshojë në praktikën e ndjekur deri tani dhe kjo, më shumë se çdo gjë tjetër, mund të ketë lidhje me karakterin e saj, por edhe me atë që është transmetuar nga familja dhe që ka lidhje me të shkuarën e familjes së saj, pra me atë që mund të quhet qëndrueshmëri, i pakorruptueshëm dhe që nuk pranon të konformohet.

FAMILJA

Që nga momenti kur zonja Marku hyri në listën e prokurorëve të mundshëm, pra ende pa u vendosur asgjë dhe duke ditur të shkuarën e familjes së saj, kam menduar dhe këtë e kam diskutuar edhe me kolegë të ndryshëm, se si mund të ndjehet familja e saj, dhe me këtë fjalë, “familje”, nuk kam ndër mend vetëm bashkëshortin dhe fëmijët. Kam parasysh gjithnjë një fis, i gjerë, i shtrirë nëpër brezni, i rrahur nga erërat e politikës dhe i përndjekur nga politika e së shkuarës.

Si mund të ndjehen ata në dy periudha të ndryshme, megjithëse afër njëra tjetrës dhe që kanë lidhje me njeriun e tyre.

Pra, si do të ndjehen ata dhe njerëz rreth tyre, kur prokurorja Arta Marku kërkon të jetë Prokurore e Përgjithshme në një kohë kur vendi qeveriset nga e majta dhe që, për shumë nga bashkëvuajtësit e tyre, e majta është e kundërta e asaj që kanë ndjekur, që i kanë besuar dhe që e kanë mbështetur.

A është ky një devijim nga e përgjithshmja apo , e gjitha çka paraqitet, është ndër gjërat më të natyrshme që ndodhin në një vend plural, ku, të paktën supozohet, se liria e mendimit është elementi i parë i demokracisë?

Dhe, në pak muaj, vjen koha tjetër, ajo kur një njeri që ata e dinë mirë se ku mbështetet forca e saj, cili është karakteri dhe mendësia, se çfarë mund të bëjë për të vërtetën e të mos thyhet, jo papritmas vihet në shenjë pikërisht nga njerëzit që i kanë besuar, që i kanë mbështetur dhe prej të cilëve kanë pritur shumë më tepër.

Arta Marku, tani për tani, është nën zjarrin e akuzave të opozitës, e cila, në fakt, sipas logjikës së saj, duhej ta kishte mbështetur, pasi ajo vjen nga rradhët e njerëzve të saj të besuar.

Opozita do e kishte mbështetur, nëse ajo nuk do të lëvizte në folenë e grerëzave. Kjo lëvizje acaroi një mendësi të çuditshme që është ende sot e kësaj dite dhe që ndryshon tmerrisht ngadalë: ose me mua, ose me ata.

Nëse je me ligjin dhe në pushtet është kundërshtari yt, atëherë do të thotë se je me ata. Pra, je palë me dikë tjetër. Edhe po të kesh qenë deri një ditë më parë jo fillikat por një fis i tërë pro teje të ka mbështetur, të ka fuqizuar, të ka dhënë pushtet, mjafton një “flirt” me shumicën dhe menjëherë jo vetëm je i pabesuar, por edhe i kërcënuar me ndëshkim në të ardhmen, i përfolur, dhe po të ishte e mundur, edhe i leçitur.

Jam i bindur se shumëçka mund të pranojë , në këtë rast familja e një figure të njohur, por asnjëherë se përmes njeriut të tyre bëhen aktet e reja të rrëzimit të shtetit, pasi rrëzimi i ligjeve është në fakt rrëzim i shtetit.

Do të jetë e vështirë për secilën familje që në tri dekada ka mbështetur një forcë politike të caktuar, të së majtës apo të së djathtës dhe befas e gjen veten nën breshërinë e asaj që ka mbështetur, që ka forcuar dhe ku ka besuar.

Ky nuk është rasti i vetëm. Nga dy krahët e politikës , pd-istët e kanë pasur më të theksuar, ndoshta edhe nga që në fakt ishin kriptodemokratë. Të ardhur nga mendësia e njeriut që ka pasur shef dhe bashkë me shefin edhe ëndrrën e rrëzimit të shefit, besnikë deri në vdekjen e shefit me dëshirën që pas vdekjes t’i përdhosin varrin, ata nuk e kuptojnë, ende as sot e kësaj dite, se ajo që shfaqet në pluralizëm është krejt e kundërta e asaj që kanë ëndërruar: vendosjen e demodiktaturës.

Të mësuar me shërbimin, ata, jo rastësisht, mendojnë se shërbimi duhet të jetë i detyruar për të gjithë, në mos, atëherë je i shitur, i korruptuar, i kërcënuar, i kanosur, dhe nëse i vjen dita, edhe i dënuar.

Arta Marku është njëri ndër rastet normale të shërbimit ndaj vendit, pavarësisht nga e shkuara. Është po ashtu edhe rasti i veçantë i një gruaje që shumë shpejt, për të gjithë, jo vetëm për disa, do të jetë figura që nuk bën kompromisin e pazakontë për favore të veçanta.

May 15, 2018 12:34
Komento

19 Komente

  1. mimi May 15, 13:39

    Nje bravo e madhe per karakterin e palekundur dhe te pa korruptuar qe ka

    Reply to this comment
    • Claus May 15, 16:21

      Eshte e lehte te imagjinosh, te gjithe ata nga familja e zonjes Marku qe nuk jane ne kete bote, tek rrotullohen ne varr, kur shohin se si po perdoret kaq perdhunshem dhe perversshem nje pinjolle e familjes se tyre.
      Eshte e lehte poashtu, te imagjinosh te njejten gje, ndersa shohin enveriste si zoti B.Islami qe i ben “biografine” pozitive(!) familjares se tyre.
      Politika ka anen e saj perverse. Aq me shume politika shqiptare. por, perversiteti i saj, ka arritur maja te paimagjinueshme me “Rilindjen” e sociopatit socialist , Edi Rama.
      Rekordet e pervesitetit ndjekin njer-tjetrin, ne kete kohe te Rames.
      Por, sot do te permendim vetem dy syresh. I pari, ka te beje me perdorimin e katolikeve te Veriut, si nje menyre perverse diversioni ne nje bastion te patundur te se djathtes shqiptare; i patundur, pikerisht per shkak te krimeve me te medha qe diktatura e komunisteve si babai i zotit B.Islami, pat bere ne kete zone me shume se ne cdo zone tjeter te Shqiperise.
      Ne pamundesi per te “rekrutuar” intelektuale apo qofte edhe njerez te thjeshte te ndershem, Rama, e beri kete me kriminele te zones. Te gjithe te rekrutuarit nga Rama ishin keqberes, kriminele.
      Duke i bere te keqen me te madhe, pas asaj qe i bene eterit komuniste ne diktature. Nese eterit komunist i masakruan pa meshire, bijte e tyre u vune damken e kriminelit. Sepse, a nuk eshte thene kaq here: si ka mundesi qe gjithe deputetet katolike te jene trafikante droge dhe prostitucioni?!
      Ja pra, kjo eshte bema perverse e Edi Rames.
      Rekordi i dyte pervers i Rames , eshte perdorimi qe po i ben Arta Markut. Per ironi, ne kete rast e ndihmon edhe budallalleku, naiviteti, por edhe ndonje lloj ambicie provinciale e zonjes ne fjale, plus nderhyrja idiote dhe driteshkurter e Lu-se, qe do te ike pas dy mujash nga Shqiperia.
      Propaganda vihet ne levizje. Ne formen me perverse te mundshme; dhe me ndihmen e mercenareve dhe argateve mediatike, si B.Islami me shoke.
      Eshte e djathte – thone socialistat!
      Eshte me prejardhje nga familje e persekutuar – thone ish-komunistat!
      Prandaj, eshte e paanshme!!!
      Ky eshte kulmi i hipokrizise!
      Ky eshte kulmi i poshtersise!
      Ky eshte kulmi i perversitetit! Politik dhe mediatik.
      Pasi i perndoqen, i burgosen, i torturuan, i internuan, i vrane e masakruan – tani edhe i tallin duke i poshteruar!
      E kam shprehur mendimin tim qe shpejt, per arsyen krysore, te ketij tranzicioni qe po duket se s’po ka fund.
      Ajo eshte butesia me te cillen u soll ndaj komunisteve, pas rrezimit te regjimit te tyre. Nese do te ishte vepruar me dore te forte dhe me vendosmeri ndaj tyre, padyshim qe gjerat do te ishin krejt ndryshe.

      Reply to this comment
      • Për mëmëdhenë May 15, 17:12

        Claus fake !

        Per nje gje ke te drejte qe Edi Rama ka bere nje tradheti kriminale qe edhe pse mori vota plebishitare disa here te mjaftueshme qe ME TIMONIN DHE TEPSINE E TI qe sot i ka te dyja jo vetem qe nuk i preku nje qime BYTHE berishalese por u mor me bunkaret dhe bolet e Enverit vdekur si kanibal.natyrisht sipas recetave te mentorit te tij Xhorxh Sorros
        .
        .Akoma me keq eshte puna me me kete Donald Lune qe berisha po e perdor si ekspertizate FBI dhe NY TIME qe fshiu bythen me to.
        .
        Pse shtetet e lulbashkuara te amerikes dhe shtetet e shkerdhyera te Europes po e shkerdhenje ate vend me shkredhyesin e tyre Perbindeshin Berishoviq ?

        Krimi me i madh i tyre eshte se akoma mbahen si don kishoti me flamurin e luftes kunder komunizmit qe eshte nje doktrine e Serbise qe hyne ne intervenim te maskuar qe nga 2 prilli 1991 dhe vazhdon dhe sot.
        Pse nuk denojne MONSTREN BERISHE me dosje dhe fakte te plota per mega-krimet e tij ?

        Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…

        lind pyetja ??

        .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE

        Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
        PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
        Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
        .
        Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
        /
        Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
        .
        Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
        Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..

        1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
        .
        2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
        Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.

        Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-fran shkreli zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
        Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
        Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
        [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
        Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
        Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
        Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
        Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
        Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
        A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
        Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
        Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
        Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
        K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
        Me ndryshe:
        Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
        A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
        Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi.

        Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marredheneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise sovrane

        Reply to this comment
        • Ylli May 15, 18:11

          Ti keto traplleqet i shkruan dhe i lexon vete o rilindes inteligjent ,apo dikush te ka thene se mund ti lexojne te tjeret ???
          Nje keshille njerezore po me degjove …..ketij dikushit jepi nje dru te mire ,siç te ka mesuar Partia se te ka marre ne qafe per pjesen e mbetur te jetes ( te jetosh sa me gjate meqe ra fjala ,me shpresen se ai dikushi do kete nderruar jete e te shpetosh )

          Reply to this comment
          • Për mëmëdhenë May 15, 19:32

            o ylli ne ngjitje i shqupit= she same shiit me kete Clausin qe dhe pseudome vidhni !!

            qe je kakaerdhi e berishes nuk diskutohet po pse e ben ne menyre kaq te lexueshme

            armiku me i madh i berishes nuk jane kundershtaret e tij as keto morra ambasadora..armiku me i madh i Saliut eshte berisha vete..shika sa MONSTER E PARAQET VETEN:

            Sali Berisha ka postuar dje ( behet fjale per daten 22 janar 2015) disa foto makinash luksoze të një te vdekuri, duke thënë se ato i përkisnin Ermal Hoxhës.(nipit te Enver Hoxhes)

            Por, gënjeshtra i ka dalë një ditë më pas.

            Të paktën dy prej fotove ai i ka marrë në internet dhe i përkasin një sportisti, që ka ndërruar jetë në 2013-n.

            Bëhet fjalë për sportistin Kastriot Kukaj, i vrarë në tetor të vitit 2013, në Pejë.

            Berisha ka postuar një foto ku ai kishte dalë rreth tre vite më parë me makinën e tij tip-Hammer.

            Kushëriri i parë i Kukajt, Mendriti u shpreh se botimi i fotos së të ndjerit nga Sali Berisha, duke e cilësuar si baron droge është i turpshëm dhe pervers.

            “Kastriot Kukaj është djali i hallës sime dhe prej tetorit të vitit 2013 nuk jeton më. Makinën, të cilën Berisha e ka hedhur në Facebook, është e djalit të hallës sime dhe së bashku e kemi sjellë nga Amerika. Madje edhe një makinë tjetër në fotot e që ka hedhur ish-kryeministri i Shqipërisë është e jona. E kemi marrë në Amerikë. Kjo që Berisha ka bërë është e turpshme”, rrëfeu Mendrit Berisha.

            “Do t’i thosha Sali Berishës se gjesti i tij është i turpshëm dhe kriminal. Është turp i turpeve. Këtë gjest nuk do të bënte asnjë çun rrugësh dhe jo më një ish-kryeministër si Sali Berisha. E theksoj, të publikosh foton e një të ndjeri, për diçka që nuk ka të bëjë me të, është një turp i madh”, për këtë monstër.

      • Skypion May 15, 18:27

        A me thote dot dikush se cila ishte baza eksperimentale e Dr. Pavlovit?

        Reply to this comment
  2. Xha Spiroja May 15, 13:44

    Z. Bedri je i lutur ti thoni zjn. Arta që të mos mbetet vetëm tek denoncimet e njëpasnjëshme të opozitës, sepse kështu pengohet reforma në drejtësi. Opozita sa mbyllet një denoncim hedh në treg një tjetër e kështu me radhë. Kjo është strategjia e saj për të shtyrë sa më shumë si reformën dhe negociatat. Prandaj prokuroria të hapi lojën, krahas ndjekjes së problemit tahiri-xhafaj, të fillojë me rrugën e kombit, gërdecin, 21 janarin, çezat etj. Pra të fillojnë hetimet në front ndryshe dmth duke u marrë me një a dy veta, do të kemi thashetheme dhe shtyrje negociatash dhe mos ngritje të KLP DHE KLGJ. Ju si gazetar me të drejta të plota botimi filloni e shkruani edhe në këtë drejtim. E kam thënë dhe herë tjetër që edhe ne mund të shkruajmë por na mbyllen dyert e publikimit. Arësyet dihen !
    Me respekt për ju dhe Xhevdetin për trajtim të besueshëm të problemeve.
    Xha Spiroja

    Reply to this comment
    • Mixha Elez May 15, 14:26

      Xha Spiro komenti juaj eshte per tu pershendetut por jeni te maja aisbergut..
      .
      Qe kur erdhen ekspertizat profesionale te FBI fix ne 1 vjetorin e vrasjes makabre pra ne 21 janar 2011 e denoncova si pune te felliqur sepse u be per te eklipsuar nje revolte popullore..Ne ate kohe Bedriu kaloi ne ekstaze dhe tha ERDHEN PRANGAT PER BERISHIN por ai fshiu bythen me to…
      .
      Jam 1 miljard perqind i bindur se Arta Marku eshte pjese e nje skenari te felliqur per mbrojtjen e dyshes kriminale 2B dhe do pesoje fatin e ekspertizave te FBI ..te NY time-sit dhe perfaqsuesve te klintonit dhe obames qe berisha i perdhosi hapur fare..biles dhe mburret me to

      Eshte e turpeshme per
      .
      1-………Kongresin Amerikan
      2-………Shtepine e Lyer me te Bardhe
      3-……….Nato-n
      4-……….Bashkimin Europjan
      5-……….Per dy Presidentat Bush
      6-……….Per Dy Klintonet
      7-……….Per Obamen
      8-……….Per Trampin
      9-……….Per Merkelin
      10-………OKB

      qe kane cerekshekulli qe po tallen me shqiptaret duke u zgerdhire me veprimet psiqikisht te semura te nje nga monstrave me te peshtira qe ka nxjerre shoqeria njerzore..
      .
      Eshte kriminale qe akoma ka zyrtare perendimore qe e mbajne Berishen qe hodhi gjasme “kamunizmin” dhe ndjekin nje politike “NO SEE EVIL”
      .
      Ky ligjerimi I fundit I ketij perbindeshi atakon direkt USA-n ashtu si pshurri ekspertizat e FBI per 21 janarit ose kur quajti NY-Times ..leter higjenike..
      .
      Nese eshte e vertete qe Sali Bisha I ka thene keto fjale nje zyrtari te rendesishem amerikan dhe ky I fundit dhe shefat e tij e deri te Presidenti rrine akoma si pula atehere me lejoni tju them se ju te nderuar
      .
      PO E BENI ENVER HOXHEN BURRIN E SHTETIT ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI PER TE GJITHA KOHRAT DHE KJO ESHTE AKSIOME E VERTETUAR NGA DIPLLOMATE & ZYRTARE EURO-ATLLANTIKE


      NUK KEMI NDEGJUAR DHE NUK KEMI PARE TE DIGJESHIN NJERZIT TE GJALLE NE KOHEN E ENVERIT “TE TMERRSHEM” POR KJO NDODHI PABESUESHMERISHT NE TETOR 2012 KUR U VET-DOGJEN 2 ISH TE PERNDJEKUR POLITIKE NGA POSHTRIMI PSIKOLLOGJIK QE I BERI “BURRI I SHTETIT I ARVI-ZIUT”


      ky artikull I meposhtem tregon hipokrizine e miqve tane qe I pritem si Krishti ne 1991 dhe e shohim veten sot si komb te varur ne kryq me litarin e Berishorrit

      ==========================

      Kanibali ynë Berishë
      ——————————–

      Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012
      .
      Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese.
      .
      Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë. Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat. Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.
      Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.
      Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës. Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar. Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar. Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.
      Një tjetër gjë urgjente është që ndaj atyre segmenteve të policisë, që po demonstrojnë sjellje të dhunshme, duhet dhe një vëmendje më konkrete. Dikush nga shoqëria civile duhet të regjistrojë gjithë emrat dhe numrat e policëve që bëjnë rolin e xhandarit të zellshëm të Sali Berishës dhe t’i bëjmë publike. Kjo është një mënyrë që ata të mos thonë nesër pse më flakët nga radhët e Policisë së Shtetit dhe pse po më çoni para drejtësisë. E pashë një prej tyre dy ditë më parë që kërcënonte një reportere të gazetës Shekulli vetëm pse i bëri një fotografi. Është një tip recidiv në dhunën politike, nga kontingjentet e gardistëve të dikurshëm të Sali Berishës, që rrihnin gazetarë dhe politikanë në vitin 1996- 1997.
      Dhe përpjekja e tij për të ushtruar presion mbi grevistët apo të afërmit e tyre dhe gazetarët, vazhdonte më tej dhe ndaj disa kolegëve të tij, që përpiqeshin të tregoheshin korrekt dhe të bënin vetëm detyrën e tyre si sigurues të mjediseve të grevës. Fjala vjen, nëse grevistët kërkojnë që dikush nga gazetarët të shkojë t’i takojë, apo dikush nga të afërmit të hyjë brenda, polici është i detyruar jo vetëm t’i lejojë, por t’i sigurojë që gjithçka të bëhet shpejt dhe pa asnjë problem. Përkundrazi, në këto mjedise kush polic guxon të bëjë këtë gjest, zëvendësohet menjëherë për t’i dëshmuar se është nën vëzhgimin e një gestapoje, që i raporton çdo gjest të tyre Sali Berishës. Ndaj evidentimi i këtyre policëve përmes mbajtjes shënim të numrave dhe mbiemrave të tyre, është një akt, i cili duhet të shërbejë për tu kujtuar atyre se shteti shqiptar do të jetë më jetëgjatë se pushteti i halabakëve të Sali Berishës.
      Është ky mjedis i dhunshëm ndaj grevistëve dhe përdhunim i institucionit të grevës së urisë që ka detyruar gjithë reporterët e shtypit që ndjekin këtë grevë, të vendosin të dalin në një protestë të dielën në orën 12:00, para kryeministrisë. E kanë bërë këtë reporterë të thjeshtë, ata që fyhen dhe përplasen përditë me fodullë nga Tropoja, që flasin në emër të Sali Berishës dhe dhunojnë gazetarë e grevistë, që shtyjnë e përplasin në tokë familjarë të grevistëve dhe që ndalin çdo kontakt të tyre me qytetarët që shkojnë aty në mbështetje të tyre.

      .
      Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.

      .
      Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare. Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Bisha.

      .
      Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë.

      ++++++++++++++++
      .
      Ne vend te mbylljes;
      .
      Te nderuar
      Donaldi I vogel I Tiranes & Donaldi I madh I Washingtonit.
      .
      Sali Berishen e prune ne pushtet sherbimet amerikane te dipllomacise-te inteligjences dhe atyre strategjike.
      .
      Eshte detyrim qe shteti amerikan te gjeje menyra per denimin e krimeve te Berishes aq me shume kur sot ai po poshtron direkt dipllomacine dhe shtetin amerikan..
      .
      -Ose ti ngreme nje monument Berishes
      qe ja beri “tete me dy Amerikes”
      .
      -Ose te mendojme qe shteti amerikan paska mbaruar
      .
      -Ose te filloje zyrtarisht
      shejterimi I Enver Hoxhes
      qe po e kthen ne legjende
      pa deshiren tone
      tolerimi i miqve ndaj nje Satanai

      Reply to this comment
  3. K. Matik May 15, 14:35

    Per cilindo qe merr persiper detyra te ngjashme, presioni per punen eshte padyshim maksimal. Me kete presion znj. Marku i duhet te perballet ore e cast, dhe kjo eshte me se normale. Normale eshte dhe presioni qe mund te ushtrohet mbi punen e nje gazetari, per mos ta lene ate te lire te shprehe pa dorashka ate qe mendon. Ketu nuk e kam fjalen per rastin tend z.Bedri, se ti ben pak perjashtim nga ai 99 perqindeshi i gazepave me shumice.

    Me autorizim apo jo, vizatimi prej teje i profilit te znj. Marku per mendimin tim eshte konform bindjes qe eshte krijuar edhe tek ne per te. Duket vertet fjalepak dhe e shtruar. Puna e saj ka filluar te jape efektet e para pozitive, por sidoqofte, prej saj dhe organit qe ajo drejton pritet shume me teper.

    Teoria trushplarese e dosjeve te nxehta, te ngrohta, apo te ftohura eshte jashte logjike. Eshte teori laskaresh. Eshte e tille se drejtesia ligjore ben dallim vertet midis krime te renda dhe krimeve apo delikteve me te lehta, por ndjekja penale dhe ndeshkimi i autoreve duhet bere pa hezitime si per njeren pale po ashtu dhe per tjetren pale, duke iu permbajtur afateve te parashikueshme kohore. Abuzimet me variablen “kohe” duhen mbajtur nen vezhgim te rrepte se shfaqja e tyre i hap rruge korrupsionit. Sipas bindjes time, celsi i suksesit te znj. Marku do te jete nese ajo e fillon hapjen e dosjeve sipas nje sistematike te njohur, ku ceshtjet me te vjetra dhe ato me akutet per zgjidhje te shfletohen fillimisht. Urgjentisht. Se cilat ceshtje kerkojne zgjidhje imediate sot pas gjashte vitesh “impotence asociale” eshte fukarallek ta ripermendesh.

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku May 15, 15:56

    Mjaft spekulluat me “te majten” e “te djathten”. Ne Shqiperi nuk ka pasur kurre te majte e te djathte. Ka pasur zanatcinj te politikes qe kur ua ka dashur puna jane krruar me doren e majte, kur ju eshte lodhur dora e majte kane filluar te krruhen me te djathten dhe qellimin e kane pasur gjithnje si te vjelin sa me shume nga pushteti, kur ashtu ka qelluar dhe pushteti u ka mbetur ne dore.

    Reply to this comment
    • alberti May 15, 16:20

      Hajde koment hajde.
      .qe ne fillim kerrcet fjalia urdherore;
      ‘Mjaft spekulluat me te majten dhe te djathten..Sipas ketyre qe shkruan ky zotnia nuk eshte as i majte as i djathte..duhet te jete gishti i mesit qe i ka mbetur ne dore.
      Ky plaku qyqemaku eshte bere si ai gjytyrymi te filmi Kapidani..ku ketu flitet per luften e Vietnamit dhe ky kalon te nderzimi artificjal

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku May 15, 18:08

        alberto, kot po te pyes une ty, ti me cilen dore krruhesh? Ve bast qe krruhesh me te majten, kurse per nderzimin nuk pyet shume, e mirepret nga cilido krah qe te hypin.

        Neqoftese nuk e ke marre vesh qe ngado te rrotullohesh gishtin e mesit merr, vazhdo ke “Qe baba gishtat”.

        Reply to this comment
  5. 3L May 15, 16:00

    Zoti Bedri.
    Nuk ka ndodhur ne historine e njerzimit qe nga koha antike e deri sot qe nje kriminel me permasat e nje perbindeshi te mbrohet kaq hapur nga miqte e huaj te nje vendi “aleat”
    . Pas Gerdecit dhe 21 janarit 2011 Berisha & devil sons nuk jane me problem i Shqiperise por I Amerikes dhe me pak i BE qe per turpin e tyre po tallen me dekriminalizmin ne vend qe te fillonin Deberishizmin.
    .Bedri mos na i bej Arta Markun nje Borebardhe….dhe nese eshte e tille ajo eshte denuar qe pa filluar pune te shqyhet nga ujqerit..ose te merret me perralla te Tahirit dhe Xhafes qe KOLONELI BERISHE j ave per perpara USHTARIT TE MIRE LU..
    .
    Dhe Edi Rama me urdher te garantit te tij ‘NDERKOMBETAR…Sklerozmeni xhorxhsorros ne vend te hapte defteret e krimeve te saliperbindeshit u mor me bunkaret e enverit
    *
    Sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.
    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.
    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:
    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve…
    Nga sa me siper i nderuar Bedri duke i krahasuar me kete artikullin e fundit dal ne perfundimin qe je nje shurdh memec i grades fundit qe nuk shikon ate komb qe tashme eshte ne “recovery room before surgery ” qe do te thote qe te ngrihen shqiptaret kudo qe jane per te shpetuar ate vend per te bere operacjonin duke i prere koken e tumorit agerziv kanceroz te Sali Qenit dhe ta hedhim ne birucat e burgut.
    Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
    Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.

    Reply to this comment
  6. Krist May 15, 17:40

    Zoti Bedri,mos merrni persiper,detyra,qe jo vetem nuk ju perkasin,por edhe ju paraqesin “origjinal” (e thashe per etikete).Prokuroren,e vendosen ata qe i kane te gjitha keshillat tuaja,bile edhe me teper.Pra Prokurorja,nuk ka se si te harroje ,qofte edhe nje presje,nga “kerkesat” (lexoji-Detyrat),qe i paraqesin ,”ata qe e vendosen”,qofshin edhe te paligjeshme,ose ne kundershtim me ligjet ,ne fuqi.Edhe komentuesi 3L,jeton akoma ne boten e shpellave.Akoma nuk e paska mesuar,se nje shtet,drejtohet nga qeverija qe ka zgjedhur.Cdo njeri,grupim politik,apo edhe shoqeri civile,komandohet,drejtohet,udhehiqet,ndihmohet,vetem nga QEVERIJA.Kur kjo qeveri,nese nuk i kryen detyrat e veta,merr persiper haracin edhe nese i kryen ato ,simbas angazhimeve qe ka marre,per te cilat edhe supozohet se ka fituar shumicen,merr pelqimin e qytetareve te vet.Por ,kur nga nje qeveri,qe dalin dy ministra te brendshem ,”si prodhim skarco”,kur dalin 127 oficere policie,ne kerkim per tu arrestuar,kur dalin trafikante te denuar por pa e kryer denimin,vijne e na behen bisnesmene te sukseshem,kur na provohen se 860 mije euro,qe gjenden si rastesisht ne nje makine,qenkan te nje ish ministri (thone qe kane qene me shume,por u nisen me urgjence nga Tirana,police madhore,qe te benin cmos ,te mos kapeshin,dhe ne pamundesi,te mund te kapeshin sa me pak,bile thone se ne ate makine na paska qene edhe vete ISHI i policeve),a e kuptoni se cfare qeverije,paskemi zgjedhur???????

    Reply to this comment
  7. VEZHGUSI May 15, 19:22

    Kete. Beriu flit per pro.pergj,perkohshme.’
    Eden b.nuk bodega ne dobsin e lignberjes,parlamentit
    K.p.p.’. eshte ne hal
    Ago Merion njerz te vetingut,kurv vete nuke ka kalisre vetoing.A E DINE QE TE GJITH TE DENUARIT DO TE KRRKOJN RIGJYKIM,SE JANE DENUARE NGA
    Nje pro, perm,perkohshme jashte LIGJIT.

    Te tjerat Jane politike.deshira.
    Punte e Mira zgjidhet nag dale.
    Tania
    U per’unua dosja tahir,u cduken
    Deshmite,,po lene gerdeci,eshte gjykure,
    Dergoje ne hage
    Rruga combine fjhrt ne hage.
    21 mandarin e organizoj ps..SA MIRE 20 VETA I ARRESTOKJ RAMA PA ASNJE AKUZ .I I MBANE NE BURGE SE I PELAEN XHAFESE.E SAJMIRI RRI NE SHTEPI I AMIZUARE PER DROG E KRIME?????????

    .VEZHGUSI.

    Reply to this comment
  8. dr.tomorri May 15, 20:04

    SA PEER MR. HADARMAATAJ TI z.BEDFRI jE LOKALISTE”,I KL.PARE .
    NE DREJTESI NE MENYRE SELEKTIVE(gjenetike) NUK I NJOH en GJiTH VERIoRET. POR VETm NGA RAJONI K
    I Z. Procurer HADARMMATAJ JANE MBI 10.veta te gjith familje te shkelqyera,te gjith(une prof student shume te mire.te gjith me aftesi juridike e prersonalitet..
    E me gjith ate verilret-geget Kurr nuk I Kane ofenduare Juogoret tosket.
    Lexo malcom ,aref mgtiue Murata-academic albanolog historian.
    Tomorri dr

    Reply to this comment
  9. Adih May 15, 23:35

    Z Bedri ….Ta kam thene dhe here te tjera ,o i uruar .Ne shqiperi nuk ka te majte e te djathte . Zoteri , a e ke idene , cdo te thote i majte ose i djathte ,ku e ke pare ti o Bedri .Ne qofte se Ducja , Dulla ,Stalini ,kishin nga nje emer ,keta anti shqiptaret politikene te ketij tranzicioni jane pa emer ,sinqerisht une nuk ja gjej dot emrin . Komento o Z Bedri tek kjo gazete ,por haroje dhe eshte turp qe te permendesh prape ” te majte e te djathte “Te pakten , mos u tallni me , me kete popull te varfer Z Bedri.

    Reply to this comment
  10. ALBAN DEGA May 16, 04:35

    Mendime mbi fakte

    YES YOU CAN ARTA MENDJE E PUNE
    ARTA …. !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    SHIHNI SI REAGOI TELALLI I MAFIAS SE SALI KARAXHICIT !
    RRUFE VICIDOLI
    RRUFE NGA NJE P…. JESHKE MASHKULL …
    – NGA NJE HAJDUT ME THASE 500 MILIONE DOLLARE I SHQIPERISE,
    – NGA NJE HAJN ME CIZME I VOTAVE BRENDA PD-SE, PRA VJEDHES EDHE I SHTEPISE SE VET POLITIKE!
    – NGA NJE HAFIJE ALA FLAMUR STANISHICI I BEOGRADIT DHE PUTINIT
    – NGA NJE PESHK I MADH I KRYEPESHKUT TE MAFIAS SHQIPTARE SALi KADAFIT !
    PTU PJELLE BASTARDE E FARE E KEQE ANTISHQIPTARE !
    PANIK NE GJIRIN E MAFIAS DHE BANDES SE GANGSTEREVE !
    PO I KEPUTEN NJE NGA NJE FIJET FOLESE SE GRENXAVE TE SALI MURTAJES SE SHQIPERISE !
    PTU………… !
    NE PRANGA KETE PROKUHOR TE MAFIAS…. SE STERHORAVE ADRIATIK PALLA E SALI KARAXHICIT !

    – Ku i fshehu 90 kilograms te kokaines se bandes se Xen Berishes !?
    – Pse e transferoi ne Prokurorine e Durresit hetimin e sasise me te madhe te kokaines kapur nga policía shqiptare ne historine shwiptare, me nje vlere tregu mbi 200 milione euro, se kapur para dy muajsh, krim ky teper i rende !?

    Te lumte mendja e te ndrite puna o Arta Mendjearta !
    Uroj te futesh ne historine e prokurorise shqiptare dhe te Shqiperise si Xhulisni kunder Mafias Italo- amerikane ketu be Nju Jork dhe si Antonioni ne Itali !
    Yes ! You can Goldmind Arta!
    Hallall gjiri i nenes !
    Nuk do ta harroj as ne varr diten e emerimit tend as 12 prillin 2018 !
    Tym e flake … miell e cmenduri e
    “ Bandes se Gangstereve”, faqja e zeze e Shqiperise !
    Ashtu si minjte jane te paret qe parandjejne termetet edhe gangsteret e “ Mafia jasht kontrollit “ e parandjejne fundin e pandeshkueshmerise dhe paprekshmerise se tyre, termetin e Drejtesise dhe Vetingut !
    Yes You can Arta !
    Degjo vetem Perendine e Shtetit!
    Degjo vetem Shen Drejtesine !
    Shteti i vertete e ka zemren prej Ligji !
    Falju vetem Shen Drejtesise e Zotit Ligj !
    E pac Jezusin me vete Arta Mendje e
    Pune Arta !
    Yes You can !

    Reply to this comment
  11. Zgalem May 16, 19:35

    Dallandyshja e pare e vettingut
    Kam nisur disa here te shkruaj nje portret te tille , por jam ndier i manget , megjithse kam shkruar libra , ku kam pershkruar me portret te plote 300 personazhe . Arta Marku eshe shume ndryshe nga keto 300 burra dhe gra , qe kam pershkruar une, megjthse te tere ata personazhe , kane tipare heroizmi . . Drejtesia ekzistuse e Shqiperise , qe perfaqesohet me KLD do te shkulet nga rrenjet. KLD nuk eshte thjesht grafika e tre shkronjave te alfabetit te Manastirit . KLD eshte organi , ku ka nisur dhe ku jane mbyllur mijra krime te ketij tranzicioni ogurzi . Jane vrare dhe zhdukur misteriozisht mijra shqiptare . Kane ndodhur vrasje nen shinjestren qeverritare , qe nuk ka ndodhur ne Diktature .Drejtesia , duke u deformuar vete , mori bran dhe shtetin drejt humnerres se korrupsionit dhe krimit te organizuar . Shqiperia , ka 28 vite qe eshte dorezuar ne doren e drejtesise se maskuar . Perfaqesusit e kesaj drejtesie , jane edhe milionere .
    Arta Marku , perfaqeson organin e drejtesie se re , qe po rritet sipas ligjit perkates . Do te eliminoi KLD dhe do te vendosi drejteine Jafersoniane , qe ka enderruar populli . Reforma ka detyren , te carmatosi drejtesine nga kultura e pa ndeshkushmerise dhe te cveshi gjyqetaret nga pasurite e pa ligjshme .
    Arta vjen nga kjo Drejtesi e molepsur . Eshte drejtuar nga kjo KLD . Si qelloi kaq e afte dhe trimereshe , per te marre persiper nje detyre jetike per popullin dhe demokracine ? Individe ndryshe gjenden ne cdo mjedis , ne natyre dhe ne shoqeri . Nuk eshte vetem Arta indi I shendoshe I Drejtesise . Juristet si Arta ndodhen mjaftushem , brenda sistemit te kalbur . Te kundertat bashkejetojne ne demokraci .
    Arten , si te gjithe shqiptaret , e pashe , per here te pare , ne emisjonin e Sokal Balles . Gjat emisjonit , pata pershtypjen se e njifja , sikur bisedoje me te . Keshtu me thane dhe shumica e bisedusve te nesermen e emisjonit . Kjo spjegohet se eshte grua, qe perfaqeson hijeshine e gruas kombetare , ne karakter dhe ne pamjen e jashteme . Shikim shqiponje . E sigurte , per gjithcka qe thote . Mendim i thelle , perpara fjales. E sinqerte dhe po kaq e rrepte , ndaj kurtheve dhe padrejtesive . Duket se kjo grua ka ardhur ne kohen e duhur , per te prere litaret ne gryken e Shqiperise . Askush nga ata , qe denohen nga dora e Artes, nuk krijojne dyshime dhe urrejtje , per drejtesine, por per veten , simbas niivelit te gabimit . Ajo dekllaroi se nuk ka qene e kercenuar asnjehere, gjat jetes dhe kurre nuk do te jete kercenuar . Llogjika , guximi .dhe trimeria , jane perkundur ne te njejtin djep .
    Me perfundimin e reformes, instrumenti i zgjidhjes se problemeve dhe te kuadrove , do te jet shorti . Do te pritet ne rreze gishti i diktatit te politikes ne kete sektor jetik te demokracise . Me siguri , do te denohen ashper ata , qe mbajten drejtesine nen sqetull, per gati 3 dekada jete .
    Drejtimi teknik i Arta Markut dhe organizmave , qe lindin eshte ne nivelin , qe kerkon reforma . Pergjithesisht grate jane te prera , per drejtesi pa pasione , sepse jane me shpirt te madh si nena te njerezimit . Te tera veprimet , qe jane kryer nga Drejtesia , qe drejton Arta , jane inkurajuse dhe me karakter te thelle permiresus.Drejtesia eshte ne rruge persembeari . Arta Marku eshte gruaja shqiptare , qe po ben historine e nje drejtesie te re , ku ndeshkushmeria perben ekzistencen e saj ; drejtesi qe realisht nuk njef asnje lloj hierarkie . Reforma jone e drejtesise , do behet shembell frymezimi , per homologet e rajonit . Zgalem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*